BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Zbardhet udhëzimi, ja si do të bëhet rivlerësimi i banesave, procedurat e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme

Zbardhet udhëzimi, ja si do të bëhet rivlerësimi i banesave,

Zbardhet udhëzimi me procedurat e plota dhe dokumentet e nevojshme për rivlerësimin e banesave. Që në fillim të janarit pritej të fillonte rivlerësimi i banesave në të gjithë vendin, por procesi është shtyrë për shkak se qeveria nuk kishte nxjerrë ende udhëzimin e nevojshëm për zbatimin e këtij ligji. Ndërkohë që ditën e djeshme udhëzimi i plotë është publikuar në Fletoren Zyrtare, nga ku hyn menjëherë në fuqi për vënien në zbatim në ditët e ardhshme. Në udhëzim përcaktohen afatet, tarifat, dokumentacionet dhe procedurat që duhet të ndjekë çdo qytetar për të bërë rivlerësimin e banesës. Përfitues të këtij udhëzimi janë edhe ata individë që nuk e kanë regjistruar ende banesën e tyre, por do mund ta bëjnë deri në 30 shtator të këtij viti, si dhe për banesat që janë rivlerësuar njëherë më parë. “Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri në datën 30 shtator 2020, kanë të drejtë që brenda këtij afati të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Këtu përfshihen dhe rastet, kur për pasurinë e paluajtshme është bërë edhe më parë rivlerësimi”, thuhet në udhëzim.

Më tej në udhëzim sqarohet se, për të përfituar nga rivlerësimi, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit, 3% e bazës së tatueshme dhe tarifën e shërbimit pranë ASHK që kushton 1.200 lekë. Sipas udhëzimit, rivlerësimi pasurisë bëhet në dy mënyra, nga ekspertët ASHK ose nga një ekspert i licencuar që zgjedh vetë qytetari. Ku për secilin rast udhëzimi sqaron mënyrën se si do të procedohet. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi dhe vlerës së zbritshme. Në rast se individi zgjedh një ekspert të licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.

Aplikimet dhe dokumentet

Sa i përket aplikimit për rivlerësim banese, udhëzimi sqaronte se mund të bëhet në dy mënyra: On-line përmes regjistrimit në platformën e-Albani dhe pranë sporteleve të AKSH. Në rast të aplikimit on-line qytetari duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme ose të vërtetimit në mënyrë që të pajiset me dokumentet zyrtare për rivlerësim. Në këtë rast individi mjafton të ndjekë me përpikmëri çdo rubrikë të paraqitur nga platforma për të identifikuar të dhënat e banesës që kërkon të rivlerësohet. Aplikimi për shërbimet i drejtohet drejtorisë apo zyrës vendore të ASHK-së, e cila shqyrton aplikimin, duke verifikuar: identifikimin e pasurisë sipas përcaktimeve, legjitimimin e individit aplikues.

Ndërsa në ato raste kur aplikimi për rivlerësimi nuk mund të bëhet on-line, pronari është i detyruar të paraqitet pranë sporteleve të drejtorisë vendore kompetente, duke paraqitur “Kërkesën për rivlerësim”; dokumentet që vërtetojnë dhe identifikojnë të dhënat e banesës, identifikojnë aplikantin si pronar si dhe regjistrimin apo jo të banesës. Ndër të tjera në udhëzim sqarohet se, në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.

Më të lexuarat