BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Ekonomia

Zbardhet vendimi i qeverisë, transportit urban do t’i kompensohet edhe me 3 muaj të tjerë nafta, ja kriteret dhe kush përfiton

Zbardhet vendimi i qeverisë, transportit urban do t’i kompensohet

Transportit urban do ti kompensohet edhe me 3 muaj të tjerë nafta. Është ky vendimi më i ri i qeverisë të cilin e bëri me dije zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo tha se qeveria do të vijojë mbështetjen për sektorin e transportit publik për të bërë të mundur mbajtjen të pandryshuar të çmimit të biletave për të gjithë qytetarët. Balluku tha se mbështetja do të vijojë edhe për muajt gusht shtator, tetor. Qeveria miratoi përmes një Akti Normativ në muajin prill të këtij viti, vendimin për kompensim të kompanive të transportit publik me 100 lekë për litër nafte, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit të biletës. Balluku deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se vendimi për kompensimin e këtyre kompanive është pjesë e paketës anti-krizë të hartuar nga qeveria për të mbështetur qytetarët dhe biznesin. “Mbledhja e qeverisë, 5 pika disa prej të cilave kanë të behën me aktet e shpronësimeve, si rruga e arbrit apo projekti i qafë plloçës. Akti më i rëndësishëm, është projekt vendimi për shpalljen e procedurave  të dokumentacionit së kompensimit për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas. Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor, një paketë antikrizë duke patur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe 98% në Republikën e Shqipërisë. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë. 98 % e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dhe po mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim”, deklaroi Balluku. Në vendimin e muajit prill, në dispozicion të kompanive të transportit publik u vu një fond prej 500 milionë lekësh. Zv/kryeministrja Balluku informoi se deri tani është tërhequr nga kompanitë e transportit vetëm 60% e fondit.

Kriteret dhe dokumentacioni për përfitimin e kompensimit

Por, cilat janë kërkesat dhe dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin e kompensimit? Në vendimin e qeverisë thuhet se kërkesa për të përfituar kompensimin financiar, të përcaktuar në pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi, bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore, nën juridiksionin e së cilës është regjistruar, e cila bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur. Subjektet kërkuese duhet të paraqesin pranë administratës tatimore, nën juridiksionin e së cilës janë regjistruar, dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) Kërkesën, sipas shtojcës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi; b) Kopjen e licencës përkatëse, të vlefshme për transportin qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas; c) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS; ç) Emrin e bankës, ku subjekti përfitues ka llogarinë rrjedhëse bankare; d) IBAN-in e llogarisë bankare (jo më shumë se 28 karaktere dhe në monedhën lekë); dh) Për shoqëritë që kryejnë vetëm aktivitet të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën: gusht, shtator, tetor, të viteve 2021 dhe 2022; e) Për shoqëritë, që përveç aktivitetit të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, ushtrojnë edhe aktivitete të tjera, përveç kopjeve të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën: gusht, shtator, tetor të viteve 2021 dhe 2022, duhet të paraqesin edhe: i. vetëdeklarim të sasisë së karburantit të përdorur për transportin qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas; ii. kopje të fletëdaljeve të karburantit gjatë muajve gusht, shtator, tetor, të viteve 2021 dhe 2022, të përdorur për transportin qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, sipas targave të mjeteve. Kërkesat nga subjektet paraqiten pas datës 10 (dhjetë) të muajit pasardhës, duke filluar nga muaji shtator 2022. Në rastin kur konstatohet se dokumentet e dorëzuara nga subjekti janë të paplota apo kanë mangësi, administrata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve pune, e kthen kërkesën me qëllim plotësimin e dokumentacionit. Administrata tatimore, pas verifikimit të dokumentacionit të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, dërgon pranë degës përkatëse të thesarit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune, urdhërshpenzimet, duke bashkëlidhur listën përmbledhëse të subjekteve përfituese, sipas bankave të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë e tyre bankare. Për shoqëritë e regjistruara pas muajit tetor të vitit 2021, si vlerë reference për kompensim do të merret vlera më e lartë e konsumit të karburantit, për periudhën janar-shkurt 2022.  Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore mund të kryejnë edhe verifikime në vend, në rast konstatimi të pasaktësive në dokumentacionin e paraqitur në kërkesë. Struktura e thesarit në degë, mbas marrjes së urdhërshpenzimit me listën e përfituesve, sipas pikës 5, të këtij kreu, kryen pagesën brenda 5 (pesë) ditëve pune. Kërkesat për kompensim do të pranohen deri në datën 1 dhjetor 2022.