BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Ekonomia

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore vazhdon të shqyrtojë aplikimet për pension shtesë të bërë nga naftëtarët, minatorët dhe metalurgët. Mbi një vit rresht instituti ka zbardhur dhe ka publikuar emrat e mijëra punonjësve të nëntokës, që përfitojnë pension suplementar në bazë të ligjit të miratuar në maj të 2019. Ndërkohë ditën e djeshme janë zbardhur emrat e 191 naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve në të gjithë vendin, përfitues të pensionit suplementar. Qeveria kishte parashikuar shqyrtimet e aplikimeve të mbylleshin më parë, por pandemia ka dhënë ndikimin e saj, pavarësisht se zyrat që merren me këtë çështjen kanë vijuar punën e tyre edhe gjatë kohës së izolimit. Gjithsesi, ISSH përmes njoftimit të publikuar garanton të gjithë qytetarët që kanë dorëzuar aplikimet se do të marrin paratë që iu takojnë, nga ana tjetër iu ka bërë thirrje atyre që kanë pasur probleme me dokumentacionin t’i verifikojnë dhe njëherë ato, që në një herë të dytë të kalojnë të kontrollohen për t’u shpallur fitues. Referuar të dhënave të publikuara përfituesit u përkasin qyteteve si: Tirana, Fieri, Kukësi, Korça, Berati, Dibra, Mallakastra, Pogradeci, Vlora, Saranda, Kurbini, Durrësi, Lushnja dhe Mirëdita. Nisur nga fakti se në këto muajt e fundit, ISSH ka shfaqur vonesa në publikimin e listave qytetarët shqetësoheshin duke menduar se ky proces u mbyll. Por, në publikimin e fundit, ISSH bëri të ditur se procesi i shqyrtimit të dokumenteve vijon dhe se ka me qindra të tjerë që do të zbardhen së shpejti. Kujtojmë këtu se, sipas ligjit, të tre kategoritë përfitojnë pension përpara moshës ligjore të daljes në pension deri në 10 vjet, ndërsa masa e përfitimit të shtesës mbi pensionin e pleqërisë do të jetë në funksion të viteve të punës dhe koeficientit shtesë, që kanë përfituesit sipas këtij ligji në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe në metalurgji. Ndërkohë, sipas projektligjit pension shtesë do të përfitojnë minatorët që kanë 12.5 vite punë nën tokë, ndërsa për punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit si dhe metalurgët kjo periudhë është 20 vjet. Për gratë që kanë punuar në këto të fundit, periudha e punës është 15 vjet. Për minatorët shtesa e pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, ndërsa për 2 kategoritë e tjera 0.6%.Gjithashtu, ligji i ri përcakton se për të përfituar, minatorët duhet të mbushin 55 vjeç, ndërsa naftëtarët dhe metalurgët 60 vjeç.

Shtesa për pensionistët e rinj

Në ligjin për këtë çështje përcaktohet se, duke u bazuar në vjetërsinë minimale në profesion, për të përfituar këto trajtime suplementare, del që minatorët minimalisht do të përfitojnë shtesë 12.5% , ndërsa naftëtarët dhe metalurgët 12%. Pra, nga dalja para kohe në pension dhe shtesa mbi pension, këto kategori përfitojnë rreth 19-20% më shumë se para këtij ligji. Për pensionistët e rinj, si minatorë, kjo shtesë do të jetë edhe rreth 1400 më tepër si rezultat i uljes së vjetërsisë për të dalë në pension të plotë. Më tej ligji sqaron se, përfitimet e premtuara në statusin e naftëtarit nuk bazohen në kontribute të paguara, por në përfitime që subvencionohen totalisht nga taksat e përgjithshme. Në ndryshimet në ligj përfshihen edhe invalidët e punës. Për invalidët që janë bërë të tillë për shkak të një aksidenti në punë apo një sëmundje profesionale dhe për këtë shkak kanë më pak vjetërsi në profesion se vjetërsia e parashikuar në ligj, vjetërsia për minatorët do të llogaritet me 5 vjet punë në nëntokë dhe për naftëtarët dhe metalurgët me 20 vjet punë. Për këtë përfitim së bashku me dokumentacionin për aplikim, pensionisti duhet të dorëzojë edhe këto dokumente që vërtetojnë që është invalid; libreza e punës; vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; vërtetim për periudhën e sigurimit; vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë; çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë; vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës.

