BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhet raporti i KLSH, 267 milionë euro dëme në buxhet gjatë vitit, ja institucionet më problematike

Zbardhet raporti i KLSH, 267 milionë euro dëme në buxhet
Institucionet shqiptare kanë shkaktuar plot 267 milionë euro dëme në buxhet për shkak të abuzimeve. Nëntë-mujorin e këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditime të shumta në disa institucione në vend. Sipas të dhënave vetëm për periudhën janar- shtator janë kryer mbi 25 kontrolle, kjo si pasojë e një numër në rritje kërkesash për informacion nga viti në vit, të ardhura nga individë, subjekte të ndryshme dhe OJF. Nga auditimet e bëra rezulton se shkeljet në administratë kanë shkaktuar rreth 267 milionë euro dëme. “Vetëm gjatë periudhës janar – shtator 2019 janë trajtuar dhe u është përcjellë informacioni i kërkuar 32 kërkesave, të ardhura në adresën e koordinatorit të informimit, të cilat përfshijnë 25 raporte auditimi. Afro 268 milionë euro është dëmi ekonomik në buxhet si pasojë e shkeljeve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në të ardhura dhe shpenzime përgjatë 9 muajve të këtij viti”, thuhet në raport. Në raportin e publikuar nga KLSH, evidentohen se shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keqadministrimin e të ardhurave; menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keqadministrimin e pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik. “Konkretisht, dëmi ekonomik në fushën e të ardhurave, rezulton në afro 25,3 milionë euro, ndërsa 43.5 milionë euro regjistrohet dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve, jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thuhet në raport.

Dëme të tjera

Nga rezultatet e auditimeve, KLSH shprehet se niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit në mënyrë të përmbledhur nga aktiviteti auditues përgjatë periudhës janar – shtator 2019, vazhdon të mbetet i lartë. “Totali i dëmit në të ardhura dhe shpenzime regjistrohet në me dëm ekonomik në shumën totale prej 195.9 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e shumës, 72 milion euro, llogariten si të ardhura apo shpenzime të realizuara në kushtet e parregullsive në zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, me efekte negative për periudhën janar – shtator 2019. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 8,465,105 mijë lekë, afërsisht 68.8 milionë euro”, shprehet KLSH. Sipas raportit, performancë negative kanëshfaqur edhe treguesit më domethënës të performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit, indikatori i dobësimit, i cili rezulton 90.9. “Treguesi i dobisë së auditimit është 90.9, raporti i dëmeve të zbuluara dhe të kërkuara për zhdëmtim në vlerën 195.9 milionë euro me shpenzimet buxhetore faktike të KLSH-së në vlerën 269,424,789.5 lekë”, thuhet ndër të tjera në raport. Në përfundim KLSH shprehet se puna audituese synon ta bëjë ekzekutivin më të përgjegjshëm në menaxhimin e fondeve shtetërore. KLSH, konstaton se mbetet shumë për të bërë për të krijuar kulturën e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe për të garantuar një sistem menaxhimi financiar dhe kontrolli sa më efektiv.

Esmeralda Hida