BREAKING NEWS

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar
x
BREAKING NEWS

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon
x
BREAKING NEWS

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet
x

Ekonomia

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, dokumentet, afatet dhe kushtet për të përfituar kompensimin e dritave

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,

Më shumë se 60 milionë dollarë janë përcaktuar si fond për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit. Pra, rreth 700 mijë të moshuar pritet të kenë një shtesë pensioni mbi 5 për qind. Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Nga ana tjetër përmes skemës së kompensimit të dritave, pensionistët mund të përfitojnë deri 1288 shtesë mbi masën e përfitimit mujor.

Skema e kompensimit për pensionistët

Gjithsej janë 914 lekë, që të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë çdo muaj krahas të ardhurave nga pensioni, pa përfshirë këtu edhe 648 lekë që llogariten pas heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë. Nga skema e kompensimit mund të përfitojnë edhe pensionistët që dalin rishtazi në pension. Mjafton të plotësojnë kushtet. Konkretisht për të marrë rimbursimin duhet që pensionisti të jetë kryefamiljar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionistë (bashkëshorti/tja) ose të jenë të papunë punëkërkues. Për këtë duhet të dorëzojë certifikatën familjare ku janë të shënuar pjesëtarët e familjes. “Edhe pas aplikimit të indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike te pensionistit etj.”, thuhet në vendimin e qeverisë. Krahas këtij kompensimi, ata të cilët trajtohen me pension minimal, marrin edhe disa përfitime shtesë të miratuara ndër vite, vlera e të cilave në total shkon 1650 lekë në muaj. Kjo do të reflektohet edhe në masën e pensioneve, të cilët pas indeksimit kanë njohur një rritje, e cila varion nga 500 lekë deri në 1800 lekë. Shtesa e re do të aplikohet për 18 kategori pensionesh përfshirë edhe ish-ushtarakët, minatorët e naftëtarët. Konkretisht, pensioni bazë minimal për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe ato familjare, nga 14 924 lekë që është bëhet 15 820 lekë, pra, do të rritet me rreth 900 lekë në muaj.

Si të merrni kompensimin e dritave?

Kompensimi i dritave ka nisur të aplikohet që në 2015, atëherë kur qeveria vendosi të heqë fashën për konsumimin deri në 300 kilovat në orë. Krahas pensionistëve, në skemën e rimbursimit të dritave janë edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë si dhe kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Pra për të marrë rimbursimin në vlerën e 1288 lekëve, duhet që pensionisti të jetë kryefamiljar, të jetë i vetëm ose pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë pensionistë (në këtë rast bashkëshorti apo bashkëshortja) ose të jenë të papunë punëkërkues. Veç formularit duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identitetit, kopje e kontratës me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, si edhe certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune.

Dokumentet për të përfituar nga skema e kompensimit

Për përfitimin e këtij kompensimi, aplikuesi duhet të paraqesë pranë Sigurimeve Shoqërore: a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; b) certifikatën familjare; c) fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. Familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar së bashku me deklaratën, duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror: a) fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; b) certifikatën familjare që vërteton se personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar; c) për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë; d) fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.