
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Zbardhen shifrat, energjia do shtrenjtohet për 32% të konsumit, rikthimi i faturimit me 2 fasha prek 6.75% të familjeve

Shkruar nga Rigels Seliman 26 Prill 2022

Skema për shtrenjtimin e energjisë për familjet që konsumojnë mbi 700 kwh energji në muaj do të sjellë faturimin me çmime më të larta për 32% të energjisë që konsumojnë familjet shqiptare. Gazeta “SOT” ka siguruar shifrat zyrtare, që janë pjesë e studimit të ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për mundësinë e rikthimit të skemës së tarifimit me 2 fasha të energjisë elektrike, ku jepen të dhënat e sakta edhe mbi numrin e familjeve që preken nga ky ndryshim. Sipas të dhënave, konsumi total për vitin 2021 nga konsumtorët familjarë arriti në rreth 3 mln Mwh energji, ndërkohë që 725.856 Mwh, apo rreth 32% e kësaj sasie i përket pikërisht fashës së konsumit mbi 700 kwh, për të cilën qeveria ka deklaruar se do të kërkojë faturim me çmimet e tregut të parregulluar. Rreth 50% e kësaj sasie energjie i takon fashës së konsumit 700-1000 kwh, ndërkohë që pjesa tjetër është në fashën e konsumit mbi 1000 kwh. Të njëjtat të dhëna tregojnë se tarifimi me çmime më të larta në fashën mbi 700 Kwh do të prekë 56,699 familje, nga 1,092,547 abonentë që janë në total.
Rikthimi i faturimit me 2 fasha prek 6.75% të familjeve
Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se 252,567 abonentë kanë konsum “zero” të energjisë, çka do të thotë se nëse përllogarisim familjet me konsum aktiv, atëherë rritja e çmimit do të prekë 6.75% të familjeve që jetojnë në Shqipëri. Aktualisht, qeveria ka bërë publik planin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike përmes tarifimit me 2 fasha të energjisë. Sipas kësaj skeme, deri në 700 kwh energjia do të vijojë të tarifohet me 9.5 lekë/Kwh, ndërkohë që çdo KË i konsumuar mbi këtë nivel do të faturohet me çmimet e tregut, që janë rreth 3.5 herë më të larta. Aktualisht, nuk ka ende një aplikim të depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë për ndryshimin e skemës së faturimit, ndërkohë që referuar proceduarve ligjore në fuqi, është pikërisht ky dikaster që do të vendosë nëse do të ketë ndryshime apo jo.
Ja si qeveria e paralajmëroi rritjen e energjisë
Por rritjen e energjisë e ka paralajmëruar javën që shkoi edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Në një dale për mediat pas mbledhje së qeverisë, zonja Balluku ka paralajmëruar një vendim të qeverisë, të përmendur edhe më herët, i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kë/h në muaj. “Sot po bëjmë diferencimin e një fashë. Rreth 700 kilovat orë është fasha. Nuk është marrë një vendim. Rreth 700 kilovat orë është mesatarisht sasia e energjisë që konsumon një familje. Ata që harxhojnë më shumë, do paguajnë më shumë. Ne na është dashur t’i futemi kësaj analize për të klasifikuar energjinë e nevojshme. Kush do harxhojë më shumë, do e paguajë”, deklaroi ministrja Balluku.
Më të lexuarat


KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri
