BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Ekonomia

Zbardhen shifrat e stokut të borxhit publik, çdo qytetar shqiptar borxhli 4,099 Euro për detyrimet e shtetit

Zbardhen shifrat e stokut të borxhit publik, çdo qytetar shqiptar

Zbardhen statistikat dhe pritshmëritë për borxhin publik. Sipas të dhënave të “Open Data Albania” që po hulumton mbi ecurinë e stokut të borxhit publik në Shqipëri, për vitin 2022, stoku i borxhit publik është planifikuar që të rritet me 6 për qind krahasuar me stokun e borxhit publik të planifikuar për vitin 2021. Kjo nënkupton një kosto për frymë rreth 496,040 lekë apo rreth 4,099 Euro për banorë. Kështu krahasuar me vitin 2017, një qytetar shqiptar parashikohet të paguajë rreth 117,343 lekë më shumë, me një rritje të kostos për frymë prej 31 për qind, për këtë pesëvjeçar. Ndërkohë, për 9 mujorin e vitit 2021, borxhi publik faktik llogaritet në nivelin 1,28 biliardë lekë (rreth 10.7 miliardë Euro) apo 76.2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB-së). Në vlerë nominale, vetëm për periudhën janar- shtator 2021, stoku i borxhit publik është rritur me 57.9 miliardë lekë krahasuar me totalin e stokut të borxhit publik të të gjithë vitit 2020. Sa i përket vitit 2020, deri në fund të këtij viti, borxhi publik është llogaritur në vlerën 1,22 biliardë lekë apo sa 77.9 për qind e PBB-së. Në fund të vitit 2020, shënohet një rritje prej 111.6 miliardë lekë apo10 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019.

Huamarrja ka rritur borxhin publik

Ndërkohë, rritja e stokut të borxhit publik që prej vitit 2019 ka ardhur si rezultat i rritjes së huamarrjes nga qeveria si pasojë e thellimit defiçitit për shkak të realizimit të ulët të të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve gjatë vitit 2020, nevojave të rindërtimit nga tërmeti i nëntorit, situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. Raporti i buxhetit faktik 2020 paraqet vlerat e mëposhtme konkretisht: Realizimi i të ardhurave për vitin 2020, ishte 425.9 miliardë lekë, rreth 34.4 miliardë lekë ose 7.5 për qind më pak se viti 2019. Ndërsa realizimi i shpenzimeve gjatë vitit 2020 shënoi e 536.2 miliardë lekë, janë 44.3 miliardë lekë rreth 9 për qind më shumë se në vitin 2019. Fondi i Rindërtimit 2020 i planifikuar në masën 32 miliardë lekë nga i cili, 29 miliardë lekë janë shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe 3 miliardë lekë janë grante. Fondi i masave të marra anticovid 19 me një total prej 42.6 miliardë lekë, i ndarë në fonde buxhetore (paketa sociale anticovid, vaksinat, emergjenca të tjera në kuadër të Covid 19) gjithsej 16.6 miliardë lekë dhe 2 garancitë sovrane prej 26 miliardë lekë. Emetimi i Eurobondit në qershor 2020 (në vlerën 650 milionë Euro, me maturitet 7 vjet dhe normë interesi 3.5 për qind), ka shënuar rritje të borxhit publik. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në nëntor të vitit 2021, ka njoftuar për emetimin e një tjetër Eurobondi në tregjet ndërkombëtare në vlerën 650 milionë Euro. Që prej vitit 2012, vihet re një rritje e borxhit publik si përqindje e PBB-së, mbi nivelin 60 për qind që është një nga kriteret e institucioneve ndërkombëtare. Krahasuar me rajonin, Shqipëria zë vendin e dytë me borxhin më të lartë publik si përqindje e PBB-së për vitin 2020, pas Malit të Zi që shënon vlerën 90.7 për qind e PBB-së. Shteti me nivelin më të ulët të borxhit publik ndaj PBB-së është Kosova me 22.4 për qind e PBB-së për vitin 2020.