Ekonomia

Zbardhet lista, ja minatorët, naftëtarët dhe metalurgët që marrin shtesë pensioni, ndarja sipas qyteteve

Zbardhet lista, ja minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

Zbardhet lista me emrat e 268 naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve të përfitojnë trajtim suplementar. Përfitues janë të gjithë ish-punonjësit e nëntokës, të cilët përfitojnë trajtim financiar shtesë përveç pensionit të pleqërisë, për ata të cilët nuk e kanë mbushur moshën e daljes në pension, apo që përfitojnë pensionin të parakohshëm. Me projektligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji” qeveria mori në vlerësim punën e vështirë të naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve duke i bashkuar kështu në një ligj të vetëm për trajtim financiar në maj të 2019. Referuar të dhënave të këtij ligji bëhet e ditur se, bashkimi i këtyre profesioneve në një ligj të vetëm është bërë për shkak të ngjashmërisë në lidhje me vështirësinë e punës dhe brenda këtij parimi janë bërë dallime në punë të vështira dhe shumë të vështira. Projektligji në përmbajtjen e tij sjell 3 risi të rëndësishme, të cilat janë: 1 përfitim suplementar për të tria profesionet, 2 përfitim shtesë mbi pensionin e pleqërisë për të tria profesionet, duke iu referuar viteve bazike në punë me 1% dhe 0, 6%, dhe 3 detyrimin ligjor për krijimin e skemës suplementare nëpërmjet kompanive private, në mënyrë që punonjësit nën moshën 48 vjeç të kenë mundësi të përfitojnë nga fondet e vetëkrijuara me kontribute, sipas detajimeve të legjislacionit përkatës. Ndërsa lidhur me masën e përfitimin, gjatë hartimit të projektligjit është vlerësuar e nevojshme edhe njohja e së drejtës për indeksim sa herë indeksohen edhe pensionet.

Benefitet që sjell ligji

Ndërkohë në relacioni bashkëshoqërues të ligjit sqarohet se, ky ligj nuk sjell vetëm kosto financiare për buxhetin e shtetit, por edhe benefitet sociale për qindra dhe mijëra punëkërkues, si një mundësi punësimi dhe nxitje të zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional për shumë profesione të këtyre sektorëve. Ligji i miratuar ka në themel të objektivave të tij vendosjen e një skeme të njëjtë përfitimi suplementar, që konsiston në tri elementë bazë, që janë: Pension për shkak të llojit të punës së rëndë dhe në kushte të vështira; Shtesë mbi pensionin e pleqërisë; Shtesë mbi pensionin e invaliditetit. Sakaq për këto profesione, në ligj janë parashikuar kushte lehtësuese, si dhe kriteret që duhet të plotësojnë për të përfituar pension pleqërie të plotë, përpara moshës ligjore të daljes në pension sipas ligjit të sigurimeve shoqërore në fuqi: Për minatorët: mosha 55 vjeç ose 10 vjet më shpejt; periudha e sigurimit 30 vjet; në procese pune në miniera në nëntokë 12 vjet e 6 muaj.

Si bëhet indeksimi

Bazuar në të dhënat e relacionit evidentohet fakti se ndryshon niveli i rritjes së pensionit për ata të cilët përfitojnë pension të parakohshëm në krahasim me pensionistët aktualë. Për të tre profesionet përfshirë në ligj sqarohet se ata që do të dalin në pension para kohe do të përfitojnë edhe 1400 lekë shtesë nga pensioni i pleqërisë. “Duke u bazuar në vjetërsinë minimale në profesion, për të përfituar këto trajtime suplementare, del që minimalisht do të përfitojnë shtesë minatorët 12.5% dhe naftëtarët dhe metalurgët 12 %. Pra, nga dalja para kohe në pension dhe shtesa mbi pension, këto kategori përfitojnë rreth 19-20% më shumë se para këtij ligji. Në terma absolutë, për pensionistët aktualë, referuar pensioneve mesatare të minatorëve prej rreth 23.000 lekësh, vetëm nga ky projektligj përfitohet rreth 2900 lekë në muaj. Për pensionistët e rinj, si minatorë, kjo shtesë do të jetë edhe rreth 1400 lekë më tepër si rezultat i uljes së vjetërsisë për të dalë në pension të plotë (nga 37 në 30 vjet). Për pensionistët aktualë që kanë punuar në naftë, kjo shtesë shkon në masën 2900 lekë në muaj, ndërsa ata që do të dalin në pension para kohe do t’iu shtohet edhe 1400 lekë. E njëjta llogari vlen edhe për metalurgët”, sqarohet në relacion.

