BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e
x

Ekonomia

Zbardhet lista e radhës, ja 924 emrat që do të përfitojnë pension suplementar, nga minatorët e naftëtarët, deri te metalurgët

Zbardhet lista e radhës, ja 924 emrat që do të

Zbardhet lista e naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë pension suplementar në 32 qytete të vendit. Ditën e djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërorë ka publikuar listën e radhës me plot 924 emra përfitues të trajtimit financiar nga skema e pensioneve suplementare. Pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të veçanta, minatorëve, naftëtarët dhe metalurgët”, në maj të 2019, ISSH menjëherë ka filluar zbardhjen e dokumenteve të duhura për përcaktimin e punëtorëve që do të përfitonin pension shtesë. Ndërkaq është përcaktuar një shtesë mbi pension për kategoritë e lartpërmendura. Respektivisht për minatorët 1% të pensionit të pleqërisë për çdo vit pune në nëntokë dhe për naftëtarët e metalurgët 0,6% e pensionit për çdo vit pune në këto profesione.

Ndërsa, bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%.Për sa i përket pensionistëve aktualë, shtesa llogaritet në 2900 lekë në muaj, kurse për ata të rinj, edhe 1400 më tepër, si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension. Në përfundim, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë. Ndryshimet e sjella nga ligji i ri përkojnë gjithashtu me statusin që mban secila nga kategoritë e punës. Më konkretisht që prej korrikut të 2019 naftëtarët janë trajtuar në të njëjtat kushte si minatorët dhe metalurgët.

Ky ndryshim për shkak se vendimet e mëparshme ishin të ndërmarra pa realizimin e ndo një studimi të mirëfilltë dhe shkaktonin pabarazi dhe kosto për punonjësit që pretendojnë të përfitojnë pension suplementar. Në industrinë e naftës numri i personave që përfitojnë arrin në rreth 7000 punonjës, me një efekt financiar vjetor rreth 750 milionë lekë. Numri i përfituesve minatorë parashikohet të jetë rreth 16 mijë persona dhe efekti përllogaritet rreth 530 milionë lekë në vit ndërsa për metalurgjinë, numri i përfituesve parashikohet të jetë rreth 2500 me një efekt financiar rreth 250 milionë lekë”. Pra, nga ky projektligj pritet të përfitojnë në total rreth 25.500 persona.

Listën e plotë e gjeni tek Gazeta 'SOT' print.