Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja sa rriten pagat për diplomatët, mësuesit, ushtarakët dhe policët e burgjeve, tabelat për çdo kategori

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgjeve. Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili u firmos me datë 5 prill, është botuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare me tabelat përkatëse për çdo kategori. Sipas vendimit të qeverisë, kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Kështu, nga ky vendim, sicc ka deklaruar më parë dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj,  pritet të përfitojnë: 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %; 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %; 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %; 3,560 punonjës të sistemit penitenciar (policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%; 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%. Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetorë, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë. Sa u takon pagave në sektorin e mbrojtjes, rritja do të jetë sipas gradave. Kështu, një kapter me pagë 58 600, duke nisur nga ky muaj do të marrë 4000 mijë lekë më tepër, pra, në total 62 600 lekë. Ndërsa një rreshter nuk do të marrë më 53 600 lekë, por 57 350 lekë. Sa i takon fondit, janë planifikuar 3 miliardë lekë ose rreth 30 milionë dollarë për të përballuar këtë rritje. Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 09:27

Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se shumë shpejt do të dalin në qarkullim kartmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro.
 

Postuar: 26/05/2019 - 07:59

Autoriteti i Konkurencës do të vijojë të mbajë nën monitorim të vazhdueshëm tregun e sigurimeve p

Postuar: 25/05/2019 - 07:35

 Rreth 13 mijë banesa dhe troje në të gjithë vendin të ndërtuara pas vitit 1991, janë të par

Postuar: 24/05/2019 - 17:13

Gjatë ditës së sotme një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me dit

Postuar: 24/05/2019 - 07:19

“Kush ka një banesë më të madhe, do të paguajë më shumë taksë prone”.

Postuar: 23/05/2019 - 12:05

Investimet e huaja në fushën e transportit si dhe mbështetja që Qeveria Gjermane i ofron vendit t

Postuar: 23/05/2019 - 07:31

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të bashkëpunojë me njësitë e qeverisjes vendore për për