BREAKING NEWS

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush
x

Ekonomia

Zbardhen emrat, ja familjet që marrin lejet e legalizimit në Tiranë, Durrës dhe Fier, Kadastra nxjerr listën

Zbardhen emrat, ja familjet që marrin lejet e legalizimit në

Kadastra ka publikuar ditën e djeshme emrat e pronarëve, të cilët do të pajisen me leje legalizimi. Një nga prioritet e Kadastrës dhe Agjencisë së Pronave që nga viti që lamë pas ishte mbyllja sa më parë e procesit të legalizimit për pronat, përfshirë dhe ato informale, nxitur nga ndryshimet që u bën në mars të 2020 në ligjin për legalizimet. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Kadastra ka vijuar verifikimin e dokumenteve dhe ka nxjerrë listën e radhës me emrat të cilëve mund t’u legalizohet banesa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ASHK përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare së bashku me hartat e zonave përfituese. Referuar njoftimit, përfituesit kësaj here i përkasin kryeqytetit, Durrësit dhe Fierit. Nga të tre vendet janë 117 familje në total të cilat do të marrin lejen e legalizimit dhe do të gëzojnë lirisht pronën e tyre. Sakaq, njoftimi shpjegon se, pronat të cilat janë të përfshira në lista kanë përmbushur të gjitha kriteret që kërkon ligji përmes dokumenteve të paraqitura në Kadastër. Ndërsa theksohet këtu se, për ato prona të cilat nuk mund të legalizohen, Kadastra do t’i informojë përmes kontakteve që ka në dispozicion se si do procedohet. “Drejtoria vendore e ASHK Tiranë Rurale 2 bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM nr. 1040 datë 25.11.2020 “Përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit, për ndërtime pa leje” ka marrë në shqyrtim kërkesën e qytetareve të mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30 ditore. Bashkëlidhur po ju vendosim në dispozicion kërkesën për afishim. Drejtoria vendore e ASHK Tirana Veri bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM nr. 1040 date 25.11.2020 “Përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit, për ndërtime pa leje” ka marrë në shqyrtim kërkesën e qytetareve të mëposhtëm”, thuhet në njoftim.

Çfarë ka sjellë ligji i ri

 Qeveria shqiptare ka ndryshuar në fillim të 2020 tërësisht projektligjin për procedurat kalimtare të pronësisë, pas kritikave të Komisionit të Venecias se projektligji i hartuar në vitin 2018 ishte i paqartë dhe cenonte të drejtën e pronës. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka sqaruar gjatë diskutimeve që i është bërë ligjit në komisionet përgjegjëse se, për të gjitha ato banesa që nuk mund të legalizohen, shtëpitë do të shemben ndërsa qytetari do të marrë kompensim. Pra me ligjin e ri përfitojnë edhe ata që kanë ndërtuar pa leje. Gjithashtu, ky projektligj synon të regjistrojë të gjitha pronat bujqësore që janë të copëzuar nga ligjet e mëparshme. E gjithë kjo ka ardhura për shkak se deri para viti 2020 problemi me pronat e palegalizuara po kalonte në katastrofë të vërtetë. Sipas Kadastrës, ngërçi me pronat është krijuar nga ligjet e shumta që janë hartuar për këtë problem. Po ashtu do të bëhet regjistrimi me tapi i banesave para viteve ‘91. Tashmë drafti i ri harmonizon në një të vetëm të gjitha ligjet e mëparshme që trajtonin problemin e pronës. Ky projektligj u hartua në vitin 2018, por që ngeci në Parlament pasi ish-pronarët e kontestuan duke qenë se nuk i kompensonte ata. Më pas drafti u kontestua edhe nga Komisioni i Venecias dhe tashmë është i riformuluar. Në finale, ky draft synon që brenda një afati të caktuar të regjistrojë të gjitha pronat e paregjistruara në Republikën e Shqipërisë. Një element tjetër që trajton ky ligj është edhe programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ligji parashikon një nen specifik sa u takon ndërtimeve në rastet e fatkeqësive natyrore, ku sipas procedurës, në zonat e miratuara për rindërtimin, pezullohet automatikisht procedura e legalizimit dhe të gjitha godinat do të shemben. Poseduesit e banesave të palegalizuara në këto zona do të përfitojnë sipërfaqe ndërtimore në ndërtesat e reja që do të ngrihen.

