BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhen detajet, ja kategoritë që përfitojnë nga shtyrja me 3 muaj e kolaudimit, nuk ka falje të taksave

Zbardhen detajet, ja kategoritë që përfitojnë nga shtyrja me

DPSHTRR ka sqaruar dje për të gjithë pronarët e mjeteve të dhënat dhe kushtet që përmban shtyrja e afatit në tre muaj vlefshmërinë e kolaudimit të makinave. I pranishëm në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku u diskutua akti normativ “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik”, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe tha se, nga ky afat do të përfitojnë edhe ata që u ka përfunduar afati i kolaudimit në dy muajt e fundit të 2020, por jo ata që u ka përfunduar afati para tetorit. Pra, nëse një automjeti i ka skaduar kolaudimi në shtator të 2020 pronari duhet me patjetër të drejtohet në qendrat e kolaudimit në muajin shkurt, kur pritet të rinisë procesi. Më tej kreu i DBSHTRR bëri me dije se, të gjithë ata që duan të bëjnë kolaudimin e mjetit duhet të rezervojnë pa kaluar afatin, pasi nëse e shkelin këtë afat ndaj tyre do të merret masa administrative me 1 mijë lekë gjobë në kolaudimin e radhës. “Secili nga ne që ka një kolaudim të bërë dhe që nuk i ka kaluar ky tremujor vlefshmëria e certifikatës shtyhet sipas aktit normativ, gjithashtu vlen edhe për qytetarët që iu ka skaduar në muajit tetor, nëntor dhe dhjetor 2020. Por, për ata që iu ka mbaruar para këtyre muajve kolaudimi duhet me patjetër të nisin në shkurt, për shembull nëse dikush e ka bërë në shtator 2020 i ka mbaruar ky afat tremujor, nuk ka si të thotë ka shtesë afati. Ky person do të vijë nga dita që do të hapet shërbimi sepse nuk ka faj në atë ditë dhe ne besojmë hapja do të jetë brenda shkurtit të këtij viti, ai do ketë sistemin online të rezervimit dhe nga momenti që ka bërë rezervimin ai nuk mund të vonohet më dhe nëse e shkel afatin i lind detyrimi për një gjobë në vlerën e 1 mijë lekëve”, u shpreh Gonxhe.

Nuk do falen kamatat

Nga ana tjetër drejtori i Transportit Rrugor bëri të ditur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese që përfituesit duhet të paguajnë taksat vjetore. Sipas tij, në asnjë mënyrë nuk do të falen kamatat e krijuara, madje çdokush që i anashkalon nuk do mund të përfitojë nga shtyrja e aftit në tre muaj për kolaudimin. “Taksat nuk presin, kamata e taksave nuk falet, kamata e taksave ecën, ju duhet t’i paguani taksat. Madje është një kusht që ju jep tremujorin nga data e skadencës së kolaudimit”, pohoi Gonxhe. Ndërsa tregoi se akti normativ për shtyrjen në tre muaj të afatit të kolaudimit të makinave është i vlershëm deri në fund të qershorit, Gonxhe tha se me sistemin e ri qytetarët nuk do të presin më në radhë pasi data dhe ora do të përcaktohet për gjithsecilin nga aplikimi që do të bëjnë online në platformën e-Albania. “Ky akt normativ ezaurohet brenda 6 muajve të parë të këtij viti, dhe më pas i takon Kodit Rrugor për të bërë vlerësimin e mjeteve për vlefshmërinë e kontratës për kontrollin teknik. Nuk mund të tallesh dot me radhën dhe të marrësh 10 makina dhe të lësh bosh linjën, pasi të pezullohet acaunti. Ndërsa SGS nuk e bënte dot këtë proces sepse nuk punonte me e-Albania. Sistemi ynë i rezervimeve do t’i orientojë të gjithë qytetarët në orën dhe datën e mundshme, ne do ti mirëkuptojmë edhe kur nuk e respektojnë afatin”, u shpreh Gonxhe. Kujtojmë këtu se, ky akt normativ që u miratua në komision parashikon që të shtyjë vlefshmërinë e kontrollit teknik të automjeteve me 3 muaj për shkak të gjendjes së amortizuar të qendrave të kolaudimit, që deri më 31 dhjetor ishin në përgjegjësinë e koncesionarit SGS-Automotiv Albania.