BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x
BREAKING NEWS

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime
x
BREAKING NEWS

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha zbërthen emrin e koduar të operacionit që shkatërroi tetë grupe kriminale

Ç’tregon ‘Plumbi i Artë’? Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Nard Ndoka zbulon emrin: Rama e ka vendosur, ish-ministrja e PD-së do të jetë Presidente e Shqipërisë

Nard Ndoka zbulon emrin: Rama e ka vendosur, ish-ministrja e PD-së do
x
BREAKING NEWS

“Premë gishtat dhe u bëmë vëllezër!”/ Nuredin Dumani rrëfen vrasjen monstruoze të nënës së trafikantit të njohur në 2013: Më ofruan 40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedajt! Talo Çela e priti në garazh e rrahu me shqelma dhe i preu qafën ...

“Premë gishtat dhe u bëmë vëllezër!”/
x
BREAKING NEWS

“Plumbi i artë”/ Zbardhen emrat e 14 personave që janë shpallur në kërkim nga policia pas rrëfimit të Nuredin Dumanit

“Plumbi i artë”/ Zbardhen emrat e 14 personave që
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale/ Dumani rrëfehet për vrasjen e Ervis Dedës: Festim Qoli e Henrik Hoxha e pranuan ekzekutimin, ja sa mijëra euro kanë paguar drejtësinë për të mbyllur çështjen

Ngjarjet kriminale/ Dumani rrëfehet për vrasjen e Ervis Dedës:
x

Ekonomia

Zbardhet udhëzimi, ja procedurat që duhet të ndiqen për shitblerjen e automjeteve, eliminohet kontrolli fizik

Zbardhet udhëzimi, ja procedurat që duhet të ndiqen për

Zbardhen detaje mbi procedurat që duhet të ndiqen për ndryshimin e pronësisë së mjetit. Teksa deri më tani praktika standarde ka qenë që bëhet aktshitja te noteri dhe më pas pronari i ri duhet të paraqitet pranë drejtorive të transportit bashkë me mjetin për të bërë ndryshimin e lejes së qarkullimit dhe certifikatës së pronësisë, procedurat kanë ndryshuar. Drejtoria e Transporteve ka vendosur të eliminojë kontrollin fizik të automjetit dhe kalimi  pronësisë mund të bëhet vetëm mbi bazë dokumentacioni, pa praninë e automjetit. “Identifikimi i treguesve të mjetit kryhet nga DPSHTRR-ja: për regjistrimin për herë të parë; për ndryshimin e pronësisë, me përjashtim të rasteve kur mjeti disponon një certifikatë të vlefshme kontrolli teknik; për ristampimin e numrit të identifikimit dhe kur konstatohen ndryshime të karakteristikave konstruktive apo funksionale të mjetit.  Përjashtohen nga kryerja e identifikimit të treguesve edhe mjetet e reja me motor, kur ndryshimi i pronësisë bëhet brenda periudhës për të cilët nuk kërkohet të bëhet kontroll teknik pas datës së regjistrimit të parë të tyre”, thuhet në udhëzim. Sipas udhëzimit, kontrata e shitblerjes së mjetit mund të bëhet edhe pranë DRSHTRR-ve, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi. “Për rastet kur mjeti është shitur dhe blerësi nuk ka bërë ndryshimin e pronësisë pranë zyrave të DPSHTRR-së, shitësi i mjetit, me kërkesë të tij, mund të bëjë, pranë DRSHTRR-së, deklarimin për shitjen e mjetit, kundrejt tarifës përkatëse. Ngarkohet DPSHTRR-ja që të bëjë procedurat për evidentimin e regjistrimit të ndryshimit të pronësisë së mjetit, me deklarim nga shitësi. Për rastet kur DPSHTRR-ja konstaton se pronari i ri i mjetit, referuar aktit të ndryshimit të pronësisë nuk ka kërkuar regjistrimin e ndryshimit të pronësisë, brenda 30 ditëve nga momenti i hartimit të aktit të ndryshimit të pronësisë, azhurnimit të lejes së qarkullimit apo marrëveshjeve për qiradhënie me të drejtë blerjeje, vijon mbledhjen e masës administrative, gjobë, sipas nenit 93 të Kodit Rrugor”, thuhet më tej.

Humbja e lejes së qarkullimit

Sipas udhëzimit, në rastet e humbjes, vjedhjes ose të shkatërrimit të lejes së qarkullimit, aplikanti paraqitet në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e zotëruesit, plotëson formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja, plotëson deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative dhe kërkesën për pajisje me leje qarkullimi apo me leje të përkohshme qarkullimi, dhe dorëzon vërtetimin e denoncimit të lëshuar nga

policia. Zyra e regjistrimit verifikon të dhënat e shënuara në vërtetimin e denoncimit të lëshuar nga organet e policisë; sipas kërkesës së bërë nga qytetari, lëshon lejen e qarkullimit ose lejen e përkohshme të qarkullimit, model DRM-08, sipas formatit të miratuar nga DPSHTRR-ja;

Krijohet fashikulli përkatës dhe sistemohet në dosjen e mjetit. “Kur zotëruesi i mjetit ka marrë leje të përkohshme qarkullimi, pasi të kenë kaluar 30 ditë nga data e vërtetimit të denoncimit, ai aplikon pranë drejtorisë rajonale për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja dhe dorëzon lejen e përkohshme të qarkullimit të mjetit”, thuhet më tej.