KUCOVË

RESMI LIKAJ

THOMA MITA

VLADIMIR MIHA

VASIL ZIU

SUZANA NONAJ

FETIJE TAFA

SELVI DERVISHI

SHYQYRI XHELO

APOSTOL SAKO

 

BULQIZË

DANE XHAFA

MAT

DED HAXHIJA

MAKSUT HOXHA

 

DURRËS

XHAVIT HYSA

YMER THARTORI

PELLUMB HOXHA

ILIA VASILI

IDRIZ KAIKU

BAJAZIT BOSHNJAKU

GANI HASMETA

VEBI PORJA

XHELIL DERVISHI

LULZIM DERVISHI

RAMIZ SULA

FETI ISUFI

FETA BICI

HYSEN KALAÇI

HAXHI META

VELI HOXHA

VEHBI TIKVINA

SHEFQET ZEBELI

LLESH DODA

HALIT HOXHA

KROS META

GEZIM METOLLI

PULLUMB LAMÇJA

XHUMA TALELLI

KUJTIM SENA

VASIL MULLISI

IDES SULA

 

ELBASAN

FERASET MIRAKA

BEHAR CAKA

NAZMI KARAJ

ALEKSANDËR KËNUTI

SALI BERBERI

GRIGOR TOLI

MAKSIM BËRDUFI

ARIF GUXHA

GJERALDINA ADEMI

SHEFQET DANGSI

MIT-HAT LABINOTI

ISUF RUÇI

ISAK GJATA

NJELIN TOLLUMI

MANOL LEKA

BUKUROSH MEÇANI

HALIM ABDULLA

XHEVDET BAJRAMI

FILIP KAÇI

PRANVERA ZOTAJ

FERDINANT STAFA

SHEFQET LAMÇJA

KUJTIM KASA

MESUT KARAJ

ILJAS SHINGJINI

SHKËLQIM SHEHAJ

DËRGUT KRUJA

LUMTURI HYRA

NASIBI BRAHO

SHABAN LLULLA

ILIA MEHMETI

DASHURI TOLI

RIZA ÇELA

MURAT ÇELA

VIZHDANE MYTEBERI

BUJAR MEÇJA

 

FIER

RAJMONDA KAROQE

ENVER DURAJ

BASHKIM DUSHA

EVGJENI GJONÇE

NAMIK NANAJ

DASHAMIR MUÇAJ

KRISTO IBRAHIMI

JONUZ REXHAJ

TODI ÇUPA

PETRIT DURAJ

SEFER BEQAJ

THOMA SHELLA

FUAT HOXHAJ

VLASHI DYLGJERI

TEKI MYRTAJ

VJOLLCA SHEHAJ

PANDELI SHANKO

VELI KOÇI

EDMOND SPIRO

AGIM FERKO

ARQILE BERBERI

SHQIPONJA BORIÇI

ISMAIL NUSKAJ

LIRI MEHMETI

RAM CURI

SPIRO ÇUKO

PELIVAN MUSKAJ

SHPRESA MUSTAFARAJ

BEKTASH GLLAVAJ

JANUL SKENDERAJ

NIQI BARE

LILI GOGA

NDREKA LOSHI

PETRAQ ÇUKO

HILMI AVDO

THIMI SILA

SOTIRA DHIAMANDI

ASLLAN HOXHAJ

ALI MESUTAJ

SHYQYRI AHMETAJ

ERVEHE BREGU

AGRON AGALLIU

VELI BUZI

VASIL GORRE

 

LUSHNJE

KOZMA ANDREA

NEXHIP MAHMUTAJ

 

MALLAKASTËR

DULE KALEMAJ

LEJLA HYSO

 

GJIROKASTËR

BESIM TAFILI

KORÇË

SHABAN MEROLLI

NEXHDET SHAHOLLI

XHUMA BYLYKBASHI

BARJAM RUSHITI

GJERGJI ÇAPOLLARI

THOMA PROKO

QERIM JARGAVANI

SALI KULLOLLI

LLAMBRI SIDHERI

KOÇO NOLE

MINA XHUTI

THOMA JANI

SHPËTIM ALUSHI

GAQO BOJKA

LIGOR NIÇO

NURI KAPLLANI

ARBEN NAZIF

RAMADAN BREGU

NIKOLLA MIHALLARI

VIKTOR KAPXHILLARI

BAKI XHELOLLARI

IRFAN SERANLLARI

ALEKO PODA

SYBI PASHO

AGIM TOPALLI

XHEVIT ISALLARI

TANAS GUSHO

SYRJA HAFESLLARI

MURAT MAXHARI

VIOLETA BUSHI

JANI VAKO

GURALI MUSKA

ARDI SPAHI

BESHIR ÇUKA

ROLLANDI ZGURO

 

