BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju,
x
BREAKING NEWS

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që
x
BREAKING NEWS

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”,
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja
x
BREAKING NEWS

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për
x
BREAKING NEWS

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë
x

Ekonomia

Zbardhet vendimi i qeverisë për shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë për shpërblimet e fundvitit për

Që prej fillimit të muajit dhjetor kanë nisur shpërblimet për festat e fundvitit. Ndërkohë në Fletoren Zyrtare janë botuar vendimet e qeverisë për dhënien e shpërblimeve për festat e Fundvitit. Pensionistët me pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe social, kanë përfituar  shpërblim në masën 5,000 lekë. Efektet financiare për këtë masë llogariten 3,5 miliardë lekë. Sipas vendimit, shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2022 dhe do të paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2022, ato do të paguhen gjatë vitit të ardhshëm. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen me kalimin e 36 muajve nga data e miratimit të këtij vendimi. Në paketën e shpërblimeve të fundvitit këtë vit janë përfshirë edhe familjet me ndihmë dhe ekonomike dhe ato të aftësisë së kufizuar. Këto kategori do të shpërblehen në masën 3,000 lekë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 399 milionë lekëve. Kategoria e tretë përfituese do të jenë personat që përfitojnë pension invaliditeti, kompensimi për ta është në masën 6,000 lekë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën rreth 397 mln lekë dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022.

Pensionisttët

Përfitojnë shpërblimin, në masën 5 000 lekë: Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; b) Personat, që përfitojnë pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe, sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”; c) Personat, që përfitojnë pension, sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar; ç) Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; d) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr. 190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike

Ndërkohë, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”; c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar; ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar. Kompensimin, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë të personave, që përfitojnë pension invaliditeti, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për vitin 2022. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 396 642 000 (treqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e dyzet e dy mijë) dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022.

Më të lexuarat