BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zbardhet raporti, Shqipëria vendi me normën më të lartë të taksave në rajon, parakalohet nga Kosova dhe Mali i Zi

Zbardhet raporti, Shqipëria vendi me normën më të lartë

Shqipëria rezulton vendi me normën më të lartë tatimore në rajon për vitin 2016. Ky është përfundimi që ka nxjerrë raporti i studimit “Al-Tax”, pjesë e të cilit kanë qenë të gjitha vendet e Ballkanit. Përfundimet e raportit nxjerrin në pah se edhe për vitin 2016, Shqipëria dhe Serbia janë vendet me normën më të lartë tatimore në vendet e Rajonit të zgjerimit. Në të kundërt, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia kanë normën më të ulët tatimore në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konkretisht, referuar të dhënave, norma e taksave në Shqipëri është 36.5%, duke u rritur me gati 6 pikë përqindje në krahasim me 2014, kjo normë në Maqedoni është 13%, në Kosovë, 15%, në Kroaci 20.9%, në Malin i Zi 22.2%, në Bosnjë 22.6% dhe Bullgari 27,0%. Por edhe pse formalisht Shqipëria ka normën më të lartë tatimore në rajon, paguan më pak taksa nga të gjitha vendet e rajonit. Sipas Al-Tax në vitin 2016, Shqipëria bashkë me Kosovën u renditën në vendet që paguajë më pak taksa, me një barrë tatimore përkatësisht 24,4% dhe 23.5%. AL-tax, me barrë tatimore mat pagesën e taksave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Edhe në renditjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Shqipëria paguan taksa në raport me PBB më pak se në të gjitha vendet e rajonit. Të ardhurat tatimore në Shqipëri që janë pjesa kryesore e buxhetit për vitin 2016 dhe 2015, ishin respektivisht sa 24,4% dhe 24.1% e PBB-së. Sipas Al-Tax shpjegohet se barra tatimore (pagesa e taksave ne raport me PBB) në rajonin e Ballkanit në vitin 2016 është mesatarisht sa 32% e PBB, ndërsa në vitin 2015 ishte 31.5% e PBB-së. Ndërkohë, mesatarja e barrës tatimore në Ballkan është dukshëm më poshtë mesatares së barrës tatimore në BE (40%), por diferenca ka ardhur duke u ngushtuar vitet e fundit. Secili nga parlamentet e vendeve të Ballkanit u ka prezantuar dhe ka kërkuar të ndikojnë në përmirësimin e klimës së biznesit nëpërmjet ndryshimit të normave tatimore të një viti më përpara, duke synuar një pagesë më të madhe të taksave sipas planifikimeve buxhetore dhe politikave të secilit nga vendet për zhvillimin e ekonomik. Nga renditja shikohet se Maqedonia dhe Kosova ruajnë edhe në 2016 barrën më të ulët të normës së taksave në rajon.

Klima e investimeve

Ndërkohë, pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të ekzekutivit për një përmirësim të klimës të së bërit biznes në vend, por kjo nuk është reflektuar konkretisht me afrimin e investimeve të mëdha, të cilat mungojnë prej vitesh. Madje, në vijimësi kanë qenë të gjitha institucionet ndërkombëtare, një ndër to Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë, ka theksuar se pasiguria ligjore në vend po i shtyn bizneset e mëdha që të braktisin Shqipërinë. Që në momentin që PS mori pushtetin në vitin 2013, një nga kartat kryesore sa i përket stimulimit të zhvillimit të ekonomisë ishte pikërisht ulja e taksave dhe krijimi i lehtësirave për biznesin, qoftë ky i madh apo i vogël. Gjithsesi, të paktën deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur, dhe kjo është konfirmuar si nga bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vend, ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare, që vazhdimisht i kanë tërhequr vëmendjen qeverisë në këtë drejtim.

 

Bujar Muçaku