 

POGRADEC

VASIL MIHILLI

BESNIK BASHOLLI

LLAZI TURSHINKA

XHEVAT ÇIKOPURU

MURAT NOVAKU

VEIS RUSTEMLLIU

MUHARREM PENGU

MIHALLAQ SPIROLLARI

HEKURAN HYKA

PETRIT MISLIU

SOTIR LASKA

FUAT DOCE

 

KUKËS

HALIM NIKA

 

LEZHË

NIKOLL MARKU

DEDË GJEÇAJ

GJOVALIN TUSHAJ

 

SHKODËR

SOKOL LULASHI

 

TIRANË

GANI LLESHI

PAJTIM BRAHO

ALI LALA

XHAFER GËRDECI

LLESH PJETRI

RAMADAN OSMANLLARI

HYSNI BAJRAKTARI

PRENG LLESHI

GANI RRUSHI

REXHEP BLETA

FATBARDHA MEÇAJ

AGIM MËNAJ

AHMET SALIAJ

IZJA KAPRI

HAZIZ FEJZA

STEFAN SHALCAJ

UKË GJABRI

QEMAL HALULI

BASHKIM LASKU

RAMAZAN SHERA

KADRI SITA

AGRON XHAFA

QANI RRAPAJ

HASAN TABAKU

XHELIL NURÇE

AGIM VITHKUQI

RUZHDI ISLAMI

AGIM FILOLLI

GËZIM ÇERKOZI

MERSIM SENA

XHEMALI BALLA

LULJETA AVDIJA

BAJAME ISMAILAJ

YLBER SENA

BASHKIM ISLAMI

NIKOLL LORI

RAMAZAN SHABANI

MERIMAN QERIMI

QEMAL HYSA

YLLI MALI

HAMZA KASA

ZIVAR TROCI

XHELAL DRAZHI

XHELAL FILOLLI

YLLI MANSAKU

HASAN ÇEKREZI

ZYBER LAPRAKU

BASHKIM CAMI

VULLNET XHANGO

KATJUSHA BUSHI

BAJRAM MUSTEQJA

AGIM HYSENAJ

 

VLORË

PETREF VARFI

LUFTI LIKAJ

MUHARREM ZHULEKU

ISLAM BORAJ

MUHAMET AGUSHI

MUHAMET ALUSHAJ

SKËNDER TAFA

KADRI MEMINAJ

HAIR MEHMETAJ

JANI ÇAÇI

REMZI MATAJ

FROSINI PAPA

JANAQ XHIVELI

HARUN SINANAJ

BESIM FEJZAJ

NAZIF SINANAJ

MAZE ZERAJ

NJAZI RIBAJ

XHIMO MARGARITI

NEIM DAPAJ

KOSTA SEFERAJ

PAJTIM LAMAJ

KASTRIOT MEMAJ

SHAKO CAUSHAJ

LUAN MEMAJ

BARDHOSH KALEMAJ

VL FATMIR MARAJ

ODHISEA MALO

FATMIR LELAJ

KRISTO GJOKA

KAMBER DERVISHAJ

BASHKIM MEMAJ

LIBER CAUSHAJ

LAVDOSH ÇUÇAJ

KOÇO NASHO

THIMI PAZOLLI

SINANAJ

ANETA ÇELA

NAIM METAJ

 

DELVINË

KRISTO KOTOLLOSHI

BASHKIM ÇEPANI

 

SARANDË

MIHAL KORDHA

GËZIM MEMUSHAJ

THOMA ÇAKULI

ATLIJE HASANI

HETEM CENOKAÇI

FOTO BULO

SOTIR DHRAPO

STAVRO NAKUÇI

KRISTO QIRICI

ELMAZ VELIU

SAFETE HOXHAJ

VASIL KATI

ILIA PAPA

SPIRO SPIRO

QEMAL ONJEA

 

TROPOJË

KOL SHELNISHTA

BEQIR BALIAJ