Ja lista e emrave që do pajisen me leje legalizimi

TRIANË VERI

1.       Era Uklala

2.       Eriola Aderi

3.       Trendafile Uklala

4.       Xhensika Uklala

5.       Osman Uklala

6.       Kleart Uklala

TIRANË RURALE 2

1.       Rben Deliu

2.       Artan Shehaj

3.       Dalan Kacorri

4.       Shpresa Murrani

5.       Kabash Mirashi

6.       Gezim Bakiasi

7.       Argid Rizvani

8.       Ilir Rizvani

9.       Besnik Hoti

10.   Dritan Hodo

11.   Fatmir Luzi

12.   Elez Koka

13.   Ilir Balla

14.   Genc Hida

15.   Gent Mirashi

16.   Agustin Karaj

17.   Shpetim Shehaj

18.   Bashkim Celhaka

19.   Ylli Celhaka

20.   Beqir Celhaka

21.   Arti Elezaj

22.   Ilir Hysenaj

23.   Artur Pallagati

24.   Zhak Musa

25.   Bedri Mici

26.   Admir Taku

27.   Abdulla Ademi

28.   Estref Rrapa

29.   Gezim Killo

30.   Fatmir Klosi

31.   Agim Lamja

32.   Myslym Sinani

33.   Sulejman Xhepa

34.   Gezim Valisi

35.   Ferit Shehi

36.   Genis Mehillaj

37.   Alfred Dervishi

38.   Dalip Jata

39.   Mitat Alimema

40.   Astrit Dervishi

41.   Olsi Valisi

42.   Ermir Cina

43.   Kamber Sefolli

44.   Hamez Kamer Sefolli

45.   Hysen Lami

46.   Bujar Ceka

47.   Spartak Kosto

48.   Alban Hoxhaj

49.   Benart Hoxhaj

50.   Muharrem Hoxha

51.   Njesia Ndroq

52.   Beqir Sulaj

53.   Setkie Lela

54.   Gurije Dinoshi

55.   Besnik Gjoka

56.   Muharrem Hysa

57.   Refik Hysa

58.   Nila Azuni

DURRËS

1.      Dashamir Dedja

2.      Lindita Cela

FIER

1.       Arjan Xhelilaj

2.       Petref Xhelilaj

3.       Roland Kapaj

4.       Petrit Shehu

5.       Myftar Hoxha

6.       Jetmir Avdiaj

7.       Enver Merkaziaj

8.       Minella Gjika

9.       Kastriot Hoxha

10.   Todi Jano

11.   Bledar Ruko

12.   Ramize Rama

13.   Olsjan Plaka

14.   Agim Lazaj

15.   Klotilda Myrtaj

16.   Aleksander Hysi

17.   Elton Hoxha

18.   Markeljan Gjishti

19.   Durim Heqimaj

20.   Rauf Kukaj

21.   Sabri Gega

22.   Bashkim Zoga

23.   Ysmet Malaj

24.   Heko Likaj

25.   Lefter Seitaj

26.   Qazim Hanaj

27.   Artur Bilani

28.   Eduart Buzi

29.   Mikail Kalivaci

30.   Gezim Kalliri

31.   Nikoll Gjergji

32.   Ervin Shkurti

33.   Osmen Ruko

34.   Besnik Shehaj

35.   Olsian Driza

36.   Amarildo Driza

37.   Krenar Alushaj

38.   Mynyr Aliaj

39.   Ferman Korcari

40.   Petrit Mahmutaj

41.   Skender Mahmutaj

42.   Nazif Veliaj

43.   Aqif Bica

44.   Naxhije Panahori

45.   Bujar Xhelo

46.   Festim Hajrulla

47.   Kastriot Meto

48.   Dashnor Cepele

49.   Flamur Renja

50.   Nikoll Avdullai

51.   Ferdinand Zeqaj