BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Ekonomia

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,

Me disa udhëzime, të cilat kanë hyrë në fuqi javën që shkoi, pas botimit në Fletoren Zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përcaktuar sasinë e ndihmave sociale që do të përfitojnë duke filluar nga viti tjetër personat me aftësi të kufizuara, ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe jovetëm, sipas kategorive të njohura nga ligji, si dhe kujdestarët e tyre. Sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen sociale, pagesa për shkak të aftësisë së kufizuar është një pagesë mujore, e cila jepet në muajin pasardhës nga data e vendimit për përfitime, me qëllim përmbushjen e nevojave elementare, të lidhura me aftësinë e kufizuar, e cila përfitohet nga personat të cilët janë deklaruar si të tillë me vendim të komisionit shumëdisiplinor të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Ky vendim vjen në kuadër të planit të menaxhimit të qeverisë për vitet 2023-2025, ndërsa bie në sy se synohet të shtohet numri i personave që marrin kujdestari, për shkak se japin ndihmë ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike. Po ashtu, përmes këtij vendimi ndihma ekonomike për kategoritë e ndryshme nga 3 mijë lekë të reja shkon në 9 mije lekë të reja.

Vendimi ka hyrë në fuqi dhe është botuara në Fletoren Zyrtare

Në fushën e mbrojtjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tre shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Aftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale. Më konkretisht synohet:

1.      Numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 64 mijë përfitues në vit përgjatë periudhën 2023-2025;

2.      Numri i përfituesve nga PAK dhe kujdestarëve të tyre parashikohet të shkojë në 158 mijë në vitin 2025, në kuadër të reformimit të sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar;

3.      Mbështetja e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrjet sociale synohet që në periudhën 2023-2025, të realizohet duke punësuar 70 persona çdo vit.

Rritja e Fondit

1.      Mbështetjen e fondit social për njësitë e vetqeverisjes vendore për ofrimin e shërbimeve të reja sociale territoriale për grupet në nevojë dhe mbështetjen e familjeve të NE me paketa sociale shëndetësore, me një fond nga 200 milion lekë në 300 milion lekë për vitet 2023-2025.

2.      Për vitet 2023-2025, vijon të financohet politika e rishikimit të masës së përfitimit të ndihmës ekonomike, në të cilën parashikohet një rritje me 10 % (dhjetë për qind) të masës së pagesës ekzistuese, sipas strukturës së familjes.

3.      Përgjatë viteve 2023-2025, vijon të financohet masa e rishikuar e përfitimit në rritje për kategoritë përfituese si më poshtë vijon: 9 Për viktimat e trafikimit masa e ndihmës ekonomike në 9 000 lekë në muaj nga 3000 lekë që ka qenë deri në vitin 2021.

4.      Për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohet në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të përcaktuar në urdhrin e mbrojtjes apo urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, masa e ndihmës ekonomike në 9 000 lekë në muaj, nga 3000 lekë që ka qenë deri në vitin 2021. Për çdo jetim masa e ndihmës ekonomike në 9 000 lekë në muaj, nga 3000 që ka qenë deri në vitin 2021.

5.      Familjet përfituese në programin e ndihmës ekonomike, që kanë në përbërje tre apo më shumë fëmijë të moshës 0–18 vjeç, përfitojnë dyfishin e masës së pagesës ekzistuese të ndihmës ekonomike, sipas strukturës së familjes.

Vendimi, ja çfarë do sjellë implementimi i reformës

1.      Rritjen mbi 94% të numrit të përfituesve të varfër që marrin NE mbi totalin e aplikuesve.

2.      Rritjen mbi 70% të numrit të personave me aftësi të kufizuar që janë komisjonuar përmes sistemit te menaxhimit të informacionit;

3.      Rritjen mbi 90% të numrit të përfituese të grave kryefamiljare që marrin Ndihmë Ekonomike mbi totalin e aplikuesve gra kryefamiljare;

4.      Rritja me më shumë se 60 e numrit të grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social.