Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese kusht kryesor për...”/ Ambasadori takim të rëndësishëm me kryetaren e KED-së. Ambasada gjermane zbardh bisedën dhe çfarë u vendos

“Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese kusht kryesor për...”/
x

Ekonomia

Zbardhet raporti i Autoritetit të Konkurrencës, në skaner koncesionet, valë shkeljesh nga SGS dhe Aeroporti i Rinasit, ja gjetjet

Zbardhet raporti i Autoritetit të Konkurrencës, në skaner

Autoriteti i Konkurrencës ka kaluar në skaner një pjesë të madhe kompanish koncesionare në vend gjatë vitit 2019. Kontrollet janë kryer në kompani me operim në sektorë të ndryshëm, por fokusimi më i madh ka qenë në koncesionet e shëndetësisë, të transportit publik, kontrollit teknik të automjeteve si dhe atë bankar. Sipas të dhënave të publikuara nga AK në raportin vjetor 2019, duke evidentuar dhe përllogaritur dëmin apo përfitimin real të konsumatorit publik, këta koncensionarë kanë shkaktuar deformime të konkurrencës në treg. Për disa prej tyre AK ka vendosur vijimësi të hetimeve të thelluara për 2020. Nga ana tjetër janë nxjerrë rezultatet në bazë të shkeljeve të konstatuara për “SGS Automotive Albania” SHPK dhe “Tirana Airport Partners SHPK”. Sipas AK, konkretisht vetëm koncesionari SGS, i cili bën kolaudimin e makinave, i ka shkaktuar mbi 51 milionë lekë dëme buxhetit të shtetit, dukë sjellë kështu pasoja të rënda për prishjen e çmimit të tregut. Gjë për të cilën AK ka vënë në dijeni edhe Ministrinë e Infrastrukturës si institucion përgjegjës, për marrjen e menjëhershme të masave ndaj këtij koncesionari. “Gjatë vitit 2019, AK, ka monitoruar zbatimin e vendimit të KK nr. 562, datë 25.10.2018, “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe dhënien e disa rekomandimeve, ndërmarrjes SGS dhe MIE”. Dëmi ekonomik i llogaritur, si rezultat i shkeljes së rregullave të konkurrencës, është gjoba e vendosur ndërmarrjes SGS në masën 5.69 % të xhiros totale të ndërmarrjes për vitin 2017, përkatësisht në shumën 51,091,005 lekë, e cila është vjelë dhe është arkëtuar në buxhetin e shtetit”, thuhet në raport. Bazuar në këto rezultate, MIE ka njoftuar AK se është aprovuar vendimi i kësaj të fundit, dhe menjëherë janë bërë ndryshimet e nevojshme ligjore për realizimin e rekomandimit, për liberalizimin e tregut të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në RSH.

Skandalet me aeroportin e Rinasit

Koncesionari i aeroportit të Rinasit zë vend menjëherë pas SGS në raportin vjetor për sa i përket shkeljeve të konstatuar dhe dëmeve të sjella në buxhet dhe rrjedhën e tregut. Të dhënat e evidentuara në raport tregojnë se ky koncensionar ka sjellë në trend rritës tarifat për shërbimet aeroportuale ndër vite. Ngas ana tjetër AK konstaton se të ardhurat e raportuara nga ky koncensionar nuk janë transparente, pasi të dhënat tregojnë se të dhënat reale janë shumë më të larta. “Sipas raportit të Rishikimit të Pavarur Ekonomik të Kontratës Koncesionare të TIA-s, vërehet se tarifat për shërbimet në tokë dhe ato për uljen dhe ngritjen e avionit janë dukshëm më të larta se sa normat e paraqitura në planin e biznesit të kompanisë. Gjithashtu konstatohet një hendek apo diferencë midis tarifave të raportuara dhe atyre të audituara për tarifën e sigurisë që sipas shpjegimeve të TIA-s kjo lidhet me pagesën e “taksës së sigurisë” prej 25% që i paguhet Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil sipas marrëveshjes koncesionare”, theksohet në raportin e AK. Më tej Autoriteti i Konkurrencës evidenton se, nga anekset e kontratave nuk arrihet të evidentohet nëse tarifat që përcaktojnë këto anekse janë të mbështetura në ndonjë metodologji të përcaktimit të këtyre tarifave për operatorët; mbështetur në koston e ofrimit të këtyre shërbimeve, detajime të elementëve përbërës të kostos, të cilat më pas janë reflektuar në vendosjen e këtyre tarifave. Duke theksuar më tej se deri më tani TIA nuk është përgjigjur për ndonjë konfirmim vendimi që do të sillte reduktim të tarifave.