BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x
BREAKING NEWS

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën,
x
BREAKING NEWS

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në
x
BREAKING NEWS

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si asnjëherë më parë

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk do të keni “po” nga ne pa kthyer ...

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk
x

Ekonomia

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja si do procedohet për marrjen e pensionit suplementar për ushtarakët, punonjësi e policisë dhe SHISH pas mbylljes së sporteleve

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja si do procedohet për marrjen e

Është zbardhur vendimi i qeverisë lidhur me procedurat që do të ndiqen për marrjen e pensionit suplementar për ushtarakët, punonjësi e policisë dhe SHISH, pas mbylljes së sporteleve në vend. Në vendimin e qeverisë bëhet me dije, personi duhet që të paraqes kërkesë përmes portalit qeveritar “e-albania”. “Për një ndryshim në vendimin nr.793, datë 24.9.2010, të Këshillit të ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurinë shoqërore suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit dhe të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 4, 5, pika 1, 11, 22, 23, pika 1, 26 e 29, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, vendosi: 1.  Shkronja “A”, e kreut III , të vendimit nr.793, datë 24.9.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: “A. Personi, të cilit i lind e drejta për përfitime pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, paraqet kërkesë përmes portalit qeveritar “e-Albania”, thuhet në vendim. Ndërkohë, sa i përket procedurave me ligjin e vjetër për marrjen e pensionit suplementar, personat paraqiteshin në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.“Personave të cilëve u lind e drejta për përfitime pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nr.10 142, datë 15.5.2009, paraqiten në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore ku kanë vendbanimin e përhershëm, e cila i pajis me 2 (dy) kopje të kërkesës format dhe me listën e dokumenteve të nevojshme për dhënien e përfitimeve”, thuhet në ligj.

Procedurat për pensionin për pilotët fluturues

Ndërkohë, sa i përket procedurave për marrjen e pensionit për pilotët dhe teknikët fluturues me helikopter, në vendim e qeverisë bëhet me dije se ata duhet që të plotësojnë kërkesën nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”.“Për një ndryshim në vendimin nr.477, datë 25.7.2012, të këshillit të ministrave, “Për procedurat dhe masën e trajtimit të veçantë financiar të pilotëve dhe teknikëve fluturues me helikopter, në pension në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Gardën e Republikës”. Këshilli i Ministrave vendosi: “1. Punonjësi i Policisë së Shtetit dhe i Gardës së Republikës, në funksionet pilot dhe teknik fluturues të helikopterëve, që trajtohen nga ligji nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar, me daljen në pension, plotëson kërkesën nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, thuhet në vendim.