BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Zbardhet drafti, lehtësohen procedurat dhe shkurtohen afatet kohore për kalimin e tokës bujqësore në tokë truall

Zbardhet drafti, lehtësohen procedurat dhe shkurtohen afatet kohore

Qeveria ka nisur punën për ndryshimin e ligjit për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Drafti i ri është hedhur nga Ministria e Bujqësisë për konsultim publik. Qëllimi i këtij projektligji është lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afateve kohore për kalimin e sipërfaqes së tokave bujqësore në tokë truall për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për struktura/objekte në funksion të agroturizmit si dhe veprimtari të tjera ekonomike. Nëpërmjet shtesave dhe ndryshimeve të propozuara bëhet e mundur që miratimi i kalimit të tokës bujqësore në kategorinë truall të realizohet në një kohë më të shkurtër, dhe sipërmarrësit të marrin më shpejt lejet e ndërtimit për fillimin e investimeve.

Ligji aktual

Ligji nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, i ndryshuar në nenin 11/1 përcakton se miratimi i kalimit të sipërfaqeve të tokës bujqësore që përdoren për ndërtime të natyrave të ndryshme, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Pika 3 e këtij neni përcakton se për tokat bujqësore të kategorive V-X të bonitetit, ndryshimi në kategori resursesh të tjera si tokë urbane (truall) si dhe për veprimtari minerale dhe gjeologjike për gurore e kariera, për sipërfaqe deri në 30 ha bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Po kështu, sipas pikës 5/2 edhe kalimi i sipërfaqes së tokës bujqësore në të gjitha kategoritë e bonitetit, me destinacion ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit të lëshuar nga institucionet përkatës, të cilat kushtëzohen me miratimin e ndryshimit/kalimit të sipërfaqes së tokës bujqësore në truall, janë evidentuar vonesa, që lidhen me kohën e miratimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Këto vendime, propozohen nga ministritë përgjegjëse sipas fushës së veprimtarisë që mbulojnë dhe trajtohen rast pas rasti. Gjatë dy viteve të fundit, pjesa më e madhe e VKM-ve për sipërfaqet e tokës bujqësore që kalojnë në kategorinë tokë urbane (truall) kanë qenë kryesisht nga 500 m2 deri në 3500 m2, të cilat përfshijnë ndërtimet për objektet për qëllime bujqësore dhe agroturizmin. Numri i kërkesave për investime të tilla po rritet ndjeshëm, sidomos për shkak të mbështetjes me grante nga programi IPARD II dhe skemave kombëtare në kuadrin e programit për zhvillimin bujqësor dhe rural.

Drafti i ligjit të ri

Me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve, propozohet që në pikën 3, të nenit 11/1miratimi i ndryshimit për sipërfaqet e tokave bujqësore deri në 5 ha që kalojnë në kategorinë tokë urbane (truall), të bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë. I njëjti ndryshim propozohet edhe për pikën 5/2 të këtij neni, por duke përfshirë në tipologjinë e ndërtimeve edhe strukturat/ objektet në funksion të zhvillimit të agroturizmit, të cilat nuk janë të parashikuara në ligjin në fuqi. Me miratimin e këtij projektakti, do të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme lidhur me rregullat dhe procedurat që ndiqen për kalimin e sipërfaqes së tokave bujqësore në tokë truall në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. 

Më të lexuarat