Ja emrat që përfitojnë shtesë pensioni

BERAT

Llazar Cupros

Shkëlqim Agaj

DIBËR

Ramazan Kadiu

 Adnan Koçi

DURRËS

Skender Lamnica

Ndok Locaj

Vasilika Dulaku

Ramiz Fili

 Ali Gjozi

Skender Lushaj

Xhevair Myftaraj

 Venetike Zotaj

Hajdar Balliu

Qazim Ozuni

 Ramazan Çiku

Skender Koka

Enver Petova

Xhelal Noka

ELBASAN

Avni Lumani

Hysen Shevroja

Muhamet Ramaj

 Rozina Isaj

Ali Hasa

Qerim Gurra

Ali Kllogjri

Xhevit Hoxha

Xhelal Teqja

FIER

Përparim Shehaj

Marjanthi Hasanbelliu

Bardhul Merkaj

 

Mystehak Çakaj

Arqile Çapo

Dhurata Hysaj

 Adriana Poro

Sulo Xhemalaj

Flamur Muçaj

Ali Vathi

Ligor Pepa

Vjollca Kondi

Marie Hoxha

Jani Gjika

Vladimir Nushi

Aleksandër Vrushi

Sulo Seitaj

Natasha Mihali

Sotiraq Ziu

Skender Filaj

Vasil Prifti

Haxhi Gorica

Agron Hoxhaj

Besnik Hysi

Petrit Yzeiraj

Pavlina Pjetri

Nexhmije Sulovari

Avni Dervishi

Mimoza Vasa

Fiqirete Ahmeti

Barjam Binjaku

Faik Ferra

Jetnor Liçaj

Faik Hoxhaj

Agim Hysenj

Bashkim Belulaj

Dashuri Meraj

Thanas Spiro

Ilirjan Peshkëpia

Liri Godaj

Venetike Shametaj

Besim Kapaj

Astrit Hoxha

Safet Kanushi

Përparim Siqeca

 Riza Ago

Pandeli Marko

Fuat Toro

Luan Oxa

Flamur Mataj

Vasil Duka

Bilbil Bozhaj

Myqerem Jaupaj

Pellumb Yzeiraj

Mbete Hajdari

Daniel Shkokota

 Fatbardha Hysenaj

Vladimir Çepele

Erfane Çano

Perrie Shehaj

Anastasia Jaupaj

Nexhmie Hoxha

Zhaneta Gishto

Violeta Sinani

Astrit Hatija

Zenel Shurdha

Ylli Memlikaj

 Llazar Prifti

Hazmi Hazizaj

Dhimitraq Goga

Vasil Prifti

Behar Cjapi

Hajdar Grëmi

MALLAKASTËR

Kujtim Veizaj

Faslli Hoxhaj

Adem Merdanaj

Gramoz Shehaj

Selam Ymeraj

Sami Saliaj

Gëzim Barjamaj

Fëllëzë Mejdani

Hair Skënderaj

Bashkim Muçaj

Difi Çelaj

GJIROKASTËR

Ziadet Sinanaj

Ylli Shehu

KORÇË

 Vasil Zoja

Thanas Dhespollari

POGRADEC

Nexhat Dumani

 Vasfi Topalli

Skender Abasllari

KUKËS

 Qamil Neza

Maliq Sula

Fadil Shehu

Skënder Durollari

Meriman Cenaj

KURBIN

Pal Daçi

Kujtim Lazri

MIRDITË

Mark Gjeçi

Pal Përleka

SHKODËR

Kujtim Hajredini

Martin Sukullari

Bashkim Lleshi

TIRANË

Petrit Kutrolli

Sabri Shehaj

Luljeta Hyseni

Hajri Shehu

Haxhi Kodra

Arqile Cuca

Piro Beu

Berti Tona

Mustafa Memaj

Myrteza Çaushi

Jaho Saraçi

Imer Jata

Lek Hajdari

Demir Hasaj

Ali Zaimi

Hidajete Hysi

Lefter Jani

Besim Trezhnjeva

Beqir Haklaj

Nazif Kapaj

Rexhep Kamberaj

Maksim Likaj

Bashkim Sulaj

Manushaqe Fejzaj

Hodo Durmishi

Selim Joca

Sali Rexha

Sugare Qokaj

Rexhep Muzhaqi

Liman Muça

Ramadan Kordhaku

Petrit Xheleka

Liri Salija

Meleq Hamolli

Gezim Bali

Ali Deda

Sotir Losha

Batin Lala

Skënder Lala

Fetah Koldashi

Alush Haklaj

Sulejman Biçi

Ruzhdi Vejzi

Isa Domi

Zija Xhakoni

Sami Nenaj

Halil Roshi

Andoneta Mëhilli

Pëllumb Hazizaj

VLORË

Shadie Xhaferi

Myrte Elmazaj

Halim Lloja

Remzi Canaj

Liko Zotaj

Tomor Agalliu

Fitim Muçaj

Pasho Bejaj

SARANDË

Jollanda Koka

Xhafer Caca

Vasil Nikuli

Eli Nasto