Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Ekonomia

Zbardhet lista e radhës, ja 1.260 naftëtarët, metalurgët dhe minatorët që do të përfitojnë pension suplementar, emrat sipas qyteteve

Zbardhet lista e radhës, ja 1.260 naftëtarët, metalurgët dhe

Qeveria vazhdon të shpërndajë fondin e pensioneve suplementare për punonjësit e nëntokës. Ditën e djeshme është zbardhur dhe lista e gjashte e naftëtarëve, metalurgëve dhe minatorëve që përfitojnë pension suplementar. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka paraqitur emrat e mbi 1200 përfituesve nga; Bulqiza, Tirana, Berati, Tropojë dhe disa qytete tjerë të vendit. Referuar ligjit të miratuar në maj të këtij viti nga Këshilli i Ministrave, në total do përfitojnë benefitet të drejtpërdrejta sociale dhe ekonomike rreth 13,300 minatorë të nëntokës me një vlerë mbi 530 milionë lekë në vit, 7,600 naftëtarë me një efekt financiar vjetor rreth 750 milionë lekë dhe 2,500 metalurgë dhe familjet e tyre 250 milionë lekë, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre tashmë janë trajtuar financiarisht. Deri më tani kanë përfituar trajtim financiar rreth 2,906 përfitues nga ligji, ndërkohë që u shtohen edhe 1260 përfitues nga lista e fundit. Ndër të tjera në ligj sqarohet se përfitojnë shtesë mbi pensionin e pleqërisë ish-punonjësit, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, përfitojnë shtesë pensioni për çdo vit periudhe sigurimi në profesion: punonjësit e nëntokës, 1% të masës së pensionit të pleqërisë, punonjësit e industrinë së naftës e të gazit dhe punonjësit e metalurgjisë, 0.6% të masës së pensionit të pleqërisë; të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj. Në ligj tregohet qartë se naftëtarët, metalurgët dhe minatorët kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension kur kanë periudhë sigurimi në profesion, punonjësit e nëntokës 12.5 vjet, punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit, burrat 20 vjet, gratë 15 vjet, punonjësit e metalurgjisë; burrat 20 vjet, gratë 15 vjet. Gjithashtu, punonjësit e këtyre industrive kanë të drejtën e trajtimit me pension për shkak të profesionit, deri në 15 vite përpara moshës së pensionit nga skema e detyrueshme. Ndërkohë të gjithë punonjësit që pretendojnë të përfitojnë nga ky ligj duhet të disponojnë këto dokumente; fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i nënshkruar nga vetë personi; vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve; librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna; vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira; vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak; çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni, i njohur nga ligji për këtë çështje. 

Listën e plotë e gjeni tek Gazeta "SOT" print.