Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet buxheti 2020, nuk parashikohet asnjë rritje page, ulen shpenzimet kapitale

Postuar: 05/11/2019 - 07:21

Zbardhen detajet e projektbuxheti për vitin 2020. Ditën e djeshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka publikuar tabelat e plota fiskale ku paraqiten vlerat e sakta të buxhetit për çdo pikë. Sipas të dhënave të paraqitura në tabela, qeveria që do të detyrohet të reduktojë shpenzimet për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të ruajë parametrat e buxhetit. Në tabelë rezulton se fondi për politika të reja pagash do të jetë 0 për vitin e ardhshëm, nga 2 miliardë lekë që ishte në 2019-ën. Kjo do të thotë që qeveria nuk mund të parashikojë dot rritje pagash apo investime për vitin 2020. Gjithsesi, këto të dhëna tregojnë se të shpenzimet nuk do të jenë në nivel zero, por do shfaqen të reduktuara në krahasim me këtë vit. Sipas shifrave të publikuara, për shpenzimet parashikohet një rritje e lehtë me 2.3% në 532 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet për paga pritet të jenë 70 miliardë lekë me një rritje prej 8.1 për qind në raport me një vit më parë. Shpenzimet për interesa do të jenë 40.9 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 2.1 për qind. Reduktim i ndjeshëm do të reflektohet tek shpenzimet kapitale, të cilat pritet të jenë në ulje dhe në vlerë nominale. Sipas tabelave të projektbuxhetit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 83.7 miliardë lekë, nga 87.5 miliardë lekë që është plani për 2019-n, me një rënie nominale prej 4.2 për qind. Kjo do të thotë se tkurrjen më të lartë do ta pësojnë investimet e brendshme me një ulje në 8.6 për qind. Në raport me PBB-në, shpenzimet kapitale do të zbresin në 4.7 për qind të PBB-së, nga 5.1 për qind që është pritshmëria për 2019-n, duke shënuar nivelin më të ulët nga viti 2017. Ndërsa deficiti buxhetor pritet të zbresë në 29.3 miliardë lekë, ose 1.6 për qind të PBB-së, nga përkatësisht 32.9 mld lekë dhe 1.9 për qind të PBB-së që priten në 2019-ën.

Ulje e të ardhurave buxhetore

Sipas tabelave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat buxhetor pritet të jenë 502.7 miliardë lekë në vlerë nominale, me një rritje modeste prej 3.2 për qind në krahasim me aktin normativ 2019. Por, kjo vlerë rezulton më e ulët në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto, që e zhvesh treguesin nga efekti i rritjes ekonomike dhe inflacionit. Pra, të ardhurat buxhetore pritet që të jenë në rënie, nga 28.5 për qind e PBB që regjistrohen për vitin 2019-n, në 28 për qind të PBB-së për vitin 2020. Nga të dhënat e publikuara për çdo vit rezulton se kjo është hera e parë që ky tregues vjen në rënie në raport me PBB-në, që nga viti 2013. Nga shqyrtimet e plota të tabelave rezulton se treguesi me pritshmëritë më të ulëta në buxhet është TVSH-ja. Të ardhurat për këtë pritet të jenë 151.2 miliardë lekë, në të njëjtin nivelin me 2019-n, në vlerë nominale, ndërsa në raport me PBB-së do të zbresin me 0.4 pikë përqindje, pra në 8.5 për qind të PBB-së. TVSH-ja është treguesi direkt i konsumit, i cili ka regjistruar performancën më negative edhe gjatë 9 mujorit të këtij viti, me të ardhurat që kanë rënë me 4 për qind për 9 mujorin, ku TVSH e brendshme është tkurrur me rreth 22 për qind, për shkak të efektit të gazsjellësit TAP, që po shkon drejt fundit. Kjo reflekton problematika në buxhet, pasi TVSH është zëri kryesor i tij, që sjell rreth 30 për qind të të ardhurave totale. Ndërsa një rritje pozitive për buxhetin e vitit 202 pritet të sjellin të ardhurat nga tatimi mbi fitimin. Sipas përqindjeve të paraqitura në tabelat fiskale, të ardhurat nga tatim fitimi pritet të rriten me 13 për qind, nga akciza regjistrojnë rritje me 14,3 për qind dhe nga tatimi mbi të ardhurat personale me 13.3 për qind. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet pritet të rriten me 5 për qind, me bazë vjetore.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët.

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë.