BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Ekonomia

Zbardhet vendimi i plotë i qeverisë, ja ndryshimet në procedurë dhe dokumentacion për të përfituar rritjen e ndihmës ekonomike, kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i plotë i qeverisë, ja ndryshimet në

Është publikuar tashmë vendimi i qeverisë për sa i përket vazhdimit të mbështetjes financiare për disa kategori shoqërore që kanë shumë vështirësi për të përballuar gjendjen e ndërlikuar ekonomike. Kryefamiljaret me dy fëmijë deri në moshën 18 vjeç, pensionistët që jetojnë vetëm dhe pa asnjë lloj pensioni, familjarë të pensionistëve që s’marrin pension, viktimat e trafiqeve, të dhunës në familje, etj. do të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë në kuadër të ndihmës ekonomike për përballimin e shtrenjtimit të çmimeve të produkteve, shërbimeve dhe kostos së jetesës. Vendimi hyn në fuqi në datën 1 tetor.
Rritet me 900 lekë ndihma për viktimat e trafiqeve dhe dhunës në familje
Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, që të rritet nga 9 mijë lekë në 9900 lekë në muaj ndihma ekonomike për viktimat e trafikimit (refugjatë, prostitucion), viktimat e dhunës në familje dhe për jetimët. Këto ndryshime janë kryer në pikat 7, 8, 9 të kreut III për VKM nr. 617 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomikedhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, të ndryshuar. Që nga 1 janari 2022, këto grupe përfituan 3-fishim të ndihmës ekonomike.

Ndihmë dhe për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë deri në 18 vjeç dhe të moshuarit
Teksa në janar u dha ndihmë për gratë kryefamiljare që kanë minimumi 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç, këtë herë janë përfshirë edhe nënat që kanë 1 ose 2 fëmijë të grupmoshës 0-18 vjeç. Këto gra do të përfitojnë dyfishin të pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes.

Gjithashtu, pensionistët e vetmuar që nuk marrin pension social ose pleqërie, do të përfitojnë dyfishin e mbështetjes financiare nga shteti. Në këtë vendim të Këshillit të Ministrave do të përfshihen dhe kategoria e anëtarëve të familjes së një pensioni që nuk merr asnjë lloj pensioni. Edhe për këtë kategori, ndihma do të dyfishohet në vlerë monetare nga shteti . Në fund, qeveria do të rrisë me 10% ndihmën për të gjitha familjet e tjera do të shtohet me 10%.
Vendimi i plotë nr.617 i qeverisë, datë 22 shtator 2022
Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.597, datë 4.9.2019, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pikat 1 e 8, e 21, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Në kreun III, të vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Në pikat 7, 8 dhe 9, fjalët “... 9 000 (nëntë mijë) lekë në muaj ...” zëvendësohen me “... 9 900 (nëntë mijë e nëntëqind) lekë në muaj ...” b) Pas pikës 16 shtohen pikat 16/1, 16/2 dhe 16/3, me këtë përmbajtje: 16/1. Gratë kryefamiljare, përfituese në programin e ndihmës ekonomike, që kanë në përbërje të familjes deri në dy fëmijë të moshës nga 0 në 18 vjeç, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike, sipas strukturës së familjes. 16/2. Përfituesit e programit të ndihmës ekonomike, që kanë mbushur moshën 65 vjeç, të vetmuar, dhe nuk trajtohen me pension pleqërie apo pension social, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike. 16/3. Anëtarët e familjeve përfituese të programit të ndihmës ekonomike, që kanë mbushur moshën 65 vjeç dhe nuk trajtohen me pension pleqërie apo pension social, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike, sipas strukturës së familjes. c) Pikat 17 dhe 18 ndryshohen, si më poshtë vijon 17. Masa e ndihmës ekonomike për familjet, që nuk përfitojnë sipas pikave 16/1, 16/2 dhe 16/3, të këtij kreu, rritet me dhjetë për qind më shumë të masës së pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes. 18. Masa e ndihmës ekonomike sipas pikave 16, 16/1, 16/2, 16/3 dhe 17, të këtij kreu, përllogaritet nga Shërbimi Social Shtetëror, bazuar në masën e pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 2. Ngarkohen Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi më 1 tetor 2022 dhe botohet në Fletoren Zyrtare.