BREAKING NEWS

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli i njohur, Petro Koçi jep lajmin e hidhur: Parajsa u takon burrave si ti!

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli
x

Ekonomia

Zbardhet lista, ja 216 emrat që do të përfitojnë rritje pensioni në të gjithë vendin, nga naftëtarët, te minatorët

Zbardhet lista, ja 216 emrat që do të përfitojnë rritje

Zbardhet lista e radhës me emrat e naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë trajtim suplementar. Përmes një njoftimit zyrtar, Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur se tashmë është gati lista me 216 ish-punonjës të nëntokës që përfitojnë pension të parakohshëm me shtesë mbi nivelin e pensionit bazë të pleqërisë. Në këtë listë përfituesit i përkasin qyteteve si Berat, Kuçovë, Fier, Tiranë, Lushnjë, Sarandë, Kukës, Kurbin, Durrës, Elbasan, Mirditë, Lezhë, Kavajë, Delvinë dhe Vlorë. Të gjithë përfituesit mund ta tërheqin shumën që u takon në postën pranë banimit ose shuma u kalon menjëherë në llogaritë e tyre bankare, për ata të cilët e disponojnë dhe e kanë të deklaruar pranë ISSH një të tillë. Të dhënat e deritanishme të publikuar nga ISSH, tregojnë se përfitimi i këtyre profesioneve është disa herë më i lartë se i profesioneve pa trajtim të veçantë. Kështu, për një minator koeficienti i përfitimit është 332 %. Për naftëtarin dhe metalurgun, ky koeficient përfitimi është 179 %. Ndërkohë ky raport për pensionet e punëve jo të vështira është rreth 100 %, për shembull për mësuesit koeficienti i përfitimit regjistrohet në 97%. Sistemi i pensioneve dhe çdo përfitim social i kësaj natyre, kërkon mbulim me kontribute dhe për faktin se ish-punonjësit e nëntokës në trajtim financiar të veçantë, apo të papunë dhe pa mbështetje sociale me kushte të plotësuara, nuk kishin periudha të mbuluara me kontribute me shtesë, për përfitime të parakohshme, është përcaktuar një kontribut shtese prej 5% që paguhet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit aktuale, si dhe financime buxhetore për mbulimin e përfitimeve aktuale si dhe pjesë të efektit financiar që nuk mbulohet nga kontributi shtesë.

Kriteret për përfitim

Personat që kanë emrin në listë e radhës do të përfitojnë këtë shumë bazuar në ligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Sakaq sipas këtij ligji trajtim me pension suplementar përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë punuar dhe punojnë në industrinë e naftës dhe gazit. Në këtë ligj e përfitojnë edhe ata persona që janë të aksidentuar në punë, pavarësisht kohës së punës në këtë industri. Personat që përfitojnë statusin, sipas përcaktimeve me ligj, pajisen me dëshmi zyrtare identifikuese, të përcaktuar nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Ligji u njeh përfitim të gjithë naftëtarëve që kanë dalë në pension dhe sipas viteve të vjetërsisë në punë do përfitojnë nga 1-40% shtesë në masën e pensionit që marrin aktualisht. E drejta për të përfituar pensionin e pleqërisë, sipas këtij ligji, nuk parashkruhet. Personi i cili kërkon të përfitojë pension, e përfiton atë kur kërkesa paraqitet brenda një viti nga data e lindjes së të drejtës për përfitim dhe nga data e paraqitjes së kërkesës, kur ajo paraqitet pas një viti pas lindjes të së drejtës për përfitimin e pensionit. Personi i cili ka përfituar pension sipas këtij ligji, nuk ka të drejtë përfitimi të kësteve për periudhën gjatë të cilave ushtron veprimtari ekonomike si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës, me përjashtim kur vetëpunësohet në bujqësi. Gjithashtu, përfitimet e caktuara, por të pa tërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet, ndërsa përfitimet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. Ndërkaq, personi i cili ka përfituar pension në kundërshtim me ligjin dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të pensionit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal.

Dokumenta bashkëngjitur