BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhet lista me 119 emrat e rinj, ja të përndjekurit politikë që do të përfitojnë dëmshpërblim, vlerat monetare për çdo person

Zbardhet lista me 119 emrat e rinj, ja të përndjekurit politikë

Qeveria ka publikuar dje emrat e rinj të ish të përndjekurve politikë që do përfitojnë dëmshpërblim. Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, i cili përcakton dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit politikë. Ndërkohë, ditën e djeshme është publikuar në Fletoren Zyrtare ky vendim, duke hyrë kështu menjëherë në fuqi dhe i ka hapur rrugë dëmshpërblimit për ish të burgosurit e regjimit komunist. Referuar të dhënave të publikuara, në total do të përfitojnë 119 ish të përndjekur politikë, ndërsa shoqëruar emrave është publikuar edhe shuma që përfitojnë ata, në bazë të sa viteve kanë kryer burgim politik. Ndërsa bën me dije se përfitues janë edhe familjarët e ish të dënuarve të cilët nuk jetojnë më, vendimi sqaron se dëmshpërblimi për secilin prej përfituesve do të jepet me këste dhe shuma e përfituar do t’u kalojë automatikisht në llogaritë e tyre bankare. “Shuma e llogaritur transferohet në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në dokument.

Kategori të reja përfituese

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, përfituesve të ish përndjekurve politikë u shtohet edhe një kategori tjetër, që në vendimet e mëparshme dëmshpërblyese nuk ishin të përfshirë. Konkretisht, do të marrin shpërblim financiar edhe ata persona që në kohën e regjimit janë izoluar në institucionet mjekësore. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi: miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik, sipas listës së përcaktuar në aneksin A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, përcakton vendimi. Ndër të tjera sqarohet se edhe kjo kategori e shtuar do të vlerësohet dhe do të marrë dëmshpërblim nën nivele të barabarta me kategoritë e tjera, duke sqaruar se emrat e përfituesve do të publikohen.

Të dënuarit pa gjyq

Ata që janë burgosur pa iu bërë më parë një gjyq do të jenë kategoria tjetër që i shtohen dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë. Pra, këtë herë qeveria ka menduar që të përfshijë në skemën e dëmshpërblimit të gjithë ata që janë dënuar padrejtësisht nga regjimi komunist dhe kanë vuajtur dënimin, pavarësisht formës që i është caktuar. Edhe për këtë kategori Këshilli i Ministrave parashikon dëmshpërblim jo më të ulët se niveli minimal i përcaktuar në ligjin për ish të dënuarit politikë. “Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me dënim kapital ose të ekzekutuar pa gjyq, sipas listës së përcaktuar në aneksin B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Shpërndarja e masës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë kryhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”, thuhet në vendim. Sipas dokumentit, për këto dy kategori të reja është përllogaritur masa e dëmshpërblimit me të njëjtën skemë që përcaktohet shuma për të dënuarit e tjerë politikë, referuar numrit të viteve që kanë kryer dënim të padrejtë.

