BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhet ligji, ja si do trajtohen me pension policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç, procedurat dhe masa e përfitimit

Zbardhet ligji, ja si do trajtohen me pension policët që kanë

Qeveria ka vendosur të trajtojë me pension shërbimi të gjithë ata efektivë policie në moshë, të cilët duan të ndërpresin marrëdhëniet e punës. Pak ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama, ai i cili u shpreh se po punohet për të ulur moshën e forcave të rendit dhe një ndër mënyrat që po ndiqet është ajo e pensionit suplementar. Gazeta ka siguruar ligjin e nxjerrë për konsultim, ku sqarohen të gjitha detajet. Sipas relacionit, projektligji “Për trajtimin financiar me pension shërbimi të punonjësve të Policisë së Shtetit që ndërpresin marrëdhëniet e punës”, ka për qëllim që t’i garantojë punonjësve të këtij institucioni që ndërpresin marrëdhëniet e punës, trajtim financiar me “pension shërbimi”, si përfitim suplementar në përputhje me kuadrin ligjor për sigurimin shoqëror suplementar. “Konkretisht, projektakti synon, që t’i japë mundësi punonjësve të Policisë së Shtetit me një karrierë të gjatë në këtë strukturë, që të përfitojnë pension shërbimi në rast se dëshirojnë që të ndërpresin marrëdhënien e punës përpara plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie. Nga ana tjetër, propozimet e këtij projektakti synojnë uljen e moshës mesatare të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke siguruar kështu, një polici më aktive dhe efiçente në luftën kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrave të rendit e sigurisë publike”, thuhet në relacion.

Kushtet dhe përfitimi

Në nenin 6 përcaktohen dhe kushtet për përfitimin e pensionit të shërbimit. Sipas këtij neni, punonjësi i Policisë së Shtetit, me kërkesën e tij dhe me miratim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, fiton të drejtën e pensionit të shërbimit, kur: Plotëson 25 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit me gradë policore dhe ka mbushur moshën 55 vjeç. Masa e pensionit të shërbimit për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit është 65 % (për qind) e pagës mesatare referuese neto sipas viteve të qëndrimit në strukturave policore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim mbi 25 vite, në strukturat policore, masa e pensionit të shërbimit e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, shtohet me 1 % të pagës mesatare referuese neto. Sipas ligjit, shuma e pensionit të shërbimit nuk duhet të kalojë 75 % të pagës mesatare referuese neto. Më tej theksohet se punonjësi i policisë, që plotëson kushtet, përfiton pension shërbimi, pa u trajtuar me pagesë kalimtare apo pension të parakohshëm, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.

Periudha e sigurimit dhe kontributet

Në ligj theksohet se periudha e trajtimit me pension shërbimi njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie, invaliditeti e familjar, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kontributi për këto periudha përballohet nga Buxheti i Shtetit dhe derdhet në bazë të pagës mujore sipas së cilës është llogaritur përfitimi mujor, i indeksuar çdo vit me koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar, por në çdo rast, brenda kufijve të pagës minimale dhe maksimale, të caktuar nga Këshilli i Ministrave, për efekt të pagesës së kontributeve të detyrueshme.