BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Ekonomia

Zbardhet raporti zyrtar, Gjykata Antikorrupsion konfiskoi në total 8,500 lekë, numri i procedimeve shkoi 1712 dhe 440 dosje shkuan për gjykim

Zbardhet raporti zyrtar, Gjykata Antikorrupsion konfiskoi në total 8,500

Ndërsa pritshmëritë ishin shumë të larta, ashtu si dhe volumi i padive për korrupsion të depozituara në SPAK, nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë konfiskuar me vendim përfundimtar vlera shumë të ulëta monetare apo në formën e pasurive të paluajtshme. Treguesit zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me veprën penale të korrupsionit, nga të cilat rezulton se gjatë vitit 2021 janë konfiskuar 8,500 lekë. Rezulton se janë konfiskuar në zbatim të ligjit antimafia nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vlera monetare në shumën: 6,500 Lekë, një apartament me sipërfaqe 67.2 m2 dhe një sipërfaqe e llojit truall prej 22,300 metrash katrorë. Nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për vitin 2021 janë konfiskuar pasuri; në vlera monetare: 2,000 Lekë dhe Pasuri të vlerësuara: 71. Në total vlera monetare e konfiskuar për veprën penale të korrupsionit rezulton 8,500 lekë. Ndërkohë që treguesit e sekuestrimeve për këtë vepër penale janë diçka më pozitive. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për vitin 2021 janë sekuestruar pasuri me Ligjin antimafia dhe me Kodin Penal; në vlera Monetare: 2,4 miliardë lekë, afërsisht 24 milionë dollarë dhe Pasuri të vlerësuara: 73. Shifrat janë shumë të ulëta në raport me numrin e procedimeve të dërguara në SPAK. Ministria e Drejtësisë raporton se për vitin 2021, gjithsej rastet/hetimet e reja të nisura nga Policia dhe të referuara në Prokurori dhe SPAK për veprat penale në lidhje me Korrupsionin, janë 1929 raste. Totali i procedimeve të reja të regjistruara nga Prokuroria dhe SPAK, rezulton 1712 çështje, prej të cilave u dërguan 440 dosje në gjykatë.