BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhen procedurat dhe dokumentet e nevojshme për legalizimin e pallateve, ja rrugët që duhen ndjekur nga banorët

Zbardhen procedurat dhe dokumentet e nevojshme për legalizimin e pallateve,

Agjencia Shqiptare e Kadastrës, dikur ALUIZNI, ka zbardhur të gjitha detajet mbi mënyrën që po ndiqet për legalizimin e pallateve. Sipas një njoftimi për shtyp, bëhet me dije se pallatet pa leje, ato të dalë nga leja e ndërtimit, apo të braktisura nga investitori, kanë qenë një sfidë për ASHK-në. Për këtë arsye ASHK, ka treguar të gjitha dokumentet që nevojiten për të kryer procesin e legalizimit. “Edhe pse janë ndërtuar që prej vitit 1997 e kanë vijuar deri në vitin 2015, banorët e këtyre apartamenteve kanë mundur të fillojnë të bëhen pronarë të banesave të tyre, vetëm dy vitet e fundit, kur Këshilli i Ministrave nxori vendimin e posaçëm për të pajisur me certifikatë pronësie banorët e këtyre kategori pallatesh. Arsyeja e miratimit të kësaj VKM, ishte zgjidhja e problemit të një fluksi të madh qytetarësh, të cilët kishin blerë apartamente apo njësi shërbimi, por nuk ishin pajisur me certifikata pasurie, pasi ndërtuesit e kishin braktisur në mes procedurën”, thuhet në njoftim. Sipas ASHK, vetëm në Tiranë që prej vitit 2017 kur u fut në proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimit 142 pallate të tilla me rreth 7100 apartamente dhe njësi shërbimi dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 620.000 m2. “Pavarësisht dedikimit tonë, punës voluminoze dhe problematikave pa fund për t’u zgjidhur, eksperienca na tregoi se, bashkëpunimi është elementi themelor në përmbylljen në afat të shkurtër. Disa prej këtyre rasteve, i kemi ndarë në media edhe me ju, duke dashur kështu të përçojmë mesazhin se procedurat bëhen, por përshpejtimi dhe disa prej problemeve mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit tuaj. Ndaj, me qëllim përmirësimin e shërbimit, lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave, për pajisje me leje legalizimi dhe certifikatë pronësie të këtyre pallateve, është e nevojshme përgatitja e dokumenteve dhe materialeve, të cilat i kemi renditur në tabelën më poshtë. Duke qenë se, numri i pallateve për legalizim është i konsiderueshëm, dhe kërkesa për t’i mbyllur në kohë rekord është edhe më e madhe, do të kërkonim ndihmesën dhe bashkëpunimin tuaj, me qëllim plotësimin e dokumentacionit. Cilado mangësi sipas kësaj tabele, do të sillte vonesa. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, të nderuar qytetarë, për kryerjen dhe përfundimin e legalizimit në kohë sa më të shkurtër”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

Dokumentet

Fillimisht duhet të bëhet përcaktimi i personit/administratorit të procesit. “Përfaqësuesi i zgjedhur nga banorët duhet të jetë i autorizuar me prokurë. Si i tillë mund të caktohet

administratori i pallatit, avokat, individ i besuar nga qytetarët, etj. Ai do të luajë rolin e administratorit të procesit, do të mbajë kontaktin me institucionin/institucionet si dhe

banorët, paralelisht, për të koordinuar bashkëpunimin, mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm, për të përfaqësuar qytetarët në takime sipas nevojës, etj”, thuhet në dokument. Më pas, personi i autorizuar, duhet të hartojë listën e saktë të banorëve posedues dhe pronarëve legjitimë të apartamenteve, njësive apo garazheve, ndarë sipas kateve, renditur sipas radhës, si dhe numrin rendor fizik të pronës që posedojnë. ASHK ka njoftuar se personi i autorizuar, duhet të mbledhë nga qytetarët që ai përfaqëson, të gjitha vetëdeklarimet, kontratat e porosisë së banoreve, si dhe çdo akt tjetër noterial që lidhet me pronën e poseduar. Që të fillojë procedura e legalizimit nga ana e ASHK, duhet që minimalisht të jenë mbledhur mbi 80% e dokumentacionit të të gjithë godinës. I njëjti person duhet të mbledhë kopje të kartave të identitetit të personit/personave që kane kryer blerjen, d.m.th që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes. “Personi i autorizuar, duhet të mbledhë të gjithë certifikatat familjare

të personit/personave që kanë kryer blerjen, domethënë që kanë firmosur kontratën e porosisë, në momentin e blerjes. Personi i autorizuar, duhet të mbledhë dhe të administrojë në

dokumentacionin e dorëzuar, kontratat të cilat kanë realizuar shitje në palë të treta. Pra, të sigurohet përfituesi final juridikisht i vlefshëm, i njësisë, apartamentit apo garazhit. Personi i autorizuar, duhet të dorëzojë në format digjital (në DWG), projektin e përpunuar sipas lejes së miratuar në njësinë vendore përkatëse. Kopja e projektit mund të tërhiqet nga bashkia/ komuna, për ta përpunuar nga format letre në format digjital.

Më të lexuarat