Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Zbardhen detajet për koncesionet e reja që priten të firmosen, ja fondet, mënyra e financimit dhe procedurat e ndjekura

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2021

Qeveria ka planifikuar që të jap 6 koncensione të reja për vitin 2022. Në buxhet për vitin e ardhshëm ishin parashikuar që të jepeshin 7 koncensione, por koncesioni për kolaudimet e makinave u hoq. “Open Data” ka zbardhur detajet në lidhje me planifikimet e reja qeveritare për koncesione dhe Partneritete Publike Private (PPP) për vitin 2022. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nga projektligji për buxhetin e vitit 2022, i cili është miratuar në Kuvend. Sipas raportit të “Open Data”, 6 koncesione apo PPP e reja me vlerë rreth 214.5 miliardë lekë apo 1.75 miliardë Euro janë planifikuar për vitin 2022, duke përbërë kështu rreth 11 për qind të PBB-së së parashikuar për vitin 2022. Sipas sektorit, nga projektet e reja koncesione PPP të planifikuara, 3 janë në sektorin e transportit rrugor, detar dhe ajror, me vlerë në total 208.4 miliardë lekë, ndërsa 3 koncesione PPP të tjera janë në sektorin e zhvillimit urban dhe kanë një vlerë në total prej 6.09 miliardë lekë.
Financimi dhe procedurat
Ndërkohë, dy nga këto kontrata koncesioni PPP, janë tashmë konfirmuar me mbështetje nga buxheti i shtetit, ndërsa një është me financim privat, ndërsa për 3 kontratat e tjera ende nuk ka informacion se si do jetë forma e financimit. Konkretisht, projekte me mbështetje nga buxheti i shtetit, janë planifikuar të jenë koncesioni për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar Triport Vlorë dhe koncesioni për përmirësimin e Infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan. Për dy nga projektet e planifikuara, gjatë vitit 2021 janë bërë shpalljet e tenderimit, konkretisht për koncesionet PPP “Për projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit të Sarandës” dhe “Për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar Triport Vlorë”. Ndërkohë, nga të dhënat e dokumentit të procedurës konkurruese, koncesioni PPP për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Sarandës është propozim i kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është kontratë e formës ndërtim operim transferim . Burimi i financimit të ndërtimit të këtij projekti do të jetë Investitori Privat dhe ka një kohëzgjatje të parashikuar prej 35 vitesh. Ndërsa, koncesioni PPP Për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e portit të integruar Triport Vlorë është propozim i pakërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është kontratë e formës ndërtim operim transferim, me kohëzgjatje 10 vjet. Nga të dhënat e dokumentit të procedurës konkurruese, investimi do te kryhet fillimisht nga koncesionari, ndërsa burimi i të ardhurave të koncesionarit do të sigurohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit, në formën e pagesave të disponueshmërisë. Këto pagesa disponueshmërie do të fillojnë të paguhen nga buxheti i shtetit pas ndërtimit të plotë dhe dorëzimit përfundimtar të objektit, por në çdo rast jo më parë se viti 2025. Për këtë arsye nuk ka ende parashikim të vlerës së pagesave nga ana e shtetit në PBA-në e vitit 2022-2024. Në datë 1 Nëntor 2021 është bërë njoftimi i fituesit për këtë koncesion PPP, që është Bashkimi i Përkohshëm i shoqërive AGBES CONSTRUKION sh.p.k; BESTA sh.p.k; Premium Construction & Maintenance sh.p.k; ITE Grup sh.p.k dhe ARKONSTUDIO sh.p.k.

Më të lexuarat

Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para për rreth 300 kontratat e punëve publike, hyn në fuqi ligji

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall në ajkën e Durrësit, arabit i falet porti dhe 54 mijë m2 tokë për ndërtim

Këmbimi valutor, mësoni me sa lek shiten dhe blihen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Kriza e çmimeve, Banka e Shqipërisë jep alarmin, kërkon paketë e dytë për familjet në nevojë dhe pensionistët: Ja çfarë na pret në 3 muajt në vijim

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare 2 tenderë për blerje energjie, çmimet në stratosferë

Zbardhet lista e plotë, nga hotele dhe dyqane, te biznese, ara dhe pemishte në zonat më të kërkuara të Tiranës apo bregdetit, ja 425 prona të sekuestruara nga shteti që askush s’i do

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj, pritet pezullimi nga detyra për disa kryebashkiakë të PS

Paralajmëruan mbyllje totale për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria premton tjetër subvencion për transportin urban