BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhet marrëveshja hidrokarbure me Shell për bllokun 4, ja detyrimet dhe palëve në 32 vjet

Zbardhet marrëveshja hidrokarbure me Shell për bllokun 4, ja detyrimet
Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtë kompanisë botërore Shell që të kërkojë dhe shfrytëzojë bllokun 4 të hidrokarbureve për 32 vjet. Gazeta zbardh marrëveshjen e miratuar me palëve, e cila tashmë ka hyrë dhe në fuqi. Shell Upstream Albania B.V. ka paraqitur një aplikim për Bllokun 4 në tokë në Shqipëri, më datë 24 maj 2015 dhe i është dhënë e drejta për të negociuar një kontratë me ndarje prodhimi për Bllokun 4 në tokë në Shqipëri, më datë 4 gusht 2015. Shell dëshiron të ndërmarrë të gjitha operacionet për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në dhe përmes zonës së kontratës, si dhe të përmbushë detyrimet dhe të gëzojë të drejtat e parashikuara në këtë kontratë si kontraktor i AKBN, në përputhje me kushtet e kësaj kontrate. Qeveria ka autorizuar AKBN për kontratën me Shell për kryerjen e të gjitha operacioneve hidrokarbure të përshkruara në këtë kontratë.

Investimi i Shell

Periudha e parë e kërkimit është një periudhë prej 3 vitesh kontraktuale nga data e hyrjes në fuqi dhe mund të shtyhet. Gjatë kësaj periudhe, Shell do të investojë rreth 8 570 000 USD. Periudha e dytë e kërkimit është një periudhë prej 2 vitesh kontraktuale nga përfundimi i periudhës së parë të kërkimit dhe mund të shtyhet. Me kusht që të ketë përfunduar programin minimal të punës për periudhën e parë të kërkimit apo që t’i ketë paguar AKBN-së shumën përkatëse (në USD), Shell do të ketë alternativën e shtyrjes së periudhës së kërkimit me një periudhë shtesë prej 2 vitesh, për periudhën e dytë të kërkimit. Në këtë periudhe 2 vjeçare, është rënë dakord që Shell të investojë 20 170 000 USD. Faza e tretë e kërkimit është një fazë 2 vjeçare që nis nga përfundimi i fazës së dytë dhe mund të shtyhet. Edhe në këtë fazë, me kusht që të ketë përfunduar programi minimal i punës për periudhën e dytë të kërkimit apo që t’i ketë paguar AKBN-së shumën përkatëse, Shell mund të kërkojë alternativën e shtyrjes së periudhës së kërkimit me një periudhë shtesë prej 2 vitesh për periudhën e tretë të kërkimit. Në këtë fazë, kompania private merr përsipër të investojë 14 000 000 USD. Periudha e kërkimit, duke përfshirë çdo zgjatje do të jetë një periudhë prej 7 vitesh.

Periudha e zhvillimit dhe prodhimit

Periudha e zhvillimit dhe prodhimit fillon në lidhje me çdo zonë zhvillimi dhe prodhimi në datën që miratohet një plan zhvillimi për një zonë zhvillimi dhe prodhimi dhe vazhdon deri në përfundimin e periudhës 25 vjeçare ngadalta e prodhimit të parë tregtar nga kjo zonë zhvillimi dhe prodhimi. Kjo periudhë mund të shtyhet përtej përfundimit të saj, sipas zgjedhjes së Shell, me periudha pasuese 5 vjeçare dhe me të njejtat kushte të parashikuara në këtë kontratë. Shtyrjet do të jenë objekt miratimi nga AKBN, miratim i cili s’mund të refuzohet pa arsye.

Ndarja e hidrokarbureve

Për çdo muaj kalendarik, të gjitha hidrokarburet e disponueshme të mbetura pasi zbritet renta minerare, granti për qeverinë dhe të gjitha shpenzimet dhe kostot e mbulueshme, sipas kësaj kontrate për atë muaj, do të jenë hidrokarbure fitim dhe do të merren në natyrë në pikën e matjes dhe do të disponohen lirisht dhe individualisht nëpërmjet eksportit apo në mënyra të tjera me riskun, koston dhe shpenzimet përkatëse të AKBN dhe Shell. Pjesa e Shell në hidrokarburet fitim do t’i nënshtrohet tatim fitimit.