
Vuçiç bëhet gati për luftë, nis armatimi i Serbisë, ja sinjalet që po jep presidentit serb se mund të plasë një konflikt i armatosur në Ballkan

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

Zbardhet vendimi i qeverisë, rriten pagesat e kompensimit për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do paguhen nga 1 korriku dhe kategoritë që përfitojnë

Shkruar nga Rigels Seliman 30 Qershor 2022

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të rrisë dietat e efektivë të policisë, të cilët shërbejnë larg nga vendbanimi i tyre, në mënyrë të përkohshme apo të përhershme. Sipas vendimit, i cili hynë në fuqi nga data 1 korrik, punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi. Kështu referuar vendimit, efektivë e policisë që udhëtojnë nga 36 km deri 60 km, do përfitojnë në masën 10 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin vetëm 3 000 lekë në muaj, ndërsa ata që udhëtojnë në 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin 5 000 lekë në muaj. “Disa ndryshime në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të këshillit të ministrave, “për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të policisë së shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I: Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon: Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj; Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj; Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj; Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj; Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj”, thuhet në vendim.
Sportistët elitarë, do marrin gradat “kolonel” e paguhen si të tillë
Nga ana tjetër edhe sportistët elitarë të Shqipërisë do të konsiderohen si pjesë e Forcave të Armatosura e madje do të kenë edhe grada e shpërblim financiar përkatës. Në këtë mënyrë, zgjidhet problematika e trajtimit financiar të sportistëve, që tashmë do të marrin pagë si ushtarakë. Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, mundësojnë krijimin e një strukture ku ata do të angazhohen/vendosen.
“Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes performancës së tyre, si dhe në përmirësimin e mënyrës së menaxhimit të karrierës së ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në relacionin e nismës që është në proces konsultimi. Sportistit të nivelit të lartë i jepet grada honorifike me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kjo gradë njësohet me gradën e ushtarakut aktiv vetëm për efekt të trajtimit me pagë. Sportisti e mban gradën për sa kohë është sportist aktiv dhe e humb atë me humbjen e statusit. Si do të “gradohen” financiarisht sportistët elitarë: Sportisti, i cili thyen rekord olimpik/botëror/evropian- Kolonel; Vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Olimpike/kampionat botëror – Kolonel; Vendi i parë në kampionatin evropian – Kolonel; Vendi i dytë deri në vendin e tretë në kampionatin evropian – Nënkolonel; Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike – Nënkolonel; Vendi i shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike – Major; Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore – Major; Vendi i parë në Lojërat Mesdhetare – Major”, thuhet nw ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Më të lexuarat


Ndryshimet në buxhet, qeveria më shumë fonde për rrugët dhe e-Albania, 1.9 mld lekë plus për programe zhvillimi, ulje për Shëndetësinë, Financat dhe Mbrojtja

Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Kursi i këmbimit valutor, ja me sa lek blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Nga sekuestrimi i xhiros ditore, tek bllokimi i shitjes apo transferimit të aktivitetit nga pronari debitor, ja si bashkitë do neutralizojnë bizneset që nuk paguajnë taksat

Qeveria bën ndryshime dhe shtesa për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, ja kriteret për përfitimin e bursave dhe të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar

Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet, miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 120 milionë dollarë, ja kategoritë që përfitojnë

Rritja e çmimeve, qeveria fond 14.3 mln euro për të kompensuar ndërtuesit që kanë kontrata publike

Zbardhet skema e abuzimit, ja si AZHBR e ministres Krifca i jep inceneratorit të Tiranës 310 mijë euro për ndërtimin e një sere

Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para për rreth 300 kontratat e punëve publike, hyn në fuqi ligji

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës
