BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhet drafti, tarifat e roaming me Kosovën ulen me 15 qershor, hiqen plotësisht në 2020 ose 2021

Zbardhet drafti, tarifat e roaming me Kosovën ulen me 15 qershor, hiqen

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hedhur për këshillim publik dokumentin që do të rregullojë uljen graduale deri në heqje të tarifave roaming me Kosovën. Ulja drastike e tarifave roaming do të fillojë që nga 15 qershori i këtij viti, ndërsa heqja e plotë e tyre do të bëhet në 1 korrik 2020 ose 2021, në varësi vendimit përfundimtar që do të merret pas konsultimit publik. Duke filluar nga data 15 qershor, abonentët shqiptarë që përdorin shërbimin roaming në Kosovë do të paguajnë tarifën përkatëse kombëtare, plus një tarifë shtesë që nuk mund të jetë më e lartë se 7.5 lekë për minutë. Në total, nuk mund të jetë më e lartë se 28.5 lekë për minutë thirrje dalëse, përfshi TVSH-në. Për thirrjet hyrëse, çdo abonent i operatorëve celularë shqiptarë që përdor shërbimin roaming në Kosovë do të paguajë një tarifë fikse jo më të lartë se 6 lekë për minutë. Për mesazhet e shkruara të dërguara në roaming nga Kosova çmimi tavan do të jetë 9 lekë. Për përdorimin e internetit në roaming, tarifa maksimale e përcaktuar do të jetë rreth 26.4 lekë për MB (megabajt). Tarifat që hyjnë në fuqi nga 15 qershori janë ndjeshëm më të ulëta se tarifat aktuale standarde të shërbimit roaming në Kosovë. Për shembull, Vodafone Albania aplikon sot një tarifë minimale standarde prej 215 lekë për minutë, ndërsa Telekom Albania 140 lekë për minutë. Vetëm Albtelecom, me 25 lekë për minutë thirrje dalëse, ka sot një tarifë standarde për të ulët krahasuar me tarifën e re tavan prej 28.5 lekësh për minutë. Vendosja e tavaneve mbi tarifat nuk do t’i pengojë operatorët të vazhdojnë të përdorin paketa roaming ofertë, ku çmimet për njësi të jenë më të ulëta se ato standarde. Ndërkohë, pas rregullimit tranzitor, që do të zgjasë një ose dy vjet, të gjitha tarifat shtesë të shërbimit roaming do të hiqen në mënyrë reciproke. Përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri dhe Kosovë do të paguajnë në roaming tarifa të njëjta me ato që paguajnë brenda vendit.

Volumi i trafikut të roamingut

Të dhënat tregojnë për një rritje shumë të madhe të përdorimit të roamingut nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri, sidomos për të dhëna (Internet). Ndërsa përdorimi i minutave në roamingun midis dy vendeve është i balancuar, përdorimi i SMS-eve dhe të dhënave ka ndryshime të mëdha. Në vitin 2017 qytetarët e Kosovës përdorën 3 herë më shumë SMS dhe 31 herë më shumë data (internet) gjatë roamigut në Shqipëri se sa qytetarët Shqiptarë gjatë roamingut në Kosovë. Në vitet 2017- 2018 sasia e të dhënave të përdorur nga Kosova në roaming në Shqipëri ishte i qëndrueshëm në rreth 80 mijë GB, ndërsa sasia e të dhënave të përdorur nga pajtimtarët celularë të Shqipërisë në roaming në Kosovë u rrit me 22%, por përsëri ky nivel është 25 herë më i ulët se roamingu i përdoruesve të Kosovës në Shqipëri. Në vitin 2018 përdoruesit celularë të Shqipërisë përdorën 1.2 milion minuta, 6 milionë SMS dhe 5 mijë GB internet roaming në Kosovë. Ndërsa në vitin 2018 përdoruesit celularë të Kosovës përdorën 1.7 milion minuta, 13.6 milionë SMS dhe 82 mijë GB internet roaming në Shqipëri. Të ardhurat neto të operatorëve shqiptarë (diferenca të ardhura me shumicë minus kosto me shumicë) ishin rreth 41 mijë euro në vitin 2016 dhe 97 mijë euro në vitin 2017. Pra bilanci neto i të ardhurave dhe kostove me shumicë është pozitiv për operatorët shqiptarë. Ne vitin 2018 të ardhurat neto me shumicë të tre operatorëve shqiptarë nga roamingu me Kosovën ishin rreth 150 mije euro, apo rreth 50% me shumë se një vit më parë. Të ardhurat me pakicë të 2 operatorëve celularë shqiptarë nga roamingu ndërkombëtar me Kosovën, pra çfarë kanë paguar përdoruesit shqiptarë për shërbimet e roamingut në Kosovë, ishin rreth 90 mijë euro në vitin 2016, dhe 104 mijë euro në vitin 2017 (rreth 400 mijë euro nëse përfshijmë vlerësimin e operatorit që nuk mund të raportojë të dhëna të detajuara për këtë zë).

Më të lexuarat