BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Zbardhet lista e radhës, ja naftëtarët, minatorët e metalurgët që marrin shtesë pensioni, 155 emrat e ndarë sipas qyteteve

Zbardhet lista e radhës, ja naftëtarët, minatorët e

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dje listën me emrat e naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë trajtim shtesë të pensionit. Sipas njoftimit, janë plotë 155 aplikantë që u është aprovuar kërkesa dhe do të marrin pension të parakohshëm. Naftëtarët dhe minatorët që do trajtohen me pension suplementar nga kjo listë e radhës janë nga vendet si: Tirana, Durrësi, Tropoja, Lushnja, Fieri, Dibra, Pogradeci dhe Mallakastra. Këtë shtesë pensioni aplikantët që u është publikuar emri e përfitojnë në bazë të ligjit të ndryshuar Projektligji për “Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të veçanta, minatorëve, naftëtarët dhe metalurgët”, i cili synon të mbulojë me përfitim përpara mbushjes së moshës për pension dhe përfitime shtesë mbi ato që akordohen në ligjin aktual për këto tri kategori. Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12,5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%.Për sa i përket pensionistëve aktualë, shtesa llogaritet në 2900 lekë në muaj, kurse për ata të rinj, edhe 1400 më tepër, si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension. Koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3,4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1,57 lekë. E gjithë kjo bëhet në kuadër të planit të qeverisë për të mbështetur financiarisht këto kategori të punëve të rënda. Sigurisht bazuar në vjetërsinë e punës dhe kategorisë që i përkasin, Kjo do të thotë se sa më shumë vite pune, aq më i lartë edhe përfitimi. Në argumentimin që i është bërë ligjit, thuhet se një minator që merr mesatarisht 23 mijë lekë pension, do të marrë një shtesë, e cila shkon deri në 4300 lekë në muaj. E njëjta gjë vlen edhe për metalurgët dhe naftëtarët, për të cilët rritja varion nga 9 për qind deri në 12 për qind.

Kushtet e përfitimit

Që me miratimin e ligjit të fillim të 2019, qeveria i ka bërë të qarta edhe kushtet kur mund të përfitohet. Përveç pragut kontributiv, që për minatorët është 12.5 vite dhe për naftëtarët dhe metalurgët 15 vite për gratë dhe 20 vite për burrat, është caktuar edhe një kusht tjetër, mosha e daljes në pension. Në këtë mënyrë, duhet që pensionistët që i përkasin këtyre tri kategorive, të kenë mbushur moshën e daljes në pension të përcaktuar në ligjin për sigurimet shoqërore, pra, 65 vjeç për burrat dhe 61-63 vjeç për gratë. Përjashtim bëjnë pensionet e lidhura pas vitit 2014, kjo sepse masa e përfitimit për ta është e ulët. Ndër të tjera bëhet e qartë se, në vitet e përgjithshme të sigurimit, përveç punës në industrinë minerare dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore apo në sektorin privat, janë përfshirë edhe puna në ish-kooperativa, vetëpunësimi në bujqësi si dhe koha e trajtimit të tyre me pagesë papunësie, në asistencë apo në trajtim financiar të veçantë, periudha, për të cilat është paguar kontribut minimal nga vetë përfituesit ose janë mbuluar me kontribute minimale nga shteti. Punonjësit e nëntokës, të cilët kanë dalë në pension para vitit 2015 duhet të drejtohen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar shtesë mbi pagesat mujore. Kjo falë një vendimi që mban datën 11 nëntor 2019 e që ka hyrë në fuqi 5 ditë më parë. Për të përfituar pension për shkak të profesionit, personat që plotësojnë kushtet sipas ligjit, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore, plotësojnë dhe dorëzojnë në strukturat vendore të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ose në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore kërkesën për caktim pensioni sipas formatit të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore; Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, i nënshkruar nga vetë personi; Vërtetimin e zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneraliteteve; Librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; Vërtetimin për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare nga puna; Vërtetimin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira; Vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për burrat); Çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës.

