
Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Zbardhet lista e radhës, 188 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Dhjetor 2020

Instituti i Sigurimeve Shoqërore vazhdon me shpërndarjen e pensionit suplementar për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët në vend. Ditën e djeshme ISSH ka publikuar listën e radhës me emrat e plot 188 individëve që do të përfitojnë pension shtesë. Si institucion përgjegjës, ISSH ka mbledhur dokumentacionin nevojshme, i ka shqyrtuar ato e më pas ka vendosur numrin e saktë të personave që përfitojnë nga ligji për trajtimin financiar të punonjësve të nëntokës. Duke qenë se qëllimi i ligjit është trajtimi financiar për të gjithë punonjësit e nëntokës, duke përfshirë edhe e ata të cilët nuk kanë derdhur kontribute për përfitim pensioni, ndryshimet e bëra parashikojnë që; në pesë vitet e para, kjo shtesë do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe kostoja e përllogaritur është 140 milionë dollarë. Sipas ligjit, me pensione suplementare do të trajtohen ata që kanë punuar në industrinë shtetërore dhe që punojnë në sektorin privat, por parashikohet që në vijimësi punëdhënësit të paguajnë kontribute shtesë në masën 5%. Me këto kontribute parashikohet që të ulet gradualisht ngarkesa financiare nga buxheti i shtetit. Që prej 2019 ISSH ka publikuar vazhdimisht emrat e përfituesve pasi janë shqyrtuar dokumentet e aplikimit të dorëzuara nga vetë naftëtarët, minatorët dhe metalurgët. Personat që kanë emrin në listë e radhës do të përfitojnë këtë shumë bazuar në ligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Sakaq sipas këtij ligji trajtim me pension suplementar përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë punuar dhe punojnë në industrinë e naftës dhe gazit. Në këtë ligj e përfitojnë edhe ata persona që janë të aksidentuar në punë, pavarësisht kohës së punës në këtë industri. Personat që përfitojnë statusin, sipas përcaktimeve me ligj, pajisen me dëshmi zyrtare identifikuese, të përcaktuar nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Ligji u njeh përfitim të gjithë naftëtarëve që kanë dalë në pension dhe sipas viteve të vjetërsisë në punë do përfitojnë nga 1-40% shtesë në masën e pensionit që marrin aktualisht.
Përfitojnë dhe familjarët
Ligji për pensionet suplementare ka hartuar edhe një skemë, e cila përshin si përfitues edhe familjarët e ish-punonjësve që nuk jetojnë më. Sipas rregullave të paraqitur në ligj, përfitojnë pensione familjare nga personi që vdes, që përfitonte ose kishte kushtet për pension shtetëror suplementar sipas këtij ligji, këta persona në ngarkim: bashkëshorti pasjetues, jetimi dhe kur kanë plotësuar kushtet për pension familjar sipas ligjit për sigurimet shoqërore. Ndërkaq masa e pensionit që përfitojnë secila nga kategoritë e lartpërmendura janë: 50% për bashkëshortin pasjetues; dhe 25% për jetimin. Kur nuk merret pensioni i parashikuar në nenin për jetim të plotë, masa e pensionit është 50 për qind. Masa e pensionit suplementar familjar nuk mund të jetë më e lartë se pensioni suplementar që kishte. Ligji parashikon përftim shtesë me 40% të pensionit suplementar për ata persona të aksidentuar në shërbim dhe deklarohen invalidë të përhershëm. Në këtë listë përfituesit u përkasin qyteteve si Fier, Kurbin, Tiranë, Vlorë, Lushnje dhe Mallakastër. Të gjithë përfituesit mund ta tërheqin shumën që u takon në postën pranë banimit ose shuma u kalon menjëherë në llogaritë e tyre bankare, për ata të cilët e disponojnë dhe e kanë të deklaruar pranë ISSH një të tillë. Të dhënat e deritanishme të publikuar nga ISSH, tregojnë se përfitimi i këtyre profesioneve është disa herë më i lartë se i profesioneve pa trajtim të veçantë. Kështu, për një minator koeficienti i përfitimit është 332%. Për naftëtarin dhe metalurgun, ky koeficient përfitimi është 179%. Ndërkohë ky raport për pensionet e punëve jo të vështira është rreth 100%, për shembull për mësuesit koeficienti i përfitimit regjistrohet në 97%. Sistemi i pensioneve dhe çdo përfitim social i kësaj natyre, kërkon mbulim me kontribute dhe për faktin se ish-punonjësit e nëntokës në trajtim financiar të veçantë, apo të papunë dhe pa mbështetje sociale me kushte të plotësuara, nuk kishin periudha të mbuluara me kontribute me shtesë, për përfitime të parakohshme, është përcaktuar një kontribut shtesë prej 5% që paguhet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit aktualë, si dhe financime buxhetore për mbulimin e përfitimeve aktuale si dhe pjesë të efektit financiar që nuk mbulohet nga kontributi shtesë.
