BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Ekonomia

Zbardhet lista, ja 850 emrat që përfitojnë kredi të butë në Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton vendimin

Zbardhet lista, ja 850 emrat që përfitojnë kredi të

Bashkia Tiranë ka dhënë lajmin e mirë për shumë familje në prag të festave. Pas mbledhjes së djeshme Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin i cili do të shpërndajë kredi të buta për 850 familje me të ardhurat të pakta. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i Bashkisë Erion Veliaj gjatë një deklarate për mediat në përfundim të mbledhjes. Sipas tij fokusi i skemës së kredive të buta do të jenë çiftet e reja të pa streha që e kanë të pa mundur të vetësigurojnë strehimin. Veliaj theksoi se shpërndarja e kredive do të bëhet brenda këtij viti në mënyrë që viti që vjen t’i gjejë atë të akomoduar në ambientet e reja. “Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, deklaroi ai. Më tej ai tregoi se po vazhdon puna për të strehuar sa më parë banorët që mbetën të pastrehë për shkak të tërmetit. Veliaj tha se buxheti i vitit të ardhshëm ashtu sikur buxheti i 2020 do të fokusohet në procesin e rindërtimit. Sipas Veliajt, ndërtimet e pallateve në zonën e “5 Majit” kanë drejtë përfundimit ndërsa së shpejti do nisin edhe ndërtimet në Kombinat. Ndërsa brenda dhjetorit do hyjnë në shtëpitë e reja 150 familje në Tiranë. “Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti i rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë dhe i rindërtimit. Kanë filluar pallatet dhe gjithë përgatitja e terrenit tek zona e “5 Majit” dhe po përgatitemi që në çështje ditësh të fillojmë edhe në zonën e Kombinatit, me garancinë që çdo qytetar do të vazhdojë të marrë bonusin e qirasë, derisa të marrë çelësat e shtëpisë së re. Ne synojmë që deri në këtë fundvit të kemi dorëzuar dhe 150 çelësa, pra edhe 150 familje të akomoduara në të gjitha rrethinat e Tiranës”, theksoi ai.

Dokumenta bashkëngjitur