BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Ekonomia

Zbardhen 414 emrat që përfitojnë shtesë pensioni, nga naftëtarët, te minatorët, ja ndarja sipas qyteteve

Zbardhen 414 emrat që përfitojnë shtesë pensioni, nga

Zbardhet lista e radhës me emrat e 414 naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë shtesë pensioni. Ditën e djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën me naftëtarët të cilëve u është pranuar aplikimi për trajtim me pension suplementar, që do të thotë ata përfitojnë shtesë nga 10 muajt paraardhës përveç pensionit që marrin për muajin korrik. Përfituesit e radhës janë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Kukës, Pogradec, Lushnjë dhe Fier. Sakaq bazuar në projektligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, përcaktohet dokumentet e nevojshme për të përfituar shtesë pensioni apo edhe pension të parakohshëm. Konkretisht, për të përfituar shtesën mbi pensionin e pleqërisë, të gjithë punonjësit që kanë punuar jo më pak se 6 vite në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe të gazit si edhe në metalurgji, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të përfitojnë në të ardhmen, duhet të dorëzojnë pranë agjencive lokale të sigurimeve kërkesën për caktim pensioni, formati i të cilës do të hartohet nga ISSH, së bashku me: fotokopjen e dokumentit të identifikimit, të nënshkruar personalisht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë; çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni. Ndërkohë për të përfituar pension përpara mbushjes së moshës për pension pleqërie duhet të dorëzojnë pranë agjencive lokale të sigurimeve shoqërore kërkesën për caktim pensioni, formati i të cilës do të hartohet nga ISSH, së bashku me: fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë, i nënshkruar nga vetë personi; librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; vërtetimin për bazën e vlerësuar të pagës për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna ose vetëpunësimi; Vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira, i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga dokumentacioni arkivor i sigurimeve shoqërore;vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak; çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni. Për invalidët nga aksidentet në punë vjetërsia për minatorët do të llogaritet me 5 vjet punë në nëntokë dhe për naftëtarët dhe metalurgët me 20 vjet punë.