BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Zbardhet raporti vjetor i ERRU, gati rritja e çmimit të ujit, skemë e re për faturimin e qytetarëve

Zbardhet raporti vjetor i ERRU, gati rritja e çmimit të ujit,

 

 

Çmimi i ujit në disa qytete në vend pritet të rritet gjatë muajve të ardhshëm. Gazeta ka siguruar raportin vjetor 2019 të Entit Rregullator të Ujit, në të cilin paraqiten problematikat, prioritet dhe metodologjia e re që pritet të aplikojnë UK-të në vend për vendosjen e tarifave të reja. Sipas raportit, pjesa më e madhe e Ujësjellës Kanalizimeve në vend e kanë ruajtur kufirin tavan 5% të përballueshmërisë së tarifave për konsumatorët. Si rrjedhojë këto UK nuk kanë mundur të plotësojnë normën e arkëtimit dhe vlerën për mbulimin e kostove, duke i detyruar të rishikojnë në rritje faturimin e ujit. “Krahas përmirësimeve të aktit ekzistues, në parim rishikimi i metodologjisë konsiston në marrjen parasysh që në të ardhmen e afërt shoqëritë do të aplikojnë për tarifa të reja që do të mbulojnë përveç kostove të O&M, edhe ato të investimeve kapitale në sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura. Bazuar në analizën e performancës aktuale, shoqëritë priten në të ardhmen e afërt të aplikojnë për tarifa që do të mbulojnë edhe kostot pjesore/totale të investimeve”, thuhet në raport. Më tej ERRU shpjegon se metodologjia e re do të konceptohet në dy nënmodele, përkatësisht për rastin kur shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve kërkojnë të mbulojnë vetëm kostot e operim mirëmbajtjes, si dhe rastit kur ato kërkojnë të mbulojnë edhe kostot e investimeve fizike të nevojshme në sisteme që kërkojnë domosdoshmërisht të kenë një plan biznesi 5-vjeçar të aprovuar. Ndër të tjera, në raport theksohet se UK-të që nuk e kanë cënuar nivelin e përballueshmërisë do t’i rishikojnë në rritje tarifat e reja, por që edhe në këtë rast priten probleme pasi mund të reduktohet niveli i arkëtimit, për shkak se familjarët do të reagojnë negativisht për rritjen drastike të çmimit të ujit.

Mbifaturimi i ujit

Në raportin e ERRU trajtohen edhe problematika që hasin UK të disa qyteteve për mbulimin e kostove dhe mbledhjen e të ardhurave. ERRU thotë se një pjesë e shoqërive janë në situatë të vështirë financiare, madje nuk mund të mbulojnë as kostot për mirëmbajtjen e ujësjellësve dhe sigurimin e higjienës dhe cilësisë së ujit. Për këtë arsye këto operator kanë vepruar me mbifaturim të çmimit të ujit, gjë e cila u ka kushtuar rëndë xhepave të qytetarëve. “Konstatohet se shumë shoqëri janë në vështirësi reale financiare, nevoja për subvencione nga qeveria është e domosdoshme për një periudhë më afatgjatë. Në këtë kategori përfshihen kryesisht shoqëritë e grupit të III-të ose shoqëritë e vogla që për shkak të mungesës së ekonomisë së shkallës duhet të aplikojnë tarifa jashtëzakonisht të larta që bien ndesh me kriterin e përballueshmërisë dhe subvencionimi nga qeveria qendrore ose lokale duhet të vazhdojë edhe për një periudhë kohe të mëtejshme deri në realizimin e strategjisë së agregimit të tyre në shoqëri më të mëdha”, shprehet ERRU. Në përshkimin e performancës së punës për vitin 2019 tregohet se përveç gjendjes së komplikuar në financa, Ujësjellës Kanalizime në vend nuk arrijnë të mbledhin të ardhurat e nevojshme për të plotësuar normën e arkëtimit. “Nga të dhënat e mbledhura nga treguesit kryesorë të performancës vërehet se gjendja në sektor në krahasim me vitin 2018 paraqet një përkeqësim në drejtim të mbulimit të kostove direkte të ujësjellësit. Ndërkohë që treguesit e ujit pa të ardhura dhe të normës së arkëtimit korrente mbesin në nivele të pandryshuara. Kjo tregon se në sektor janë rritur kostot për O&M, ndërkohë që të ardhurat kanë mbetur në nivele pothuajse të njëjta”, thuhet në raportin e ERRU. Ndërkohë në raport tregohet se 12 ujësjellës kanë aplikuar për tarifa të reja për arsye të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe nivelin e të ardhurave të familjarëve, por edhe nevojat e tyre për buxhet. Por deri më tani ende nuk është marrë një vendim për rishikim fature, pasi këta shoqëri kanë mungesë dokumentacioni dhe mungesë të të dhënave për përmbushjen e kritereve bazë.

Më të lexuarat