Ja lista me emrat e naftëtarëve dhe metalurgëve që përfitojnë pension suplementar

KUÇOVË

Vasil Dhame

Albert Salca

Merita Xhaxha

DIBËR

Frrok Daçi

Abaz Pepa

DURRËS

Vesel Masha

Sahit Bajri

ELBASAN

Ristulla Çufe

Sadush Hyseni

Skënder Kosumaj

Jorgji Dulja

Enver Metani

Agim Kaçkini

 Xhemil Alizoti

Xhevit Hoxhaj

Nezir Lleshi

Zyra Tahiri

Vasil Bërdufi

Afërdita Qoshku

Gavrosh Ndria

Agim Tako

 Naun Bodurri

Mehedi Karina

FIER

Nadir Çraga

Fatmir Begaj

Lavdim Resuli

Llukan Nito

Kostandin Semanjaku

Shqiponja Dalipi

Sefret Begaj

Përparim Jaupaj

Kasëm Hyseni

Hajri Muho

Bilbil Sehitaj

Agur Skënderaj

Thoma Bushi

Nasi Golloshi

Nezir Tafa

Skënder Hajdinaj

Nuri Heqimaj

Marika Kurizo

Islam Alushaj

Kristaq Allkanjari

Halit Zeqo

Kosta Seferi

Sadedin Yzeiraj

Ferik Buzi

Dine Qojdeshi

Myftar Rexhepi

Vasil Marku

Floresha Koliçi

Elmas Agaraj

 Agim Bushi

Sotir Gushi

Shaban Ahmetaj

Jaho Rexhepi

Pelivan Manaj

Pasho Seitaj

Fadil Çobaj

Vangjel Golloshi

Ramazan Metaj

Agim Hoxha

Petrit Sinanaj

Nuredin Toska

Vasil Leçka

Ndoni Toli

Jorgji Kaçeli

Trifon Prifti

Agim Dulla

Baftjar Çepele

LUSHNJE

Vangjel Mita

Isuf Braholli

Enver Ismaili

Brahim Çinari

MALLAKASTËR

 selfo kalemaj

nexhip nuhaj

andonka malaj

POGRADEC

Petrit Buna

Fejzi Muçi

KUKËS

Shaqir Dina

SHKODËR

 Gjovalin Jakaj

TIRANË

Kosta Beqiraj

Musli Fana

Shaban Sinamati

Lumturi Habazaj

Saimir Maloku

Islam Balla

Ahmet Myrtaj

Hasan Elezaj

Flamur Toska

Hamdi Avdiu

Ylli Senija

Nazmi Pyka

Ndue Loka

Suzana Tufani

Xhemali Agolli

Barjam Agalliu

Selman Peka

Bajram Hoxhaj

Rexhep Bruçi

Sherif Lusha

Sulejman Reçi

Destan Uka

Qamil Pacani

Azbi Sherifi

Shyqyri Cani

VLORË

Naim Karaj

Breshan Malaj

Bekim Tragaj

Tahir Qaraj

Halim Rakipaj

Lavdosh Latifaj

Çuman Resulaj

Spiro Aliaj

Shkëlqim Tozaj

Esma Balliu

Mihal Begaj

Pellump Velo

Qemal Kamberaj

Stavri Karajani

Beqir Manaj

Xhevdet Zotaj

Bastri Hoxhaj

Jani Zoga

Ilirjan Karbunara

Natasha Ajdinaj

Azis Canodemaj

Mjaftim Fikaj

Fatmir Varfaj

Fiqirete Hoxhaj

Gëzim Veliaj

Florita Çabeli

Lloji Hyso

Kaso Tozaj

Fejzo Bilbilaj

Lavdosh Zykaj

Tajar Alliaj

Qemal Muçaj

Pali Rapi

Rami Qëndraj

Milo Brahimaj

Elmas Sulo

Zyber Bejaj

Kujtim Sulçe

Maksim Nelaj

Petraq Kaçani

Bejto Isufaj

Shkëlqim Alushaj

Pëllumb Luzaj

Vido Meminaj

Vladimir Tefaj

Bashkim Heqimi

Diana Shurdhaj

SARANDË

 Ilia Sterjo

TROPOJË

 Halil Hoxhaj