BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Zbardhen borxhet e reja, institucionet 34 miliardë lekë detyrime për punë të papaguara dhe vendime gjyqësore

Zbardhen borxhet e reja, institucionet 34 miliardë lekë detyrime

Sipërmarrjet private vazhdojnë të mos paguhen për punët e bëra apo shërbime të kryera, nga administrata shtetërore. Kjo ka sjellë akumulimin e një borxhi prej 34 miliardë lekësh për 1 vit e gjysmë. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë me dije se gjatë periudhës kohore janar 2016-qershor 2017 janë krijuar 34 milionë lekë borxhe, të cilat nuk janë shlyer ende.  Pothuajse të gjitha dikasteret qendrore kanë krijuar detyrimeve të prapambetura. Edhe pse në ligjin e buxhetit, por edhe në strategjinë  për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura theksohet moskrijimi i borxheve të reja, duket se kjo nuk po funksionon.  Fondet buxhetore duhet të disbursoheshin sipas projekteve të parashikuara më parë, por kjo nuk ka ndodhur në mjaft raste. Në vlerën e borxhit të krijuar gjatë kësaj kohe, përfshihen dhe vendimet gjyqësore. Krijimi i borxheve të reja është një problem i evidentuar dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili vetëm pak ditë më parë  i tërhiqte vërejtje qeverisë për moskrijimin e detyrimeve të reja.

Bilanci i Financave

Referuar të dhënave më të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se vetëm për periudhën janar 2016-qershor 2017 janë krijuar 3.4 miliardë lekë të rinj detyrime të reja nga institucione të ndryshme.  Siç bëjnë me dije Financat, vetëm gjatë periudhës maj-qershor 2017, vlera e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucione të ndryshme  arrin në 1.5 miliardë  lekë.  Të dhënat tregojnë se institucionet që kanë krijuar më tepër detyrime të prapambetura këtë periudhë janë Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës   943.8 milionë lekë, Ministria e Arsimit dhe Sportit  1 milion  lekë, Ministria e Drejtësisë  83.1 milionë lekë, Ministria e Shëndetësisë  63.9  milionë lekë, Ministria e Punëve të Brendshme 143.1  milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik  0.2 milionë lekë, Ministria e Punëve të Jashtme  12.1 milion lekë, Ministria e Financave  154.3 milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Urban – 45.9 milionë lekë, Ministria e Mjedisit 74.7  milionë lekë, Ministria e Integrimit Europian   0.6 milion lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  3.9  milionë lekë, Ministria e Mirëqenies dhe Ministria e Kulturës raportojnë që nuk ka krijuar detyrime për këtë periudhë.

Borxhi në total sipas ministrive

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës  raporton që detyrimet për periudhën  nga Janari 2016 deri në Qershor 2017 raportohet në vlerën 1.331, 6 milion lekë, Ministria e Arsimit dhe Sportit  28.2 milionë lekë, Ministria e Drejtësisë321,9 milionë lekë;  Ministria e Shëndetësisë 78 milionë lekë, Ministria e Punëve të Brendshme  745.3 milionë lekë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave  30.8 milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  3.3 milionë lekë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë 50,4 milionë lekë, Ministria e Punëve të Jashtme  13.4 milionë lekë detyrime të akumuluara, Ministria e Financave 314.5 milionë lekë detyrime, Ministria e Integrimit Evropian 5.2 milionë lekë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 5.5 milionë lekë, Ministria e Zhvillimit Urban 347.2 milionë lekë.

Më të lexuarat