BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Ekonomia

Zbardhet skema si do të rriten pensionet, në prill indeksim me 2.5 për qind, ja sa do të marrin naftëtarët e minatorët

Zbardhet skema si do të rriten pensionet, në prill indeksim me 2.5

Zbardhen detaje të rëndësishme nga buxheti i vitit 2021. Gazeta ka siguruar projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave për vitin e ardhshëm, ku ndër të tjera evidentohet fakti se do të ketë rritje pensionesh dhe shtim të përfituesve. Sipas të dhënave të projektit, në muajin prill të vitit që vjen do të ketë një indeksim 2.5% të pensioneve dhe po në të njëjtat ritme do vijojë për dy vite të tjera. Konkretisht në vitin 2021 fondi i kontigjencës, që tregon rritje të pensioneve në bazë të shpenzimeve të pensionistëve, do të kapë vlerat e 2.500 milionë lekëve. Në këto kushte qeveria tregon se do të ketë prioritet përmirësimin e të ardhurave për pensionistët në periudhën afatmesme 2021-2023, duke përmirësuar skemën e përfitimit. “Për vitin 2021 janë përcaktuar për skemën e pensioneve 2.4 miliardë lekë, ku do të ketë indeksim të pensioneve përgjatë vitit. Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës. Fondet kontigjencës sipas viteve janë; Viti 2021 do të përmbaj si fond 2,500 milionë lekë; Viti 2022 -3,000 milionë lekë Viti 2023 -3,120 milionë lekë”, përcaktohet në projektligj. Në këtë plan përcaktohet që në vitin 2021 në skemën e pensioneve do të përfshihen edhe 16 mijë qytetarë të tjerë, me një fond shtesë 13 miliardë lekë. Ndërsa në krahasim me 2020 shpenzimet totale për pensionet janë rritur me 4 miliardë lekë më shumë shpenzimet në total të pensioneve. “Mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të përfituesve, e cila në harkun e tre viteve parashikohet të jetë rreth 48,000 përfitues, pra një shtesë neto me rreth 16,000 persona në vit, me një efekt financiar rreth 13 miliardë lekë, të mbuluar më së shumti nga buxheti i shtetit dhe një pjesë nga kontribuuesit e rinj”, thuhet në dokument.

Naftëtarët dhe ish të përndjekurit

Edhe për 2021 qeveria ka menduar të mos heqë vëmendjen nga trajtimi me pension suplementar i naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve. Prandaj për vitin e ardhshëm do të rishikohet edhe njëherë skema për këta të fundit, ku pritet të jepen plot 1.45 miliardë lekë vetëm brenda një viti. Nga ana tjetër do të vijojnë me rritje dhe pensionet për ish të përndjekurit politikë. “Për ish të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliard lekë ose 0.1% e PBB. Mbulimi i efekteve financiare të skemave të reja të përfitimeve, naftëtarë minatorë të cilat pas rishikimit parashikohet të sjellin një efekt financiar prej rreth 1.45 miliardë lekë. Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligj”, theksohet në dokument. Në tabelat e paraqitura në projektligj tregohet se për vitin e ardhshëm Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të shpenzojë 7. 652 milionë lekë vetëm për pensionet suplementare, me 228 milionë lekë më shumë. Sikur përmendëm më lartë qeveria ka rishikuar pozitivisht skemën e pensioneve për 2021. Por si do të realizohet ky indeksim në çdo vit? Sipas projektbuxhetit kryesore do të jetë shtimi i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore, mbledhja dhe shpërndarja në mënyrë korrekte e kontributeve. Rritja e kontribuuesve do të vijë duke rritur formalitetin në punësim dhe duke lehtësuar dokumentet dhe procedurat për këta të fundit. “Vazhdimi i implementimit të reformës së pensioneve dhe përmirësimi i eficencës së ISSH në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore. Numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 %. Që vjen nga kontribuues në përpjesëtim me popullsinë në moshë pune, do të jetë mbi 43%”, thuhet në dokument.