BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Ekonomia

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja si do dëmshpërblehen në rast fatkeqësie natyrore shtëpitë informale dhe që janë në proces legalizimi, 1.8 mln euro në dispozicion të qytetarëve

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja si do dëmshpërblehen në rast

Përmes një vendimi të miratuar ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, Qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë edhe objektet informale në rast se ato preken nga fatkeqësitë natyrore. Vendimi rregullon kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të individëve dhe familjeve, të cilët posedojnë ndërtime pa leje me funksion banimi, që pësojnë dëme, për shkak të fatkeqësive natyrore. Objekti duhet të plotësojë disa kushte për ta përfituar dëmshpërblimin, mes të cilave kryesorët janë që duhet të jetë ndërtim me qëllime banimi, dhe të ketë nisur procedurat e legalizimit. Më specifikisht, për të përfituar nga trajtimi në rastet e fatkeqësisë natyrore duhet të plotësohen kushtet dhe kriteret e mëposhtme: Së pari, ndërtimi pa leje të rezultojë i dëmtuar pas një fatkeqësie natyrore në një njësi të vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore; Së dyti, ndërtimi pa leje të jetë përfshirë në procedurat e legalizimit dhe për të, të mos ketë përfunduar procesi administrativ me vendimmarrje për legalizim; Së treti, ndërtimi pa leje të rezultojë me funksion banimi, gjatë evidentimit në terren që kryen ASHK, sipas ligjit; Së katërti,  Individi ose familja të mos ketë ndërtim tjetër në pronësi apo më shumë se një ndërtim pa leje me funksion banimi në proces  legalizimi, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Kur individi apo familja ka disa ndërtime në pronësi apo në proces legalizimi dhe të gjitha ato dëmtohen si pasojë e fatkeqësisë natyrore, atëherë përfiton vetëm për banesën, që në datën e fatkeqësisë natyrore, përdorej si vendbanim i zakonshëm; Dhe së pesti, ndërtimi pa leje plotëson kushtet e ndërtesës së dëmtuar, sipas aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”.

Ja fondi që vë në dispozicion MF

Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ketë të drejtë t’i përgjigjet në mënyrë të menjëhershme nevojave emergjente me të cilat përballen qytetarët deri në vlerën 200 milionë lekë apo 1.8 milionë euro, pa pasur nevojë që vendimi të merret në qeveri. Referuar vendimit të miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave, mbi “mbi procedurat e menaxhimit të investimeve publike”, i cili i shtrin efektet nga 1 Janari 2023,  në ligj përfshihet një risi që ka të bëjë me shpenzime kapitale për emergjenca, të cilat  janë shpenzimet që bëhen për t’iu përgjigjur një nevoje të menjëhershme për investime publike, si rezultat i krizës humanitare dhe/ose një aksidenti madhor në një zonë ose objekt të caktuar, një fenomen i rrezikshëm natyror apo i shkaktuar nga njeriu, fatkeqësi natyrore ose ekologjike (mjedisore), epidemi, përdorim të armëve që shkaktojnë ose mund të çojnë në viktima njerëzore, dëme të konsiderueshme për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Në këto raste, “Njësitë e qeverisjes qendrore përgatitin propozimet në çdo kohë dhe i paraqesin të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar. Ministria përgjegjëse për financat shqyrton dhe miraton, duke i përfshirë në Projekt Buxhetin  Afatmesëm apo buxhetin vjetor, vetëm projektet emergjente të propozuara me vlerë, deri në 200 milionë lekë. Në rastet kur vlera e projekteve emergjente të propozuara tejkalon vlerën 200 dyqind milionë lekë, këto propozime përcillen për miratim me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe vetëm pas miratimit, ministria përgjegjëse për financat i përfshin në PBA apo buxhetin vjetor”. Po ashtu, ligji specifikon edhe rastet e investimeve strategjike, ku theksohet se “Projektet e reja të investimeve publike mbi vlerën kufi të vendosur me udhëzim nga ministri përgjegjës për financat klasifikohen si projekte investimi me rëndësi strategjike dhe i nënshtrohen procesit të vlerësimit për përfshirjen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Këto projekte investimi përfshihen në PBA-në apo buxhetin vjetor në përputhje me hapësirën fiskale, vetëm pasi të jenë bërë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të rankuar dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Sigurimet nga përmbytjet modeste në 2022

Por ndërsa vitit 2022 riktheu në vëmendjen e qytetarëve por edhe të Qeverisë rrezikun e përmbytjeve, mbetet shumë i ulët numri i qytetarëve që sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore. Deri në fund të nëntorit të vitit që sapo lamë pas, janë paguar në total 1.7 miliardë lekë, apo afërsisht 17 milionë dollarë, në portofolin e tregut të sigurimeve zjarri dhe fatkeqësitë e natyrës. Rritje modeste krahasuar me një vit më parë, kur totali ishte afërisht 16 milionë dollarë. Të dhënat vijnë përmes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sipas të cilit, Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-nëntor 2022, vihet re një rritje prej 5.44% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021. Për t’u theksuar është gjithashtu se ky volum kontratash i dedikohet sistemit bankar, i cili vë kusht sigurimin e pronës nga fatkeqësitë për miratimin e kredive. Të para në total, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2022 kapën vlerën 18,3 miliardë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021. Gjatë periudhës janar-nëntor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221  me një rritje prej 13.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.