BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Zbardhet raporti, Ministria e Financave zbulon 35 mln euro dëm ekonomik në njësitë publike gjatë 2018

Zbardhet raporti, Ministria e Financave zbulon 35 mln euro dëm ekonomik

Ministria e Financave, nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit 2018 në njësitë që operojnë me fonde publike ka gjetur dëm financiar 4,3 miliardë lekë ose 35 milionë euro. Nga të dhënat e evidentuara nëpërmjet Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm, mësohet se gjatë vitit 2018, sistemi i prokurimeve ka pasur gjetjet me vlerë më të madhe të shkeljeve të konstatuara. Gjatë këtij viti janë evidentuar nga audituesit e brendshëm 20 raste për investigim të mëtejshëm nga njësi të specializuara. Kryesisht: 2 raste Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, 1 rast Ministria e Brendshme, 2 raste Ministria e Drejtësisë, 2 raste Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 6 raste Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 2 raste ALUIZNI, 3 raste Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe 2 raste Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Tetë prej këtyre rasteve mësohet se i janë drejtuar për investigim të mëtejshëm Drejtorisë së Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, tetë raste prokurorive të rretheve përkatëse, ndërsa rastet e tjera i janë drejtuar Agjencisë së Prokurimit dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor.

Auditimet gjatë 2018

Gjatë vitit 2018, strukturat e auditimit të brendshëm kanë realizuar 1,232 angazhime auditimi kundrejt 1,240 angazhime të programuara. Nga të dhënat vërehet se gjatë vitit ka një numër të madh auditimesh të kombinuara (557 auditime) dhe auditime përputhshmërie (371 auditime), si dhe një numër i konsiderueshëm i auditimeve të paplanifikuara, 132 me kërkesë të titullarëve të njësive publike. Nga auditet shihet se ka mungesë të procedurave të shkruara në lidhje me procesin e identifikimit të risqeve, që kanë të bëjnë me korrupsionin apo mashtrimin, gjë që bën që menaxhimi të mos jetë i angazhuar në trajtimin e tyre, dhe rrjedhimisht, kontrollet e brendshme në proceset e ndryshme të punës nuk janë të bazuara në risk. Ekziston një mungesë e konsiderueshme e koordinimit dhe komunikimit në lidhje me arritjen e objektivave dhe treguesve të performancës midis institucioneve eprore dhe njësive të tyre të varësisë, gjë e cila mund të përmirësohet nëpërmjet organizimit të trajnimeve të përbashkëta të këtyre njësive publike, për të siguruar një informacion sa më të konsoliduar dhe gjithëpërfshirës.

Kontrolli i brendshëm financiar publik

“Kontrolli i brendshëm financiar publik” është tërësia e sistemit të kontrollit të brendshëm që ushtrohet nga njësitë publike, për të garantuar se menaxhimi financiar dhe kontrolli i njësive publike është në përputhje me legjislacionin përkatës, kërkesat e buxhetit, si dhe me parimet e menaxhimit financiar me transparencë, efektivitet, efiçencë dhe ekonomi. Kontrolli i brendshëm financiar publik përfshin të gjitha veprimtaritë, me qëllim kontrollin e të ardhurave, shpenzimeve, aktiveve dhe detyrimeve të njësive publike. Ai, gjithashtu, përfshin harmonizimin qendror dhe koordinimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe të auditimit të brendshëm. “Fonde publike” janë të gjitha fondet, përfshirë edhe fondet e Bashkimit Europian dhe të donatorëve të tjerë, të cilat mblidhen, arkëtohen, mbahen, shpërndahen e shpenzohen nga njësitë publike dhe që përbëhen nga të ardhurat, shpenzimet, kreditë dhe grantet për njësitë publike. “Kontroll i brendshëm” është procesi integral i sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe i auditimit të brendshëm, i vendosur nga titullari i njësisë publike, brenda objektivave të tij qeverisës, për të ndihmuar në kryerjen e veprimtarive të njësisë publike, me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë.

Më të lexuarat