BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Ekonomia

Zbardhet raporti, Check Up merr 524 milionë lekë nga buxheti i shtetit pavarësisht pezullimit, ja sa u shpenzuan për kontratat e tjera koncesionare

Zbardhet raporti, Check Up merr 524 milionë lekë nga buxheti i shtetit

Gjatë vitit që lamë pas 2.3 miliardë lekë shkuan për kontrata koncesionare. Ministria e Financave ka publikuar raportin vjetor mbi performancën e koncesioneve në vend, teksa theksohet se për shkak të pandemisë financimet nga shteti u ulën. Në 2019 u dhanë 12 miliardë lekë, por për shkak se disa koncesione u pezulluan, vitin që lamë pas u shpenzuan vetëm 2.3 miliardë lekë. “Në total, në Shqipëri deri në vitin 2020 rezultojnë të nënshkruara 226 kontrata koncesionare, nga të cilat 212 janë pa mbështetje buxhetore dhe 14 me mbështetje buxhetore. Megjithatë, duke qenë se procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP të lidhura në Republikën e Shqipërisë është i lartë, si dhe jo çdo kontratë ka të përcaktuar Njësi Zbatimi Projekti përgjegjëse për monitorimin e saj, ky raport do të përcjellë informacion për 52 kontrata koncesioni/PPP”, thuhet në raportin e ministrisë.

Kontratat

Një ndër kontrata e pezulluara gjatë pandemisë është ajo e Check-Up. Por ajo që bie në sy është se ndonëse nuk pati kontrolle vitin që lamë pas, shteti ka dhënë 524 milionë lekë për këtë kontratë koncesionare. “Për kontratën e koncesionit “Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 35-70 vjeç”, në kuadër të shpalljes se pandemisë botërore të Covid-19, Shoqëria Koncesionare "3P Life Logistic", ka vënë në dijeni MSHMS se për shkak të masave të marra nga Qeveria Shqiptare si dhe Urdhrave të nxjerra nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prej situatës së krijuar nga epidemia COVID - 19, kjo shoqëri ka qenë në pamundësi të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale, për shkaqe të pavarura nga veprimtaria e tyre. Në këto kushte kjo shoqëri ka kërkuar pezullimin e kontratës koncesionare për shkak të forcës madhore në kuptim të nenit 41 të kontratës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se kjo kontratë është pezulluar deri në përfundim të pandemisë COVID – 19 dhe fondet e planifikuara lidhur me të në zbatim të akteve normative janë reduktuar me 524 milion lekë”, njoftoi ministria. Ndërkohë ka vijuar e pjesshme kontrata për sterilizimin e mjeteve spitalore, duke qenë se u pezulluan operacionet. Për këtë koncesion janë dhënë nga buxheti 459 milionë lekë. Sa i takon koncesionit të laboratorëve MF bën me dije: “Për Kontratën e Koncesionit nr. 1924/2, datë 10.04.2019, "Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore", për shkak të ndikimit dhe si pasojë e kushteve të krijuara fillimisht nga tërmeti, e më pas nga pandemia, është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale se zhvillimi i kontratës është ngadalësuar dhe si rrjedhojë fondet e planifikuara lidhur me të në zbatim të akteve normative janë reduktuar me 720 milionë lekë. Autoriteti Kontraktues nuk ka marrë masa për pezullimin e saj gjatë vitit 2020 dhe kontrata ka nisur funksionimin e saj më datë 2 Nëntor 2020 në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza””. Lidhur me koncesionin e hemodializës, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 733 milionë lekë.