BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Ekonomia

Zbardhet plan i qeverisë, ja si do të punësohen personat e shkarkuar gjatë pandemisë, fondet që do të jepen për paga e sigurime

Zbardhet plan i qeverisë, ja si do të punësohen personat e

Qeveria prezanton planin për punësimin e qytetarëve që u pushuan gjatë pandemisë. Shpërthimi i koronavirusit detyroi shumë biznese të mbyllnin aktivitetin nga fillimi i marsit deri në qershor. Pezullimi i aktivitetit për më shumë se dy muaj bëri që bizneset të shkurtonin stafin. I njëjti ritëm rritës i largimit nga puna u ndoq edhe me hapjen e ekonomisë në qershor, pasi qasja e klientëve për të shpenzuar ishte e ulët dhe punëdhënësit nuk mbulonin dot stafin e mëparshëm me pagesë, pa përfshirë këtu disa lloj punësh që u mbyllën përfundimisht. Konkretisht deri në javët e para të qershorit kanë humbur punën mbi 136 mijë qytetarë. Prandaj në këto kushte qeveria ka përgatitur programin e punësimit të këtyre të fundit në javët në vijim. Sakaq në vendimin e publikuar nga qeveria theksohet se ky program u tregon të gjithë përfituesve se si të përfitojnë për t’u integruar në tregun e punës, ku kostot do të mbulohen totalisht nga buxheti i shtetit. “Ky vendim përcakton procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020. Programi zbatohet në përputhje me nevojat individuale të punëkërkuesit të papunë për t’u integruar në tregun e punës dhe me planin individual për punësimin e tij me shpenzime të mbuluar nga buxheti i shtetit 2020”, thuhet në vendim.

Ja si do bëhen rekrutimet

Sipas të dhënave të vendimit, programi i punësimit është një program 4, 8 ose 12-mujor punësimi, në të cilin profili dhe nevojat e punëkërkuesit përshtaten me vendin e lirë nga punëdhënësi. Sakaq sqarohet se paga përcaktohet në kontratën e punës, në përputhje me pozicionin përkatës dhe nivelin e pagave në treg. Programi ndahet në tre kategori, së pari

ai i punësimit katërmujor , ku për 2 muaj 100% e pagave dhe sigurimeve do të mbulohen nga shtetit. E njëjtë edhe me të punësuarit me kontratë 8 mujore, pagat dhe sigurimet do të subvencionohen nga shteti për 4 muaj. “Kontrata 4 mujore, financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për 2 muaj të kompensuara në muajin e parë dhe të katërt të kontratës; Kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të kompensuara çdo muaj. Për programin e punësimit tetë mujor: Financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, për 4 muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë, të dytë, të shtatë dhe të tetë të kontratës; Kontributet e detyrueshme të kompensuara çdo muaj”, thuhet në vendim. Sakaq për programin e punësimit 12 mujor, qeveria subvencionon kostot e financimit të sigurimeve të detyrueshme në masën 100%, të cilat do të kompensohen çdo muaj.

Proceduarat dhe dokumentacionet

Ndër të tjera në vendim tregohen hap pas hapi procedurat dhe dokumentet që duhet të ndjekin qytetarët dhe punëdhënësit. Së pari institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë, nëpërmjet strukturave të tij, publikon informacionin e nevojshëm në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në platforma të tjera. Punëdhënësit mund të kërkojnë për përfshirjen në program duke ngarkuar në faqen e internetit: formularin përkatës të plotësuar të publikuar nga institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë; autorizimin e punëdhënësit; vetëdeklarim për mospasjen në ngarkim të punëdhënësit, të shkeljeve. Pas marrjes së kërkesës nga punëdhënësi, struktura vendore e punësimit kryen verifikimet e nevojshme dhe në rast të mosplotësimit të kushteve paraprake, struktura vendore e punësimit i kërkon kërkuesit plotësimin e dokumentacioni. Me rregullimin e tyre vendoset miratimi ose mosmiratimi i projektit. Sakaq punëdhënësi dhe punëkërkuesi, , lidhin një kontratë pune, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e secilës palë, në përputhje me programin e përcaktuar në ligj, në përfundim nënshkruhet marrëveshja trepalëshe për zbatimin e programit.