Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Ekonomia

Zbardhet lista me emrat e 296 naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë pension suplementar, ja ndarja sipas qyteteve

Zbardhet lista me emrat e 296 naftëtarëve, minatorëve dhe

Publikohet lista e radhës me emrat e naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë trajtim suplementar. Ditën e djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën e  plotëme emrat e naftëtarëve dhe minatorëve që përfitojnë shtesë mbi pensionin e pleqërisë bazuar në ligjin e miratuar në maj të vitit 2019. Vetëm në këtë raund janë shpallur fitues 296 aplikantë, ndërkohë sipas ISSH-së janë rreth 1900 persona që do të trajtohen me pensione suplementare, pavarësisht kushteve të vendosura.Pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të veçanta, minatorëve, naftëtarët dhe metalurgët”, në maj të 2019, ISSH ka filluar zbardhjen e dokumenteve të duhura për përcaktimin e punëtorëve që do të përfitonin pension shtesë.Punonjësit e nëntokës duhet të drejtohen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar shtesë mbi pagesat mujore.Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pas përgatitjes dhe përfundimit të kuadrit të plotë ligjor bën të ditur se të gjitha Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore kanë nisur punën për dhënien e këtyre përfitimeve. Të favorizuar  nga ky ligj janë edhe të aksidentuarit në punë, të cilët do të jenë pjesë e skemës. Pesë vite më parë, qeveria vendosi të ulë edhe moshën e daljes në pension për minatorët, duke e zbritur në 55 vjeç. Ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët, mosha e daljes në pension për gratë është 58 vjeç, ndërsa për burrat 60 vjeç. Për efekt pensioni, u njohën edhe vitet e punës në kooperativë dhe vitet e trajtimit me asistencë. Në projektligjin për këtë çështje qeveria sqaron rregullat për ata individë që pretendojnë së duhet të përfitojnë pension suplementar. Konkretisht në ligj thuhet se, personi, i cili kërkon të përfitojë pension, e përfiton atë: nga data e lindjes së të drejtës për përfitim; nga data e paraqitjes së kërkesës, kur ajo paraqitet pas një viti pas lindjes së të drejtës për përfitimin e pensionit. Ndërkohë sqarohet se personi, i cili ka përfituar pension, sipas përcaktimeve të këtij ligji, nuk ka të drejtë përfitimi të kësteve mujore të pensionit të pleqërisë për periudhën/at gjatë të cilave ushtron veprimtari ekonomike si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës. Pagesat e përfitimeve ndalohen për çdo kohë që përfituesi është punësuar ose ka qenë ekonomikisht aktiv, me përjashtim kur vetëpunësohet në bujqësi. Më tej qartësohet se si duhet të veprohet në ato raste kur përfituesi nuk e ka tërhequr shumën ose ka tërhequr më tepër. “Përfitimet e caktuara, por të pa tërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se 3 vjet, nga data e marrjes së tyre, por jo më vonë se 6 muaj, nga data e konstatimit. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20% e këstit mujor të pensionit”, sqarohet në projektligj. Ndër të tjera ligji bën të qartë masat që do ndërmerren në ato raste kur përfituesi abuzon dhe ndërhyn për marrjen e një shume jo të merituar. “Personi, i cili ka përfituar pension e kompensime në mënyrë dhe me mjete në kundërshtim me ligjin dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të pensionit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë, në masën e katërfishit të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal”, thuhet në projektligj.