BREAKING NEWS

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit në 2015 kur Bill Gates paralajmëroi rrezikun nga virusi

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit
x

Ekonomia

Zbardhet lista me punonjësit që marrin automatikisht pagën e luftës, ja proceduat që duhet të ndiqen pas refuzimit të aplikimit nga pronarët

Zbardhet lista me punonjësit që marrin automatikisht pagën e

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e të gjithë atyre personave që përfitojnë automatikisht pagën e luftës, për shkak se për ta nuk është bërë asnjë aplikim nga pronarët. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi disa herë se ato biznese që nuk aplikojnë do të gjobiten, por duket se ka pasur shumë që nuk kanë aplikuar. “Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020. Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhënësi i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve. Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true. Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit. Gazeta “SOT” po publikon vetëm një pjesë të listës me emrat përfitues, për shkak të numrit të lartë të emrave, por të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë atë fare kollaj në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Dokumenta bashkëngjitur