BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Zbardhen të tjera detaje, ja si do shkohet te përcaktimi i pensionit minimal dhe si do përfitojnë 10 mijë të moshuar nga skema e re

Zbardhen të tjera detaje, ja si do shkohet te përcaktimi i pensionit

Zbardhen të tjera detaje mbi planin e qeverisë për të rritur mbështetjen ndaj të moshuarve. Një ditë më parë gazeta bëri të ditur se qeveria ka nxjerrë për konsultim Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin 2020-2025, ku parashikohet se pensionet do të rriten në masën 5%. Por synim tjetër i planit është që nga kjo rritje të përfitojnë rreth 10 mijë të moshuar. “Rritje me rreth 5% çdo vit për 5 vite e 10,000 pensioneve të ulëta”, thuhet në raport. Më tej në plan paraqitet mënyra se si do të procedohet për vendosjen e një pensioni dysheme. Sipas qeverisë do të jenë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave që do të marrin detyrat dhe përgjegjësitë e ndara. Në këtë mënyrë do të krijohen metodologjia për përllogaritjen e pensioneve minimale, si dhe garantimin e plotë që pensionistët nuk e humbasin këtë përfitim për shkak të mos informimit. “Pensionet duhet të arrijnë të mbulojnë nevojat elementare të individëve për të siguruar jetën, shëndetin dhe përfshirjen sociale. Është e nevojshme që të përcaktohen fillimisht kriteret mbi pensionin minimal, dhe në mënyre graduale të përmirësohen pensionet e ulëta në përputhje me këto kritere. Ne ketë proces do të përfshihen veç Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me institucionet e varura prej saj, edhe Ministria e Financave. Intensifikim i informimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbi pensionet sociale, me synim uljen e numrit të atyre që nuk e përfitojnë atë thjesht për arsye informimi dhe burokracie. Do të jenë rreth 5 mijë të moshuar shumë të varfër të informuar më mirë mbi mundësitë e pensioneve sociale”, thuhet në raport. 

Shkëputja nga puna

Pikë tjetër e trajtuar në raport është edhe periudha kur mosha e tretë shkëputet nga puna për tu regjistrua si pensionist. Pasi siç dihet kalimi nga i punësuar në një i papunë është jo vetëm dëm ekonomik, por edhe psikologjik për këtë kategori. “Ndërprerja e menjëhershme e marrëdhënieve të punës krijon një potencial krize ekonomike, shoqërore dhe shëndetësore për të moshuarin. Të moshuarit janë një mes grupeve më të rrezikuar në tregun e punës, sidomos në rastet kur ka një akumulim faktorësh të tillë si arsimim i ulët, aftësi të kufizuara, adaptim i pamjaftueshëm në kushtet e reja. Është e nevojshme që tranzicioni nga puna në pension të bëhet më fleksibël dhe individët të vijojnë të punojnë në varësi të nevojave dhe mundësive personale, ndërkohë që ekzistojnë mundësitë për arsimim gjatë gjithë jetës, duke ruajtur në këtë mënyre aftësitë për punë për një kohë të gjatë”, thuhet në plan.Për të qenë më e qartë, qeveria nëpërmjet këtij plani ka paraqitur disa pika të cilat shprehin prioritetet e saj deri në fund të viti 2025. Sipas këtyre pikave ky plan synon të arrijë: Përmirësimin e ndërgjegjësimit të publikut në përgjithësi mbi mundësitë që ofron tregu i punës për punësimin e tëmoshuarve; sigurimin e përfshirjes së shumicës sëinstitucioneve publike në iniciativa që nxisin sjelljet pozitive ndaj nëpunësve të moshuar dhe lufta ndaj diskriminimit lidhur me moshën në punë. Për të sensibilizuar shoqërinë qeveria do të organizojë fushata të përvitshme të informimit dhe aktivitete të tjera mbi këtë temë. Synohet krijimi i një modeli të “universitetit të moshës së tretë” në një bashkëpunim mes institucioneve shtetërore dhe organizatave tëshoqërisë civile (përgatitje e kurseve 1 ditore të edukimit mbi tema tëndryshme). Do të krijohen 10 kurse të përgatitura specifikisht për 1000 të moshuar pjesëmarrës në aktivitete “të mësuarit gjatë gjithë jetës”.

Esmeralda Hida