BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Ekonomia

Zbardhet skema e re për kompensimin e pronave, ja si do veprohet sipas zërit kadastral, brenda prillit miratohet ligji i ri

Zbardhet skema e re për kompensimin e pronave, ja si do veprohet sipas

Qeveria duket se e ka gati ligjin për kompensimin e pronave. Një vit më parë Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin në disa nene të tij, duke bllokuar procesin e kompensimit. Por duket se ligji është gati dhe qeveria ka në plan që ta miratojë atë në Parlament brenda 4 muajve të parë të këtij viti. Gazeta ka siguruar programin e përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2022 dhe sa i takon Ministrisë së Drejtësisë drafti i parë është ai i pronave. Në plan janë dhënë dhe detaje se si do të jetë skema e kompensimit. “Vendimet, të cilat janë vlerësuar financiarisht bazuar në zërin

kadastral që ka pasur prona në momentin e shpronësimit, por që rezultojnë me zërin aktual të pronës të ndryshuar, kompensohen me 10% të vlerës sipas zërit aktual kadastral të

pronës së njohur për kompensim. Përcaktimi i prioriteteve dhe rendit kronologjik të formave të

kompensimit të pronës. Sigurimi i fondit të tokës që është transferuar në pushtetin vendor pronësi të njësive të qeverisjes vendore apo institucioneve të tjera shtetërore, nuk janë objekt i

kalimit në pronësi, dhënies me qira apo kontraktimit me të tretë. Këto sipërfaqe mbeten pjesë e fondit të kompensimit fizik në dispozicion të Agjencisë së Trajtimit të Pronave”, thuhet në draft.

Vendimi i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të fortë ligjit të pronave, duke shfuqizuar dy pika në nenin 7 të ligjit, që parashikonin metodologjinë e vlerësimit të tokës së kthyer ish-pronarëve në raport me të gjithë sipërfaqen që i është njohur me vendime, si dhe duke hedhur poshtë kufirin maksimal financiar prej 100 mijë USD për kompensimin financiar. Neni 7 është i lidhur ngushtë me nenin 6. Pikat e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të shoqatave të ish-pronarëve, parashikonin që vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet duke vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim, sipas nenit 6. Nëse vlerësimi i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa vlerësimi i tokës së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar. Nëse vlerësimi i pronës që është njohur për kompensim është më i madh sesa vlerësimi i tokës së kthyer, atëherë subjektit i kompensohet diferenca. Si rrjedhojë, Kushtetuesja ka rrëzuar edhe dy pika të rëndësishme në VKM-në 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar. Kushtetuesja ka rrëzuar tre format e parashikuara të kompensimit, kompensim fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar, kompensim fizik nga fondi i tokës dhe kompensim financiar. Qeveri ka ndryshuar tani skemën e kompensimit, ndërkohë që ligji pritet të publikohet së shpejti.