BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Zbardhet skema, ja si “përmbaruesit” privatë shantazhojnë qytetarët për borxhet, valë ankesash tek Komisioneri i të Dhënave Personale

Zbardhet skema, ja si “përmbaruesit” privatë

Me dhjetëra kompani në vend nuk ndjekin rrugët ligjore për të mbledhur detyrimet e prapambetura. Kompanitë telefonike dhe mikrofinancat kontraktojnë përmbarues privatë që të shantazhojnë qytetarët për shlyerjen e borxheve. Vetëm pak javë më parë Dhoma e Përmbaruesve ngriti alarmin mbi këtë çështje, ku njëkohësisht iu bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre shantazheve, të cilat bëhen pa asnjë adresim të saktë, pa emrin dhe të dhënat e përmbaruesit. Ndërsa, gazeta ka siguruar të dhënat e publikuara nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nga këto të dhëna vihet re se, vetëm në tre vitet e fundit janë bërë një valë ankesash për kompani të cilat iu bëjnë presion qytetarëve me anë të përmbaruesve privatë të parregullt. Konkretisht, në vitin 2018 numri më i lartë i ankesave ka ardhur për kompanitë telefonike dhe mikrofinancat. Një ankesë e tillë është bërë nga qytetarët për “Albtelekom Albania”, ku një qytetare akuzon se kjo kompani ka shpërndarë të dhënat e saj personale tek një përmbarues privat. Ky i fundit në mënyrë anonime i bënte presion për kontratën që ajo ka me Albtelekom. Një ankesë e tillë është bërë edhe për institucionin jobankar në vend “IuteCredit”. Sipas dokumentit të publikuar nga Komisioni i të Dhënave bëhet me dije se, kjo kompani ka lidhur marrëveshje me një përmbarues privat për të mbledhur huatë e pashlyera që kishin klientët e saj. Por, nga kontrollet e kryera është evidentuara se, IuteCredit ka lidhur këtë marrëveshje pa i përcaktuar përmbaruesit kushtet e tij. Pra në asnjë moment nuk është parashikuar ruajta e të dhënave për klientët, nuk është përcaktuar as masa e detyrimeve që duheshin mbledhur. Përkundrazi, përmbaruesi është lënë i lirë edhe të shantazhojë qytetarët duke përdorur të dhënat e tyre personale të siguruara nga “IuteCredit”.

Valë ankesash për mikrofinancat

Ankesa të tilla kanë vijuar edhe në vitet 2019-2020. Por ajo që bie në sy është se ankesat më të shumta në këtë periudhë janë për mikrofinancat, të cilat shantazhojë qytetarët përmes përmbaruesve privatë. Pavarësisht rekomandimit që iu dha IuteCredit në 2018, ankesa për të ka pasur edhe në 2020, ku klientët ankohen sërish se përmbaruesit privatë anonimë iu bëjnë presion për të paguar borxhet që kanë tek kjo kompani. Ndërsa në 2019 disa qytetarë janë ankuar për kompaninë “Credo.al”, për të cilin Komisioni shprehet se nuk ka kryer procedurat e duhura ligjore për t’i kaluar përmbaruesit të dhënat e klientëve dhe aq më tepër të bëjë presione kur vetë përmbaruesi nuk paraqet asnjë të dhënë të vetën. Në vitin që lamë pas një qytetar është ankuar se “Micro Credit Albania” ka shpërndarë të dhënat e tij tek përmbaruesi privat dhe që prej 2018 ai i bën shantazh në lidhje me një kontratë që qytetari ka me institucionin jobankar. Ankimuesi ka paraqitur një dokument ku përmbaruesi privat i kërkonte të shlyente këstet e prapambetura, por nuk ishte asnjë firmë, as vulë dhe asnjë emër në këtë dokument. Sipas Komisionit, mosndjekja e rrugëve ligjore nga përmbaruesit privatë dhe kompanitë që i punësojnë rrezikon seriozisht mbrojtën e të dhënave personale për qytetarët.