BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Ekonomia

Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues në çdo qytet

Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues

Agjencia e Shtetërore e Kadastrës ka publikuar dje listën me 535 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. Përfituesit janë në gjithë zonat përreth Tiranës, në Pogradec, në Krujë etj. Përmes këtij publikimi Kadastra njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave në zonat ku jetojnë për të tërhequr certifikatën e legalizimit. Kështu, ata do mund ta gëzojnë të plotë pronën e tyre pa u përballur më me problem të tjera. Procedurat për marrjen e certifikatës së legalizimit do të ndiqen nga zyrat kadastrale, të cilat dorëzojnë dosjen e plotë në Hipotekë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, aplikuesi duhet vetëm do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m². Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Në njoftimin e Kadastrës thuhet se, të gjitha zyrat kadastrale në çdo qytet duhet të informojnë dhe afishojnë publikisht informacionet për procedurat dhe kriteret në procesin e legalizimit, për qytetarët që duan të aplikojnë. “Drejtoria vendore e ASHK Berat, Pogradec, Tiranë Jug, dhe Krujë bën afishimin publik për qytetarët, në zbatim të VKM nr. 1040 date 25.11.2020 “Përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit, për ndërtime pa leje” ka marrë në shqyrtim kërkesën e qytetareve të mëposhtëm. Publikimi i kërkesave për afishim të subjekteve që po trajtohen nga ASHK bëhet për një periudhë 30 ditore. Bashkëlidhur po vendosin në dispozicion listën e subjekteve përfitues”, sqaron Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Legalizimet drejt mbylljes

Procesi i legalizimit ka qenë prioritar për Kadastrën gjatë vitit 2020, pasi synimi është që ky proces të mbyllet sa më shpejt, për të mos zvarritur më qytetarët, kështu iu hapet rrugë dhe shumë proceseve të tjera. Këto lehtësira kanë ardhur nga drafti për legalizimet, që u miratua në 2020. Më parë drafti u kontestua edhe nga Komisioni i Venecias dhe tashmë është i riformuluar. Në finale, ky draft synon që brenda një afati të caktuar të regjistrojë të gjitha pronat e paregjistruara në Republikën e Shqipërisë. Në një njoftim të saj, Kadastra ka theksuar se procesi i legalizimit mbetet një sfidë më vete për përmbylljen sa më shpejt të tij. “Kjo sfidë përbëhet: nga përfundimi i procesit të pajisjes me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) të atyre familjeve dhe kategorive për të cilat ende nuk është bërë; nga ajo që është më kryesorja, regjistrimi dhe certifikimi i gjithë pronës në fshat. Ndër të tjera, ligji 20/2020 shfuqizonte edhe ligjin e famshëm të vitit 2008, “Për verifikimin e titujve të pronësisë””, njofton Kadastra. U bënë këto ndryshime sepse, deri në 2020 ngërçi me pronat është krijuar nga ligjet e shumta që janë hartuar për këtë problem. Specifikisht, Kadastra ka sqaruar se, thelbi i ligjit është që, të gjithë ato procese transitore t’i mbledhim në një ligj dhe t’i mbyllim një orë e më parë, për të shuar të gjitha ligjet e veçanta që duke qenë të veçanta kanë krijuar gjithë kakofoninë legjislative dhe në terren, duke sjellë mbivendosje dhe duke sjellë pesë pronarë për një truall.