Ja lista me emrat përfitues dhe shuma e dëmshpërblimit

1.      Hasan Bracaj , 444.000 lekë

2.      Shahin Hoxhaj, 3,650,000 lekë

3.      Andon Bashuri, 6,834,400 lekë

4.      Jorgji Andrea, 2,444,000 lekë

5.      Halit Igrisht, 1,444,274 lekë

6.      Hajdar Hysa, 2,228,000 lekë

7.      Hamdi Hyra, 2,623,151 lekë

8.      Isuf Greca, 6,047,920 lekë

9.      Kosta Nikolla, 2,968,411 lekë

10.  Kristo Kenuti , 1,409,836 lekë

11.  Imer Biba, 6,970,000 lekë

12.  Sheme Kaftiran, 2,752,000 lekë

13.  Niko Ligu, 7,084,000 lekë

14.  Zenel Braçi, 1,704,000 lekë

15.  Gjysho Meta, 146,438 lekë

16.  Nazmi Dramolli , 4,271,184 lekë

17.  Qamile Lalica, 215,440 lekë

18.  Eduard Vata, 14,688,000 lekë

19.  Mehmet (Mete) Kapllani, 5,094,000 lekë

20.  Dilaver Agolli, 5,464,732 lekë

21.  Mark Tufa, 834,000 lekë

22.  Abdyl Allçiu, 780,000 lekë

23.  Frrok Beci, 1,383,233 lekë

24.  Xhevat Gjyrezi, 7,312,000 lekë

25.  Nasho Dule, 3,692,000 lekë

26.  Mihal Mari, 252,000 lekë

27.  Saliaj Selfo, 396,000 lekë

28.  Filip Sulla, 4,344,000 lekë

29.  Vangjel Golgota 2,578,000 lekë

30.  Nikolla Gabeshi 4,292,000 lekë

31.  Ukë Idrizi, 11,688,000 lekë

32.  Llazar Sako Taqi 3,484,122 lekë

33.  Nebi Grëmi, 676,000 lekë

34.  Panajot Pano, 5,680,219 lekë

35.  Gjok Nikolli, 1,260,000 lekë

36.  Sali Gjoka, 1,508,000 lekë

37.  Shpëtim Laknori 3,630,000 lekë

38.  Luto Grabovaj , 2,329,315 lekë

39.  Selfo Hoxha, 2,528,000 lekë

40.  Sitki Havalje 4,059,342 lekë

41.  Abas Hysa 418,000 lekë

42.  Lorenc Lorja, 1,670,000 lekë

43.  Hasan Hoxha 1,851,726 lekë

44.  Maksud Koni 754,000 lekë

45.  Isuf Kovaçi, 10,267,041 lekë

46.  Razip Gjonaj, 5,384,000 lekë

47.  Katrin Kokaj, 718,5600 lekë

48.  Dilfiruze Sturçe, 3,111,507 lekë

49.  Kol Marku 392,292 lekë

50.  Sokol Byberi 682,520 lekë

51.  Odhise Kalaja, 6,282,264 lekë

52.  Llesh Bardhi, 726,000 lekë

53.  Jani Gjika, 2,921,288 lekë

54.  Musli Haziraj, 8,606,000 lekë

55.  Riza Cenolli, 3,606,000 lekë

56.  Ndoc Misloza 2,720,000 lekë

57.  Novru sLara (Aliaj), 2,839,526 lekë

58.  Demir Nërpjetri, 1,488,000 lekë

59.  Preng Dedgjonaj (Laska), 1,330,082 lekë

60.  Gjok Vukaj, 4,483,682 lekë

61.  Liman KuçiImer, 1,150,593 lekë

62.  Pashko Çulaj 3,946,000 lekë

63.  Caush Sharka, 1,012,082 lekë

64.  Filip Tushi, 420,466 lekë

65.  Kujtim Pelaj, 22,338,000 lekë

66.  Shaqo Xhelili, 883,699 lekë

67.  Gjon Ljarja, 2,190,000 lekë

68.  Haki Shtubina, 2,936,000 lekë

69.  Pandeli Xhani, 1,150,000 lekë

70.  Ilia Fani, 4,030,000 lekë

71.  Fatos Rrapaj 3,720,000 lekë

72.  Skënder Berlati 720,000 lekë

73.  Reshat Ismailaj (Ismaili), 1,730,027 lekë

74.  Vasil(Fadil ) Duka, 5,116,000 lekë

75.  Harbert(Habert) Çuka, 1,897,999 lekë

76.  Myfid(Myfit) Ymeri, 2,734,000 lekë

77.  Selami Meka 10,178,110 lekë

78.  Kastriot Balilaj, 1,636,000 lekë

79.  Muhamet Veizi, 6,320,274 lekë

80.  Mirbi Ismaili, 469,260 lekë

81.  Nazmi Peka, 182,000 lekë

82.  Roland Bollano, 419,836 lekë

83.  Gazmend Haxhiu, 511,400 lekë

84.  Sotiraq Stavri, 2,066,384 lekë

85.  Ferdinand Papajani, 176,000 lekë

86.  Ramadan Ramohitoj, 1,810,000 lekë

87.  Ali Isufi, 1,200,000 lekë

88.  Neshat Muja, 4,920,000 lekë

89.  Idriz Selimi, 4,920,000 lekë

90.  Mark Kola, 4,918,000 lekë

91.  Fahri Dabulla, 4,920,0005 lekë

92.  Njazi Hasko, 5,840,000 lekë

93.  Bako Halili, 4,920,000 lekë

94.  Zef Ndoj, 4,920,000 lekë

95.  Beqir Kasa, 4,820,000 lekë

96.  Ali Sefaj(Sefa), 4,920,000 lekë

97.  Sali Doda, 4,850,000 lekë

98.  Xhemal Zhaçi, 4,920,000 lekë

99.  Refat Aliaj, 4,920,000 lekë

100.                      Abdulla Bajrami, 5,646,000 lekë

101.                      Frrok Jaku, 4,920,000 lekë

102.                      Zef Pjetri, 5,840,000 lekë

103.                      Durim Kaba, 4,920,000 lekë

104.                      Besim Kaja, 4,640,000 lekë

105.                      Mark Bajraktari, 4,920,000 lekë

106.                      Losh Bracaj, 4,720,000 lekë

107.                      Liman Kuqo, 4,920,000 lekë

108.                      Aleksandra Zahari, 4,920,000 lekë

109.                      Shaqir Prençi, 5,840,000 lekë

110.                      Mark Dodani, 4,920,000 lekë

111.                      Shahin Skopeci, 4,920,000 lekë

112.                      Han Kotarja, 4,920,000 lekë

113.                      Shemsi Alla 5,840,000 lekë

114.                      Abas (Abaz)Toluli, 4,920,000 lekë

115.                      Ramadan Toluli, 4,920,000 lekë

116.                      Hajdar Ymeraj, 4,640,000 lekë

117.                      Laze Gjini, 4,920,000 lekë

118.                      Gjon Marku, 4,920,000 lekë

119.                      Ramadan Doda, 4,920,000 lekë