Ja lista me emrat që do përfitojnë trajtim suplementar
FIER
Hasan Myrta
Agim Petro
Edmond Levanaj
Astrit Muhametaj
Pavlina Kalemaj
Kristaq Sinani
Xhevdet Brakaj
Petrit Gjokaj
Petrit Çobaj
Sifi Gjini
Margarita Nashi
Kadri Bobo
Vangjel Çoadari
Vladimir Osmënaj
Engjëllushe Kasa
Themi Gjoni
Meçan Muçaj
Kostandin Boçova
Llazar Monka
Sotiraq Bitri
Sotiraq Nilo
Shaban Ereqi
Llukë Angjeli
Bashkime Merko
Vendim Sitaj
Lulzim Kondaj
Kastriot Gishti
Irakli Marku
Theodhor Sheqi
Rrapi Shurdha
Haris Fistaj
Aristir Dushi
Gori Janka
Pavllo Dhimogjini
Ramadan Gremaj
Pellumb Memsuri
Themi Suku
Sotir Pipa
Kastriot Shpata
Maksim Çuko
Rrapi Shahini
Namik Metushi
Menekshe Gergali
Naun Zarka
Vasil Dhanili
Dhimitraq Bushi
Hekuran Kamxhiu
Andon Goga
Kozma Bozo
Asllan Dosti
Margarita Aleksi
Fatmir Skëndaj
Vasil Madhi
Lefter Meçaj
Feim Muskaj
Xhelal Nuhaj
Fuat Rapaj
Lutfije Dalipi
Zybejde Meçi
Todi Semini
Petrit Nebiu
Dhioleta Yzeiraj
Kristaq Doni
Piro Miloti
Kristaq Golloshi
Sadete Kalemaj
Nasi Tika
Nuredin Ruko
File Sinollaraj
Xhelo Senkaj
Haxhi Laçi
Kastriot Pashaj
Kastriot Bendaj
Gezim Nuhaj
Qani Haxhiaj
Hasan Peqini
Pëllumb Kita
Gezim Mehmeti
Beqar Faslliaj
Kujtim Bregu
Vasillaq Stefa
Tajar Ferataj
Isa Kripa
Kastriot Agaj
Figan Salianji
Joti Goga
Xhevair Abedinaj
Qazim Shurdha
Vasil Nushi
Rrahman Tafa
Fadil Grembi
LUSHNJE
Marko Kuqi
Bashkim Prifti
Arqile Sota
Peçi Bushi
Gani Topi
MALLAKASTËR
Xhelal Behaj
Zenel Hodaj
Syrja Saliaj
Myzafer Tato
Muharrem Lamaj
Bujar Çelaj
Enver Xhaferraj
Refije Zykaj
Vladimir Myftaraj
KURBIN
Zef Rica
Pranvera Matlija
TIRANË
Fetah Agaraj
Anastas Xhani
Vladimir Kondakçiu
Tajar Hysi
Agim Disha
Ali Kasaj
Xhemil Lindraku
Kristaq Deçolli
Xhelal Tahiri
VLORË
Resmi Arapaj
Kimet Rrapaj
Petrit Imeraj
Rexhep Tozaj
Sezai Rrapaj
Shkëlqim Shehu
Elham Aliraj
Gjergji Qerimi
Filip Bifsha
Manol Kabuci
Neim Dano
Sofi Bashaj
Hiqmet Hoxhaj
Thoma Nasaj
Flamur Heqimi
Andon Nakaj
Ismail Jazaj
Sheme Hasanaj
Kostandin Bejaj
Fadil Duraj
Rajmonda Veshaj
Ramis Sinademi
Fiqirete Islami
Fize Janko
Bashkim Cakaj
Muamet Shehaj
Tafil Ribaj
Nexhat Hoxha
Myftar Çelaj
Aishe Biraçi
Hajro Miftaraj
Xhelil Xhelilaj
Sabri Çapuri
Kostandin Papa
Viktor Manaj
Sigfrid Sulstarova
Selfo Koçiraj
Filip Strakosha
Spiro Ruci
Perikli Gjikuria
Dule Shenaj
Anastas Stoli
Shaip Ferko
Kozma Islamaj
Vasiliqi Stoli
Aleksandra Gjinuci
Sulo Çeloaliaj
Kozma Nakaj
Asllan Merkaj
Esat Myrtaj
Mihal Petraj
Divit Ormënaj
Latif Imeraj
Kristaq Qirjaj
Elmas Caushaj
Perllat Gjataj
Maksim Hitaj
Maliq Haxhiaj
Dhimitër Çuko
Agim Fisheku
Eleni Dhimolea
Razip Hakani
Spiro Bonjako
Shkëlqim Mukaj
Maksim Dervishaj
Shqiponja Doga
Hajre Delaj
Neshet Azizaj
Aqif Topi
Bedri Rrapaj
Petrit Çela
Llazar Balliu
Më të lexuarat


Këmbimi valutor / Euro sot në rritje

Miratohen ndryshime në buxhet, viti 2020 mbyllet me rënie ekonomike 4.4 për qind, borxhi shkon 79 për qind

Zbardhen detajet, ja kategoritë që përfitojnë nga shtyrja me 3 muaj e kolaudimit, nuk ka falje të taksave

Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Ja me sa këmbehet valuta sot!

ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do vijojë të mbetet problematik, kufizim shpenzimesh për të ulur borxhin

BB dhe FMN jo shumë optimiste për rritjen e ekonomisë gjatë 2021, kërkohet kujdes me fondet dhe borxhin

Bllokohet ligji për amnistinë fiskale, Kuvendi nuk fut në kalendarin e punimeve nismën e qeverisë

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton
