BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Zbardhet lista e radhës, 226 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Zbardhet lista e radhës, 226 naftëtarë, minatorë dhe

Plot 226 emrat naftëtarësh, minatorësh dhe metalurgësh përmban lista e radhës e publikuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ish-punonjësit e minierave dhe rafinerive të naftës do të përfitojnë pension shtesë për shkak të llojit të rëndë të punës që kanë kryer në bazë të ligjit nr. 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, i miratuar në maj të vitit të shkuar. Nga aplikimet e shqyrtuara janë shpallur fitues nga të gjitha qytetet e vendit, ndërsa përmendim këtu: Tiranë, Fier, Berat, Lushnjë, Kuçovë, Sarandë, Korçë, Durrës, Lezhë, Skrapar, Pogradec dhe të tjerë. Në veçanti në këtë ligj është miratuar edhe çështja e minatorëve, të cilët më parë nuk përfitonin trajtim financiar të mbuluar nga shteti pavarësisht punës së vështirë për shkak të moshës që përcaktonte ligji i mëparshëm për daljen në pension dhe mungesës së sigurimeve. Kështu, për të mbështetur këtë kategori ligji i 2019 vendosi që edhe minatorët do të pension të parakohshëm dhe shtesë pensioni të financuar nga buxheti i shtetit. Kjo skemë e daljes në pension të parakohshëm do të zhvillohet edhe për ata që dalin në pension në 4 vitet e ardhshme. “Duke konsideruar punën në miniera një punë shumë të vështirë, precedentët e krijuar si për trajtimet financiare të parakohshme ashtu edhe përfitimet shtesë nga pensioni i pleqërisë, pavarësisht se rreth 16 mijë përfitues aktualë kanë nga 18 deri në 25 vjet që trajtohen me pensione nga sigurimet shoqërore ose trajtime të veçanta financiare, projektligji parashikon, vazhdimin e pensioneve të parakohshme të mbuluar me kontribute shtesë dhe nga buxheti, si dhe vendosjen e një skeme trajtimi financiar shtesë mbi pension që varet nga vitet e punës në nëntokë e cila për të gjithë përfituesit aktualë dhe të atyre në 5 vitet e ardhshme, mbetet të financohet pothuajse totalisht nga buxheti”, thuhet në relacionin shpjegues. Lehtësimi nga pagesa e sigurimeve Gjithashtu, në këtë projektligj parashikohet që i gjithë spektri i periudhave të sigurimit në profesione pune shumë të vështira si në industrinë e naftës dhe të gazit, ashtu edhe në metalurgji të kenë një trajtim financiar të njëjtë. Për këto arsye projekti i paraqitur parashikon, ndarjen e përfitimeve në fushën e sigurimeve shoqërore dhe trajtimeve mbi pension, nga dispozitat që përcaktojnë një status të veçantë për industrinë e naftës dhe të gazit. Duke u fokusuar në parimin e dhënies së një trajtimi të veçantë financiar, i cili për përfituesit aktualë është totalisht i pambuluar me kontribute, i adresuar për profesione shumë të vështira, projekti që paraqitet për shqyrtim e miratim përjashton nga përfitimi punonjësit e industrisë mekanike të naftës. I gjithë sistemi i ndërmarrjeve apo industrive ka pasur ofiçina mekanike me dhjetëra lloje profesionesh, të cilat pavarësisht se u përkisnin degëve të ndryshme të ekonomisë, kryenin të njëjtën punë me të njëjtën shkallë vështirësie dhe me të njëjtin sistem të pagave. Vendosja dhe mbajtja e përfitimeve për këtë kategori do të sillte diferencime shumë të mëdha dhe padrejtësi ndërmjet kategorive të përfituesve. Në këtë ligj, pikërisht vendosja e një skeme të njëjtë trajtimi, për të gjithë kategoritë e punëve dhe pensioneve tepër të vështira është i vetmi parim që justifikon përdorimin e fondeve buxhetore për mbulimin e pagesave, për më tepër të pagesave shtesë. Gjithashtu, projekti i paraqitur fokusohet në saktësimin dhe zgjidhjen e disa problematikave që kanë dalë në procesin e identifikimit të personave që kanë punuar në industrinë e naftës dhe të gazit, verifikimin dhe plotësimin e dokumentacionit të tyre, për të realizuar dhënien e statusit dhe si pasojë të përfitimeve financiare që rrjedhin prej tij në fushën e pagave, pensioneve apo përfitimeve të tjera.

Më të lexuarat