Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet udhëzimi i ISSH për indeksimin e pensioneve, ja kush përfiton

Postuar: 21/05/2019 - 07:21

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar udhëzimin për vendimin më të fundit të qeverisë, mbi indeksimin e pagave për pension. Me vendimin nr. 180, datë 4.4.2019 “Për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për llogaritjen e pensioneve” u vendos rritja e koeficientëve për vitin 2017 dhe për rrjedhojë edhe për gjithë vitet paraardhëse, duke filluar nga viti 1994 si edhe për pagat referuese që shërbejnë për llogaritjen e pensioneve pas vitit 1984. Për dy vitet e fundit, përkatësisht vitin 2018 dhe 2019, mbetet koeficienti 1. Formula për përllogaritjes së pensionit të pleqërisë në bazë të nenit nr. 32, është: Një shumë bazë dhe një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Pensioni social për vitin 2019 është 7465 lekë. Për të marrë një pensionin të plotë, sivjet kërkohet një periudhë sigurimi prej 36 vjet e 8 muaj. element kryesor është periudha, gjatë së cilës janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe dokumentohen e njihen si të tilla.

Udhëzimi

Në zbatim Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, ISSH udhëzon se koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit, është 3.7 për qind. Për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensioneve, me datë lindje së të drejtës pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018, “Për koeficientët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shtohen edhe me koeficientin 3.7 për qind. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, përcakton se në vitin 2019, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2018, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendimi nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, 26,000 lekë, e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 809, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, për pagat e periudhës nga viti 1994- 31.12.2001; paga maksimale në shkallë vendi, 114,670 lekë, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit 10, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 48, datë 11.4.2019 dhe në zbatim të tij, indeksimi i pagave me koeficientët e pasqyruar në udhëzimin e ISSH, për efekt të llogaritjes fillestare të pensioneve, do të bëhet vetëm për pensionet me datë lindje të së drejtës nga data 12.4.2019 e në vazhdim. Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018 “Për koeficientët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë lindje së të drejtës në harkun kohor 1.1.2018–11.4.2019, përfshirë edhe këtë datë. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit.

Koeficientet, llogaritja

Koeficentët e indeksimit janë ata koeficentë që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontributet, ta aktualizojnë e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra ti heqin efektin “gërryes” të inflacionit. Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975-ën, deri në janar në 94-ën, me gjithë indekset e ndryshimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë, indeksohet sot me një koefiçent. Edhe ky indeks është i përshkallëzuar, e fillojnë nga 94′ deri në momentin që del në pension. Viti 2018 nuk ka indeks, kurse viti 2014, 2015 kanë koeficientet respektivë. Pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësueshme, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite (1% për çdo vit pune). Pas kësaj del një vlerë së cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimtare të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni. Kjo është mënyra më e thjeshtë për llogaritjen e pensionit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 07:21

Gjashtë banka të nivelit të dytë në vendin tonë rezultojnë me nivel të lartë rreziku në pastrimin e parave.

Postuar: 22/06/2019 - 07:23

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar dje procesin e shqyrtimit administrativ të disa apl

Postuar: 21/06/2019 - 07:31

Misioni i Bankës Botërore ofron asistencë për të mbuluar dështimin e guvernatorit Gent Sejko në k

Postuar: 20/06/2019 - 07:34

 Në vijim të rubrikës “Tatimet Këshillojnë”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Postuar: 18/06/2019 - 14:10

Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e